Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Moikom Zeqo ndërmend ditë e fundit të “poetit të mjerimit”, Migjenit

July 12, 2017
in Figura të ndrituna
68
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

MOIKOM ZEQO

Në 12 gusht 1938 Migjeni shtrohet në spitalin “Opsadale Valde”.

Tre ditë më vonë, Migjeni i nënshtrohet një operacioni të rëndë, ku i hiqet një pjesë e madhe e mushkërisë.

Në 15 gusht 1938 Migjeni bie në koma, për të mos u përmendur më. Gjendja e tij në koma vazhdoi plot 11 ditë.

26 gusht 1938 afër mesnatës Migjeni vdes.

Për ditët e fundit të jetës së Migjenit kemi disa referenca.

Në një nga referencat e 15 majit 1938 e quajnë sanatoriumin San Luigji si “Shtëpinë e të dëshpëruemve”.

Kjo referencë kujton kryeveprën “Mali Magjik” të Tomas Man, që përshkruan historinë fatale të njerëzve me tuberkulozë në një sanatorium.

Moikom Zeqo

Në prill 1938 Migjeni shkruan skicën e fundit “Kënga e trumcakut”.

Fleta e parë e dorëshkrimit ka humbur.

Nuk kemi të bëjmë me një edicion të dytë të skicës “Vetëvrasja e trumcakut”, por me një shtjellim të ri.

Teza e kundërvënies, dhe rebelizmit është zotëruese.

Trumcaku çuditet për padrejtësinë e nayrës dhe është gati të bëjë një kryengritje kundër natyrës. Por trumcaku filozof e mund trumcakun e harbut.

Dhe kështu kemi të bëjmë me paradoksin e trumcakut, paradoks që mund të vazhdojnë një milion vjet, kur ndoshta truri i trumcakut do të zhvillohet aq sa është i zhvilluar sot truri i njeriut.

Dhe ja skica:

KANGA E TRUMCAKUT

… (i) lodhun, dhe ma i pakënaqun trumcaku me fat, qëndron mbi degë. Me urrejtje shikonte natyrën që s’e krijoi ma artistikisht. Me përbuzje vërente bylbylin.

Tasha e kuptoi mirëfilli se duhet të vuejë nga fataliteti i gjanave! – Kështu tue mendue ndjen një lehtësi trumcaku.

Në thelbin e ndërgjegjes së tij filloi të ndjehet filozof. (Kish të drejtë! Se kush arrin ndër trutë e vet të jetë i pakënaqun me fat, ai me të vërtetë fillon me amë filozofi – dhe një filozofi ma të vërtetë se çdo tjetër filozofi).

Çuditej trumcaku për madhështinë e ndjesive tët ij dhe çuditej për fatalitetin e gjanave. Pse asht trumcak, vetëm pse asht trumcak nuk mund ta thotë kangën e bylbylit.

Çuditej për padrejtësinë e natyrës dhe ish gati të bajt diçka: një kryengritje kundra natyrës!..

Por, trumcaku filozof e mundi trumcakun harbut.

Me një indiferencë apatike fishklloi dhe fluturoi nga dera nën strehë të pullazit.

Dhe aty ia nisi: Çiu-çiu e çiu-çiu, çiu-çiu si filozof cinik e faqezi.

Ky paradoks i trumcakut mund të ngjajë edhe një milion vjet, kur truni i trumcakut të zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truni i njeriut.

E na, njerëzit e këtij skaji të Dheut, për një milion vjet mund t’arrijmë që mos t’ia kemi zili njerëzve që na rrethojnë (si trumcaku që ia kish zili bylbylit).

Një milion vjet – afat i bukur… Si ju duket? – Jo, jo nuk asht shum.

Ç’janë një milion vjet para eternitas… Sanatorium, prill 1938

Migjeni

 Në 27 korrik 1938 Migjeni në një letër shkruan vetëm disa rreshta, që kanë një titull të qartë “I fundmi Skënderbe”: Ku janë orat dhe nuset? Shtojzovallet e zanat ku janë? S’po flitet ma për vallet e tyne? As për sytë e tyne që të shitojnë a të bajnë fatbarë, spo flitet ma..”.

Nga disa referenca të tjera mësojmë se në sanatorium Migjeni lexonte disa libra të Emil Ludwigut. Pikërisht libri “Napoleoni” dhe pas këtij libri “Geothe”.

Migjeni e quan Ludëigun biografist me famë.

Emil Ludwig qe po aq i famshëm në atë lak kohor sa edhe Stefan Zwaigner.

Per ditët e fundit të Migjenit na ka lënë një dëshmi të çuditshme Jakov Milaj.

Jakov Milaj (1911-1987) ka qenë një dijetar shqiptar i shquar. Ai ishte nga qyteti i Fierit. Ku edhe vdiq. Ai ka qenë mik i ngushtë i Migjenit.

Ndryshe nga të tjerë që sajuan dhe gjoja shkruan, se e kishin takuar dhe biseduar me Migjenin. Po këto janë histori apokrife.

Jakov Milaj ka shkruar kujtimet për Migjenin që unë kam mundur t’i lexoj në një dorëshkrim të tij që në vitet ’80 të shek.XX.

Në këto shënime të përkora dhe të sakta është pikërisht Jakov Milaj i cili shkruan diçka substanciale për krahinën dhe vendin ku ishte spitali , ku vdiq Migjeni.

Jakov Milaj

Ja ç’shkruan ai:

“Në Torino nuk kishte përfaqësi të rregullt të shtetit shqiptar.

 Kishte vetëm një konsull nderi italian, Emilio Schiolla, tregtar shumë i pasur, i cili funksionin diplomatik e përdorte më tepër për të bërë tregti, sesa për t’u marrë me hallet e studentëve shqiptarë.

 Ishte koprrac i madh e prandaj mundohej të mos bënte asnjë shpenzim në lidhje me detyrat që i ngarkonte funksioni i konsullit të nderit.

Megjithëkëtë, e shtytur nga presioni i studentëve, ai u interesua për Milloshin edhe për ta shtruar në sanatoriumin San Luixhi edhe për ta dërguar në Terre Valdeza.

 Ishte fshat shumë interesant Terre Pellice.

 Në një luginë të Alpeve, i rrethuar nga pisha e drurë të tjerë dhe i mbushur me hotele dhe sanatoriume.

 Kishte disa kisha, por sa kryqe në pullazat e tyre!

 Ishte qendra e një sekti kristian, që kishte thyer kanunet katolike që në mesjetë dhe prandaj ndiqej nga Vatikani, dhe nga Sovranët e Francës dhe të Italisë që ishin nën ndikesën e tij.

 Për të shpëtuar nga ndjekjet, popullata ishte strukur në këtë luginë.

 Aty Konsulli Sciella bisedoi dhe siguroi një vend për Milloshin tonë në një sanatorium valdez.

Qe e rastit, por me kuptim, që poeti ynë revolucionar kaloi javët e fundit të jetës së tij në Terre Pellice, në një qendër, e cila, edhe ajo, në një drejtim tjetër, ishte heretike si ai, dhe u varros me nderime në vend të huaj.”

 

Mjedisi dhe situata që përmend Jakov Milaj lidhet me vendin e një sekti të madh heretik, që buron nga mesjeta.

Këta heretikë quheshin valdenezët, në latinisht “pauperes de Lungduno” (emri latin i Lionit). Kurse në frëngjisht “le pauvres de Lyon”.

Këta ishin ithtarët e njërës nga lëvizjet më të rëndësishme dhe tronditëse të mesjetës, të mbiquajtur si një reformë.

Këtë lëvizje në vitin 1976 në Lion të Francës e konceptualizoi dhe e sendërtoi tregtari i pasur francez Petrus Valdus.

Ai pati një projektim (dhe përjetim) të thellë fetar, duke qenë sinqerisht i bindur në rregullsinë dhe vërtetësinë e fjalëve të Jezu Krishtit të paraqitur në Ungjillin sipas Mateut: “Jezusi i tha: Në qoftë se do të përkushtohesh tërësisht, atëherë shite tërë pasurinë tënde, jepja të hollat të varfërve, dhe do të gjesh tek Zoti pasurinë që kurrë nuk humbet. Pastaj eja pas meje! Kur e dëgjoi këtë djaloshi, u largua i trishtuar, sepse ishte shumë i pasur. Dhe Jezusi i tha nxënësve të tij: “Në të vërtetë, njeriu i pasur e ka të vë3shtirë të hyjë në mbretërinë e zotit. Unë po ju them përsëri: Është më lehtë të kalojë deveja nëpër vrimë të gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë!”

Petrus Valdus

Petrus Valdus (1140-1271) e shiti pasurinë e tij dhe gjithçka ua dha të varfërve, sipas porosisë së Jezusit. Kësa pikëpamje të tij në shekullin XII iu bashkëngjitën shumë të krishterë të tjerë, jo vetëm nga Jioni dhe Jugu i Francës, por dhe nga Zvicra, Italia e Veriut, Spanja, Gjermania, Bohemia etj. Thelbin e doktrinës fetare të valdenizmit e përbëjnë këto pohime:Papa nuk është përfaqësuesi i Jezusit, por i Satanait, lutjet, lëmoshat dhe meshat dedikuar të vdekurve nuk kanë asnjë vlerë, lutjet fetare, që bëhen në shtëpi, janë njësoj të vlefshme si ato që bëhen në kishë. Purgatori nuk ekziston, kisha duhet të heqë dorë nga pasuria dhe luksi, nuk duhet të përulemi para ikonave dhe kryqit, të krishterët duhet të refuzojnë çdo luftë, pra dhe kryqëzatat, kudo Bibla duhet përkthyer në gjuhët amtare.

Në këtë mënyrë këta heretikë ranë në kundërshtim me tërë dogmatikën dhe prakitikën e kishës katolike romake.

Kuvendi i Veronës që u mbajt më 1184, e shpalli valdenizmin herezi të rrezikshme dhe kështu këta heretikë u gjykuan dhe u anatemuan.

Në vitin 2009 Papa Inoçenti III e organizoi një kryqëzatë të veçantë kundër valdenezve. Këta të fundit u tërhoqën në Zvicër dhe në veri të Italisë.

Në Zvicër valdenezët e vendosën një lëvizje miqësore me protestantët, me luterizmin.

Në vitin 1532 valdenezët u konstituuan si degë e kishës reformiste.

Kisha Evangjeliste Valdeneze (Chiesa Evangelica Valdanese) sot tubon rreth saj afro 50 mijë ithtarë, shumica dërrmuese e të cilëve mbi 30.000 jeton në Itali.

Më ka rënë rasti të lexoj një nga librat më profesionalë dhe historikë, konkretisht librin e Gabriel Audisio “The Waldensian Dissent Persevution and survival 1170-1570”, Cambridge, 1999.

Gjithashtu nga kronikat mesjetare më kishte rënë rasti të lexoja një nga shkrimet më specifike të shekullit XIV, të Inkuizitorit Bernard Guidon.

Ai saktëson shumë ide dhe gjeste të këtij sekti heretik. Fryma popullore qe universale. Këta heretikë predikonin rrugëve, e quanin se mishëronin në vetvete detyrën e apostujve për t’i predikuar Ungjillin gjithë njerëzve.

Valdenezët e kanë dhe e mbrojnë një të parë, të cilin e quajnë Majoralis. Sipas këtyre heretikëve shërbesat fetare nuk janë hyjnore dhe se kungimin mund ta bëjë çdo njeri i drejtë, pavarësisht nëse është dorëzuar prift ose jo. Kisha e Zotit ra poshtë që nga koha e Papës Silvester.

Pak a shumë, në vija të përgjithshme, të gjitha këto detaje përbëjnë një paraqitje të kësaj herezie evropiane.

Kjo herezi ishte një shekull para Françeskut të Azisit, njeriut që bëri epokë dhe që konsiderohet një nga të krishterët më të mëdhenj të të gjitha kohërave,gjeniut fetar te botës.

Kritika e mprehtë sociale ishte kundër krishterimit të feudalizuar, pra dhe të deformuar dhe bëhej thirrje për të kaluar në krishterimin e hershëm dhe popullor, apostolik.

Për një rastësi, për të cilën ne nuk mund të bëjmë dhe të farkëtojmë një strukturë simbolike krejt të lirë, pikërisht Migjeni, ky seminarist i përkorë i Seminarit Ortodoks të Shën Teologut në Manastir (Bitolia), jo vetëm që hoqi dorë nga dogmat biblike, jo vetëm që përqafoi rebelimin niçean, jo vetëm që aderoi, si askush në letrat shqipe në shprehjen e Lirisë, të Mendimit etj., por pati atë fat, që nuk mund të shpiket dot, pikërisht, për të vdekur në një mjedis të një sekti heretik, në “Opsadale Valdo”, pra që mbante emrin e Petrus Valdus, në këtë spital të gjitha murgeshat i takonin këtij sekti dhe portreti i Petro Valdos qe gati kudo.

Dëshmia e Jakov Milajt është kështu e paçmuar, me sa di unë, ai është i vetmi shqiptar që ka shkuar dhe ka parë me sytë e tij spitalin ku mbylli sytë Migjeni.

Në kujtimet e tij Jakov Milaj e ngre zërin kundër disa mendimeve se gjoja Migjeni ka ndjekur traditën.

Milaj thotë: “Migjeni shpërtheu revolucionin letrar në letërsinë shqiptare”. Më tej: “Migjeni nuk ka ndjekur ndonjë traditë, por ka krijuar traditë”.

Milaj i ka përfunduar kujtimet e tij në Fier më 25 mars 1975.

Milaj qe një personalitet shkencor, fjalëpakët dhe shumë serioz.

Në vitin 1944 Milaj botoi një libvër të çuditshëm të quajtur “Rraca shqiptare”. E kam lexuar disa herë këtë libër. Madje kam biseduar edhe me vetë Jakov Milaj për librin në fjalë. Kuptohet që këto rite Le Bon mbi racat, sot nuk kanë asnjë kuptim. Katrahura e absolutizimit të rracave, superiore apo inferiore, shkaktuan katrahurën e frikshme të Luftës së Dytë Botërore.

Por në librin e Jakov Milaj, më ka bërë përshtypje të pazakontë fakti ,që ai është i pati shqiptar që përmend me saktësi dhe akribi teorinë e murgut Mendel, që është ati dhe krijuesi i gjenetikës shkencore.

Murgu Mendel, që jetoi një jetë të mjerë dhe të mbyllur në një manastir të tij në Austri, kultivonte bizele dhe kishte vizionin dhe dialektikën mendore të një natyralisti gjenial.

Ai zbuloi tre ligjet kryesore të trashëgimisë, që ndryshonin dhe ishin konceptuaisht diçka e re në raport me teorinë darviniane, sipas të cilës pasardhësit trashëgonin nga paraardhësit, gati në mënyrë të barabartë vetitë përbërëse.

Shumë vite më vonë, kur u zhvillua gjenetika shkencore, kryesisht nga shkencëtarët amerikanë, ata e vunë në dukje dhe e ngiten lartë edhe studimin konceptual të pashembullt të Mendelit.

Sot Mendeli është një nga emrat më të mëdhenj të shkencës botërore.

Unë e kam mësuar emrin e Mendelit për herë të parë pikërisht nga Jakov Milaj.

Prandaj respekti për të është tejet i përkushtuar.

Duke u marrë për një kohë të gjatë, në mënyrë substanciale, me veprën e Migjenit, shpreh idenë se kujtimet e Jakov Milaj janë më serioze dhe më të vërteta.

Shumë të tjerë, që s’kanë mundur kurrë ta takojnë Migjenin, kanë shpikur takime të paqena, pikërisht sepse janë të pavërtetueshme.

Në arkivat e Migjenit në Shkodër, veç të tjerave janë dhe disa telegrame, që personalitete të ndryshme i dërguan familjes për ngushëllim.

Një nga këto telegrame është dhe ai i Jakov Milajt.

Tags: DitëtfunditGjergjJetaMigjeniMilloshMjerimiMoikomNikollaPoetiShkoderZeqo
Previous Post

At Shtjefën Gjeçovi, martiri i kishës dhe shërbestari i vlerave krenuese shpirtërore të shqiptarëve

Next Post

Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit. Paraprin këtë traditë qyteti i Shkodrës

Next Post

Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit. Paraprin këtë traditë qyteti i Shkodrës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj