Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Alberto Moravia, përflakja e një drite qiriri të mpakur, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues 

September 26, 2025
in Përshkrimore
96
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Shkëndija e papritur, mes reve të rënda dhe terratisë që skërmiste dhëmbët, duke u munduar të shqitej nga shpërgenjtë e së shkuarës, ndezi një dritë të ngjashme me flakën e një qiriri të mpakur. Ishte një dritë ndëshkuese, që verbonte për çaste, por që nuk pushoi së rrezatuari as në amshim. Ajo u ngulit ndër shpirtra si dëshirë për dlirësi, dhe më 26 shtator 1990 u bë kujtesë, e gdhendur në amshueshmëri, nëpërmjet figurës së gazetarit dhe shkrimtarit Alberto Moravia.

Më atë ditë, Italia – dhe jo vetëm Italia – i dha lamtumirën e fundit njërit prej korifenjve të mendimit letrar e publicistik të shekullit XX. Ishte ndarja me një frymë të trazuar, me një shpirt që nuk iu bind kurrë heshtjes së konformizmit. Moravia, duke mbyllur sytë, la pas një vepër që përfaqëson mozaikun e shumëformësisë, të ankthit dhe ekstazës, të zvarritjes dhe ngazëllimit, të dhimbjes dhe triumfit. Ai mbeti rebel, në kuptimin më të thellë të fjalës, që në vitet e censurës fashiste e deri në fund, duke sfiduar përditshmërinë italiane me një zemëratë të papajtueshme.

Stili i tij, i lexuar në optikën e kritikës, është i njohur për realizmin e zhveshur dhe për jokonformizmin e tij të vendosur. Vetë Moravia pohonte shpesh se shkruante për të kënaqur dëshirat e tij intime, për të çliruar një nevojë krijuese që ishte njëkohësisht e tij dhe e publikut. Në këtë bashkëshkrirje, ai gjeti forcën për të dhënë letërsi të ngrohtë e therëse, ku lexuesi nuk mbetej spektator, por ndjehej i përfshirë.

Italia nuk e përkëdheli gjithnjë, madje shpesh e priti me indiferencë, ndonjëherë edhe me refuzim. Por vlera e tij nuk mund të ndalej brenda kufijve kombëtarë. Franca, për shembull, u bë një lloj “atdheu i dytë letrar” për Moravian: veprat e tij u lexuan gjerësisht atje dhe gjetën përkthim edhe në kinematografi, si në rastin e “Përçmimit” që Jean-Luc Godard e ktheu në një gur themeli të filmit modern.

Shkrimi për Moravian ishte një proces i ngjashëm me pikturën: shtresë mbi shtresë, fjalë mbi fjalë, për të gdhendur tablonë e botës. Drafti i parë i tij, i ngarkuar me shpejtësinë e frymëzimit, nuk kishte kurrë pretendimin e përsosmërisë. Lexuesi nuk i duhej shërbyer me një vepër të gatshme e të lëmuar; përkundrazi, ishte lexuesi që duhej të zbulonte thellësitë e saj. Për këtë arsye, proza e Moravias mbeti e çiltër, e zhveshur nga zbukurimet, e ndërtuar mbi detaje të vogla, mbi sintaksë të përpunuar, mbi një fjalor të zakonshëm që i jepte frymë përditshmërisë.

Vetë Moravia, me ironinë e tij therëse, thoshte shpesh: “Jam i tredhur”. Një pohim që shoqja e tij e jetës e përkthente si një mënyrë për të ndarë qartë letërsinë nga jeta. Për Moravian, seksi ishte ai që ishte paraja për Balzakun: një filtër, një mënyrë për të lexuar dhe shpjeguar botën. Ky këndvështrim, megjithatë, përplasej me një shoqëri italiane të brumosur nga katolicizmi, sentimentalizmi dhe familjarizmi, që nuk ishte gati ta pranonte racionalitetin e tij radikal. Sot ndoshta nuk do të dukej skandaloz, por atëherë ai ishte një personazh i parehatshëm, shpesh i perceptuar si antipatik.

Në reflektimet e tij mbi artin, Moravia shkruante:
“Një vepër arti ka një funksion përfaqësues dhe shprehës. Në të pasqyrohen idetë, gjykimet dhe vetë autori, të lidhur ngushtë me realitetin. Kritika nuk është gjë tjetër veçse një fragment i këtij realiteti. Duke e parë në këtë dritë, mund të them se unë jam, në një farë mase, një njeri i pastër. Ne të gjithë jemi. Ka ditë kur zgjohesh i revoltuar kundër gjithçkaje; asgjë nuk të duket e drejtë. Në ato çaste je i pastër, je thjesht një njeri që refuzon kompromisin. Në fund, secili prej nesh është një njeri i pastër, në mënyrën e vet, por edhe shumë gjëra të tjera përveç.”

Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907. I ati, Carlo Pincherle Moravia, ishte arkitekt dhe piktor me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, vinte nga Ancona. Fëmijëria e tij u shënua nga sëmundja: në moshën nëntë vjeçare u godit nga tuberkulozi i kockave, që e mbajti i shtrirë për pesë vite të gjata. Ky izolim u bë një shkollë tjetër për të, ku lexoi Dostojevskin, Joyce, Shekspirin, Molierin, Mallarmé, Leopardin dhe shumë të tjerë, duke ngjizur bibliotekën e tij të brendshme. Më 1929 botoi romanin e parë, “Indiferentët”, që pati një sukses të menjëhershëm dhe e shndërroi në një zë të dallueshëm të letërsisë italiane moderne.

Nga ajo ditë e deri në fund, romanet dhe tregimet e Moravias do të përktheheshin në shumë gjuhë, shumë prej tyre të përshtatura në film. Vepra e tij i fshihet një teme të madhe: boshllëkut moral dhe paaftësisë njerëzore për të gjetur lumturinë në format tradicionale – dashurinë dhe martesën. Këto, sidomos në klasën e mesme, kthehen në burim mjerimi dhe tjetërsimi, siç dëshmojnë romanet “Dashuria bashkëshortore”, “Përçmimi” apo “La Noia”. Në të tjera vepra, përfshi “Gruaja e Romës”, spikatin përmasat politike, përballja me fashizmin, me prostitucionin, me jetën e nënterrë të një shoqërie hipokrite.

Moravia mbeti i pandryshueshëm në thjeshtësinë dhe në ashpërsinë e tij. Ai iku nga kjo botë më 26 shtator 1990, në banesën e tij në Romë, por nuk u tret kurrë nga kujtesa: letërsia e tij vijon të jetë një pasqyrë që i detyron lexuesit të shohin veten, një pasqyrë ku zbulohet absurdi i jetës moderne, boshllëku i dashurisë, dhuna e shoqërisë, por edhe mundësia e artit për të shërbyer si dëshmi e së vërtetës.

Alberto Moravia, në fund të fundit, nuk ishte vetëm një shkrimtar italian. Ai ishte një nga zërat e pashlyeshëm të shekullit XX, një ndërgjegje kritike e Evropës, një gur i rëndë në mozaikun e letërsisë botërore.

Tags: Alberto MoraviaDostojevskinGoldonhistoria e një prostitute ngatërruar me regjimin fashist dhe me një rrjet të komplotistët. Realizmin ekstrem seksual në La Noia (“The Canvas Empty”) (1960)JoyceL’amore (“Dashuria bashkëshortore”) (1949). Tjetërsimi është temë në vepra të tilla si disprezzo Il (“Shpërfillje” apo “Një fantazmë në mesditë”) (1954) dhe La Noia (“The Canvas Empty”)LeopardiMallarméMolierinnga vitet 1950pavarësisht nga vëzhgimi nga një perspektivë racionale-realiste. Politike tema janë shpesh të pranishme: një shembullështë La Romana (“Gruaja e Romës”) (1947)përflakja e një drite qiriri të mpakurShekspirintrajta cingëritëse e një shpirti flatrues
Previous Post

Vladimir Toroveci, dritëshikimi mbi mugëtirën e brendisë së një artthënie

Next Post

Nata e fundit e Sokratit dhe dita aguese e një përjetësie të mendimit dhe të vërtetës filozofik

Next Post

Nata e fundit e Sokratit dhe dita aguese e një përjetësie të mendimit dhe të vërtetës filozofik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia njerëzore

October 12, 2025
Hungarezi László Krasznahorkai, nobelisti që “e kthen ankthin njerëzor në poezi dhe kaosin në formë estetike”

Hungarezi László Krasznahorkai, nobelisti që “e kthen ankthin njerëzor në poezi dhe kaosin në formë estetike”

October 12, 2025
Albert-Ajnshtajn,-fizikanti-që-adhuronte-muzikën-po-aq-sa-edhe-shkencën_1_Albert-Vataj

Albert Ajnshtajn, fizikanti gjeni që adhuronte muzikën po aq sa edhe shkencën

October 12, 2025
Virginia Woolf: Të ekzistosh një vetmi të thellë, vetveten që i jep kuptim jetës

Virginia Woolf: Të ekzistosh një vetmi të thellë, vetveten që i jep kuptim jetës

October 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj