Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Çfarë kanë thënë për lumturinë, nga Aristoteli, Emanuel Kanti te Fridrih Niçe? Dilema mes të kundërtave

March 20, 2024
in Filozofi
264
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Lumturia është diçka që të gjithë e duam. Por çfarë është saktësisht lumturia? A mund ta përshkruajmë me një fjali?Nëse nuk jeni të sigurt për përcaktimin e saktë të lumturisë, nuk jeni të vetmit. Shumë filozofë kanë ide shumë të ndryshme për atë që është lumturia dhe si mund të arrihet.Dëshironi të kuptoni se si filozofët e ndryshëm përcaktojnë lumturinë? Lexoni më poshtë.

Pikëpamja e Aristotelit për lumturinë

Aristoteli thoshte, “Lumturia varet nga vetja jonë” dhe besonte se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore.

Në vend që ta shihte lumturinë si diçka që mund ta përjetoni pas kalimit të një prove, ose kur argëtoheni me miqtë, Aristoteli mendonte se lumturia ishte një masë e gjithë jetës tënde dhe sa mirë e keni jetuar atë.

Ai mendonte se lumturia ishte një qëllim fundor, jo vetëm një ndjenjë momentale.

Aristoteli besonte se të gjitha gjërat e mëposhtme ishin të rëndësishme, kur përpiqeni të arrini lumturinë:

Shëndeti;

Paratë;

Miqësitë;

Marrëdhëniet;

Dija.

Sipas Aristotelit, vendimet që merrni, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Pra, ai mendonte se në vend të zgjedhjes së opsioneve që japin kënaqësi të çastit, duhet të përpiqemi të sillemi në mënyra që sigurojnë përfitime afatgjata. Për shembull, të dalësh të bësh vrap, në vend se të rrish ulur në divan gjatë gjithë mbrëmjes.

Pikëpamja e Kantit për lumturinë

Kant thoshte: “Lumturia është përmbushja e të gjitha prirjeve tona”.

Por cilat janë këto prirje?

E pra, Kant gjithashtu e pranonte faktin që jo gjithmonë e dimë se çfarë është më mirë për ne, duke shtuar se qeniet njerëzore nuk janë të afta që të përcaktojnë me siguri absolute, se çfarë do i bëjë me të vërtetë të lumtura. Kjo mund të tingëllojë kundër-produktive, por Kant besonte se sa më shumë që përpiqemi të jemi të lumtur, aq më të pakënaqur do të jemi.

A keni provuar ndonjëherë kaq shumë për të shijuar diçka, e në fund keni përfunduar duke u ndjerë të zhgënjyer? Atëherë me siguri do ta kuptoni këtë teori.

Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë.

Kjo mund të përfshijë:

Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët.

Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre.

Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur.

Kjo nuk do të përfshinte:

Tundimin për t’u pasuruar.

Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale.

Fokusimin e madh në qëllimet egoiste.

Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë.

Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë natyrshëm.

Pikëpamja e Niçes për lumturinë

Niçja thoshte: “Ç’është lumturia? Ndjenja që fuqia rritet, që pengesa po kapërcehet”.

Niçja besonte se lumturia ishte një lloj fuqie që njerëzit mund të ushtronin mbi botën përreth tyre.

Kjo mund të tingëllojë pak keq, por mund të shfaqet në shumë mënyra të padëmshme.

Për shembull, për të qenë të lumtur, mund të dëshironi që:

Të jetoni në vendin që dëshironi.

Të punoni në një punë që ju pëlqen.

Të keni marrëdhënie me njerëzit, sipas zgjedhjes suaj.

Të kaloni kohën në mënyrën që dëshironi.

Kur hiqet fuqia për t’i bërë këto gjëra, ndihemi të palumtur dhe përpiqemi të marrim përsëri kontrollin.

Këtë mund ta bëjmë duke kërkuar një punë më të mirë, duke lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme, apo duke u zhvendosur diku tjetër gjeografikisht.

Niçja besonte se lumturia ishte e lidhur fort me aftësitë personale dhe nevojën për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi.

Pikëpamja e Sokratit për lumturinë

Sokrati besonte se shumë përvoja që ne mund t’i përshkruajmë si të pëlqyeshme, si për shembull të ndjerit më mirë pas një sëmundjeje të gjatë, nuk janë lumturi e vërtetë – janë vetëm mungesë e vuajtjes.Ai mendonte se lumturia nuk duhet të bazohet në gjëra të jashtme, por mbi mënyrën se si ato përdoren.

Për shembull:

Përdorimi i parave për t’i dhuruar në një kauzë të mirë.

Përdorimi i inteligjencës për të zgjidhur problemet.

Përdorimi për mirë i forcës, dhe jo për të manipuluar të tjerët.

Pra, nuk ka të bëjë me atë që keni – ka të bëjë me mënyrën si e përdorni atë.

Çelësi i lumturisë

Pra, me gjithë këto mendime të ndryshme, si mund ta arrijmë lumturinë?

Më poshtë, një listë e disa ideve kryesore:

Mos u përqendroni shumë në ndjekjen e lumturisë.

Mundohuni të jetoni në mënyrë morale dhe racionale.

Merrni kontrollin e jetës suaj, aty ku është e mundur.

Mos e bazoni lumturinë në gjëra të jashtme, si paraja.

Përdorni pikat e forta, si inteligjenca, për të bërë mirë.

Lumturia është një qëllim final, jo një kënaqësi momentale.  Kjo është sjellë nga bota.al.

Tags: Çfarë kanë thënë për lumturinëEmanuel Kanti te Fridrih Niçe? Dilema mes të kundërtavenga Aristoteli
Previous Post

Ai për të cilin ishte gjithçka filozofia, Jean-Paul Sartre: Nuk e kam përfytyruar kurrë shpresën si një iluzion lirik

Next Post

Jonathan Franzen: Letërsia ime nuk është e angazhuar politikisht, letërsia ime i kushtohet komplikimit të gjërave, që është e kundërta e asaj çka bën politika

Next Post

Jonathan Franzen: Letërsia ime nuk është e angazhuar politikisht, letërsia ime i kushtohet komplikimit të gjërave, që është e kundërta e asaj çka bën politika

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj