Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Traditë

Ikona e “Zojës së Këshillit të Mirë” pajtores së Shqipërisë, arti që hedh farën e shpresës mbi rrënojat e besimit

April 25, 2025
in Traditë
108
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Arti që hedh farën e shpresës mbi rrënojat e besimit, vlerat e përtëritura të përuljes dhe devotshmërisë vijnë më shumë se sa si një vullnet i mirë, rreken të gjejnë një vend në zemrat e shterruara nga braktisja.

Katedralen e Shkodrës. E njohur si ikona e “Zojës së Këshillit të Mirë” pajtores së Shqipërisë, vepra e trashëgimisë kulturore është paraqitur në katedralen e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës, pasi qëndroi 7 muaj për restaurim në Institutin “Palazzo Spinelli” në Firence

Imazhi “Madona dhe fëmija”

“Madona dhe fëmija” është një imazh tradicional i shenjtë, ndër më të vjetrit në art dhe në ikonografinë e krishterë, i interpretuar në të gjitha llojet e arteve pamore; skulpturë, mozaikë, pikturë murale, pikturë në dru, fildish etj. Veprat e frymëzuara nga ky subjekt, përshkruajnë Virgjëreshën Mari me Jezusin fëmijë, zakonisht të mbajtur në krahët e saj. Modelet më të hershme në ikonografinë e nënës me fëmijën në krahët e saj vijnë nga të ushqyerit e fëmijëve nga gratë me qumështin e gjirit. Këto modele datojnë periudhat që nga Egjipti i vjetër, me perënditë Isis me birin e saj Horus, vazhdojnë me përfaqësimet e tilla të njohura në botën romake dhe ishin një shembull për mjeshtrit e parë bizantinë që e përpunuan në ikonografinë e re të krishterë.

Në imazhet ikonografike, Maria përfaqëson Kishën, ndërsa Jezusi, i veshur si një filozof i lashtë, themeluesin e saj. Mënyrat e ndryshme të paraqitjes së marrëdhënieve mes nënës dhe djalit nuk synonin të përfaqësonin një skenë reale, por simbolikën që përcillnin.

Historia e Zojës së Shkodrës

Historia e ikonës së “Zojës së Këshillit të Mirë” fillon në 25 Prill 1467, kur vepra (një fragment afresku i prerë dhe i hequr) u zhvendos nga një mur i kishës së vjetër agostiniane Shën Maria në Shkodër dhe u vendos në Santuarin e Maddona del Buon Consiglio në Genazzano, pranë Romës. Sipas një legjende, në vitin 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodrën në rrethim e kërcënonin të çshenjtëronin kishën, piktura u shkëput për mrekulli nga muri dhe e mbajtur nga engjëjt dhe u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit mbi detin Adriatik për në Itali. Në këtë largim e ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjergji dhe De Sclavisi.

Riprodhimet

Për shkak të simbolikës që përcolli, ky imazh pati një jehonë të madhe dhe gjatë shekujve të mëvonshëm, nga artistë të ndryshëm, u krijuan shumë riprodhime. Këto riprodhime të Figurës së Zojës së Shkodrës u interpretuan zakonisht në pikturën e telajos kryesisht në Itali dhe vendet e tjera evropiane, por edhe në Shqipëri. Në shekullin XVII, në familjen e paraardhësve të Pashko Vasës thuhet se ka patur një riprodhim të Zojës së Shkodrës. Kolë Idromeno i kushtoi një tablo me titull “Të ikunit e Zojës së Shkodrës në Gjenacan”, ndërsa një vepër tjetër Zojës e Shkodrës i është kushtuar në Itali dhe nga piktori shkodran me origjinë nga Dukagjini, Ndoc Martini e titulluar “T’ikunit e Figurës s’Zojës s’Shkodrës”. Një ndër këto riprodhime është dhe tabloja “Zoja e Shkodrës”, me autor anonim realizuar në shekullin XIX, që ndodhet në famullinë e Shën Shtjefnit në Shkodër.

Piktura në telajo “Zoja e Shkodrës”

Nuk ka të dhëna për vendin e origjinës të pikturës dhe as për autorin apo periudhën kur u interpretua. Mendohet se është një pikturë e interpretuar në shek. XIX. Nga të dhënat e deritanishme (jo të dokumentuara) rezulton se vepra i është dhuruar Katedrales. Informacioni i vetëm deri tani është se piktura ka qenë e vendosur në altarin e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Në periudhën kur u ndalua besimi fetar dhe institucionet fetare u mbyllën nga shteti (1967), Katedralja e Shën Shtjefnit u transformua në një pallat sporti. “Zoja e Shkodrës” u transferua bashkë me objekte të tjera liturgjike në muzeun e ateizmit që ndodhet gjithashtu në Shkodër. Në këtë muze, vepra qëndroi për shumë vite e më pas, në vitet ‘90 u kthye përsëri në Katedralen e Shën Shtjefnit, për t’u ekspozuar në famullinë e saj. Vepra ndodhet në Famullinë e Katedrales së Shën Shtjefnit, Shkodër, nën kujdesin e Dom Artur Jakut, që është Administrator Famullitar në këtë Katedrale.

Tags: Katedralen e Shkodrës. E njohur si ikona e “Zojës së Këshillit të Mirë” pajtores së Shqipërisëpasi qëndroi 7 muaj për restaurim në Institutin “Palazzo Spinelli” në Firencevepra e trashëgimisë kulturore është paraqitur në katedralen e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës
Previous Post

Ky vështrim, kjo ëndje zjarrmuese që në buzë kafshon puthjen, puthjen që kërkon buzë të pihet e të dehet

Next Post

“Shqiptarët në historinë evropiane” gjurmë në eterin kohërave nga albanologu Peter Bartl

Next Post

“Shqiptarët në historinë evropiane” gjurmë në eterin kohërave nga albanologu Peter Bartl

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj