Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Toskana, në magjinë e natyrës piktoreske, shkëlqimin e gotikut dhe elegancën e Rilindjes

May 12, 2017
in Qytetërim
570
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Qytetet kodrinore të Toskanës janë krijuar në kohë të turbullta ndërsa sot rrugët e tyre mesjetare, kishat e mbushura me afreske dhe pejsazhi i mrekullueshëm i fshatrave toskanez janë trashëgimia e këtyre rivaliteteve

Toskana-ItaliPër të nisur një udhëtim në "parajsën" tokësore italiane merr shkas në Pienza, një trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO, me dizajnin e mrekullueshëm mesjetar që i detyrohet Papa Piu II. Katedralja dhe rezidenca e vjetër papale në Pallatin Piccolomini qëndrojnë kryelarta në sheshin kryesor të qendrës. Një tjetër vend miqësor është edhe Montepulciano, i njohur për verën Vino Nobile, prodhimin e mjaltit, djathit dhe pastave. Arkitektura gotike është hijeshuar nga ajo e Rilindjes, dhe kjo vihet re në Biagio di San Tempio. E ndërtuar në shekullin e 16 nga një gur i artë i zbehtë, kjo kishë është pasqyrimi i përsosur i idealeve të gjeometrisë së Rilindjes.

Ngritur në një derdhje vullkanike, rrethuar nga gryka nga të tre anët, Pitigliano duket sikur është rritur e jo ndërtuar. Shkallët gjarpëruese zhduken në kthesa dhe rrugicat me kalldrëm qëndrojnë joshëse nën harqe. Fshati gjithashtu është quajtur “Jeruzalemi i vogël” për shkak se dikur ka qënë strehë e komunitetit më të madh hebre në Itali. Ndërtesat e vjetra të lagjies mbijetojnë ende, përfshirë këtu edhe një sinagog i mbuluar me luks. Rajoni toskanez meriton një udhëtim më vete, për të parë mrekullitë që e përfshijnë atë, duke mos lënë në harresë Firencen, qytetin e Rilindjes, dhe qendrat historike të saj, të cilat tërheqin mijëra vizitorë cdo vit.

Verë pa pesticide në Toskana

Në Toskanë të Italisë, prodhuesit e verës po heqin dorë nga përdorimi i pesticideve, duke e vendosur rajonin në qendër të skenës biodinamike të Italisë. Bujqësia biodinamike përjashton kimikatet dhe mbështetet tek përdorimi i plehrave natyrore dhe tek cikli i hënës. Në zonat e fshatrave të Toskanës në Itali shihen kodra të shumta të gjelbëruara buzë luginave mjaft të hijshme. Toskana është gjithashtu rajoni ku prodhohen disa prej verërave më të mira të Italisë. Por kjo industri shekullore po fillon të ndryshojë disa nga rregullat e saj. Prodhuesit e verës po heqin dorë nga pesticidet për të përqafuar një mënyrë biodinamike të zhvillimit të bujqësisë. Vreshti La Maliosa në Mançano është një sapo ka hyrë në skenën biodinamike. Rrushi në të rritet mes luleve si Calendula dhe Phacelia, ndërsa insektet kanë përreth një mjedis shumë të përshtatshëm. Varietetet e rrushit Alicante dhe Ciliegiolo lulëzojnë këtu pa ndihmën e asnjë pike pesticidesh. Pronarja e La Maliosa-s, Antonella Manuli është një sipërmarrëse nga Milano. Ajo hyri në botën e verës biodinamike në vitin 2005, me blerjen e këtij vreshti dikur të braktisur. "Toskana është veçanërisht e përshtatshme për vreshtari biodinamike, sidomos për shkak të relievit së terrenit. ToskanaMe gjithë këto kodra që ndahen në ngastra të vogla, krenaria e këtij rajoni nuk mund të jetë bujqësia intensive. Në fakt, lloj i bujqësisë që ne zhvillojmë ruan më së miri bukurinë e peisazhit.\" Zonja Manuli punësoi specialistin e aftë të verave, Enrico Bachechi, për t’u kujdesur për vreshtin. Sipas zotit Bachechi, vreshtaria moderne bën gabimin e të konsideruarit natyrën si armikun e saj."Është një betejë e pafund kundër barërave të këqija, insekteve, kërpudhave, bakterieve. Kjo është një betejë e humbur që në nisje. Prandaj, arrihet në abuzim me kimikatet, të cilat grumbullohen mbi tokë, duke ndotur burimet ujore, e duke e bërë punën jashtëzakonisht të vështirë për vreshtarët. Në bujqësinë biodinamike, ne kemi marrë një qëndrim të kundërt. Në fakt, baza e saj është bashkëjetesa e të gjitha qenieve të gjalla\". Me anë të vreshtarisë biodinamike prodhuesit e verës përpiqen të krijojnë harmoni në vreshtat e tyre, dhe luftojnë barërat e këqija duke mbjellë më shumë lule dhe duke i përdorur ato si pleh natyror, duke trajtuar tokën me përgatitje biodinamike, dhe duke ndjekur ciklet e hënës. Pak ditë pas natës me hënën e plotë më të shndritur të vitit, zoti Bachechi spërkat vreshtin me diçka të quajtur \"Preparati 500\", një përzierje e veçantë plehu organik lope, i mbajtur brenda një briri dhe i groposur gjatë dimrit. “Preparati 500” është pleh, jo pesticid. Ithtarët e biodinamikës ngulmojnë se kjo e bën tokën të pasur me minerale, duke lejuar që rrushi të rritet i shëndetshëm, ndërkohë që nuk vret insektet dhe parazitët. ToskanaKundër tyre vreshtarët biodinamikë kërkojnë mënyra për të gjetur grabitqarët e duhur, ose – për të forcuar rezistencën e vreshtave – përdorin përzierje bimore që mund të krahasohen me antibiotikë natyrorë. Një diçka e ndërmjetme midis shkencës dhe filozofisë, bujqësia biodinamike mbështetet në parimet e vendosura nga Rudolph Steiner, një filozof austriak i fundit të shekullit 19-të. Vera biodinamike në përputhje me udhëzimet e Steinerit, vlerësohet nga një kompani certifikuese ndërkombëtare, e quajtur Demeter. Toskana nuk jetonë vetëm me të kaluarën, por është më shumë se kurrë në kërkim të së ardhmes,  falë historisë dhe veçorisë së saj, për të përmballuar sfidat e shoqërisë së globalizuar. Këtu do të gjeni qendra të rëndësishme industriale dhe  teknologjike ndër të cilat mund të veçojmë sektorët:

ToskanaModë, design, tekstile dhe lëkurë

Këtu kanë lindur dhe janë selitë më të mëdha të shtëpive të modës, duke filluar nga Gucci, Ferragamo, Patrizia Pepe. Përveç emrave më të famshëm në fushën e modes ky territor është i pasur me shumë kompani  që prodhojnë produkte luksoze dhe zejtare për “l’alta moda”. Një rëndësie të veçantë ka përpunimi dhe punimi i lëkurës (Toskana prodhon 80% të asaj evropiane) dhe industria tekstile.

Gastronomia dhe Eno-gastronomia

Bujqësia dhe blegtoria janë ende me rëndësi të madhe sot, duke patur parasysh cilësinë e produkteve që ofron territori. Toskana është rajoni i parë në Evropë që ka miratuar një ligj të veçantë që ndalon kultivimin dhe prodhimin e organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe konsumin e tyre. Lidhur me vajin e ullirit ekstra të virgjër është për të raportuar prania e 5 DOP (Markë me Origjinë të Mbrojtur) (Chianti Classico, Colli Fiorentini, Lucca , Siena dhe Tuscia). Mbi verën mund të theksojmë rëndësinë globale të verërave toskane që numërojnë më shumë se 6 lloje DOCG – Carmignano ( Prato Province ) , Brunello di Montalcino , Chianti ( me 8 nën- zonat e saj ) , Morellino di Scansano, Vernaccia di San Gimignano , Vino Nobile di Montepulciano – dhe 34 tipe DOC ( Markë me Origjinë të Kontrolluar). E njohur në të gjithë botën është Puroja toskane, e prodhuar me llojin e duhanit  Kentaki në Val di Chiana dhe në Valtiberina toscana.

Hi tech dhe Inovacion

Sektori i inovacionit në teknologji është gjithnjë duke u zgjeruar, përmendim këtu kompanitë që operojnë në sektorin e industris hapsinore si SELEX ES, kompanitë që marrin pjesë në projektet hapësinore evropiane, amerikane , ruse si Kaiser Italia, dhe shumë SME-të, universitetet e qendra kërkimore që punojnë me këto kompani.

ToskanaTurizmi

Çdo vit, rajoni ka numëron rreth 48 milion vizitorë, të cilët akomodohen në më shumë se rreth 12,200 struktura hotelerike, kampingje dhe agriturizme. Sektori i turizmit punëson pothuajse 70.000 persona, duke zënë 8 % të PBB-së rajonal dhe gjeneron 9 miliard euro në vit. Artizanati ( argjend dhe ar, qeramikë e mobilje druri, qelq dhe këpucë). Artizanati  toskan është i njohur në të gjithë botën. Është një sektor i rëndësishëm ekonomik, ku operojnë me shumë se 33.000 kompani dhe punojnë më shumë se 177.000 persona. Cilësia dhe vlera e produkteve toskane është vërtetuar dhe nga numri i lartë i eksporteve drejtë  USA, Rusia, Kina dhe vendeve aziatike.

Mermeri dhe guri

Toskana ka qenë gjithmonë lider në industrinë ndërkombëtare të mermerit. Në toskanë gjenden sasi të mëdha mermeri dhe guri me vlera të madhe historike të përdorura në shumë prej veprave të artit dhe arkitekturës toskane. Mermeri i Apuanës është materiali më i vjetër aktualisht në treg, i përdorur tashmë për veprat e mëdha romake. Çdo vit nxjerren rreth 2 milionë tonë mermer në blloqe për më shumë se 100 kompani të cilat ofrojnë punësim për 1.216 persona; në procesin e përpunimit veprojnë më shumë se 1.100 kompani dhe punojnë rreth 6.000 persona.

Tags: designFerragamoGastronomia dhe Eno-gastronomiaGucciModënë magjinë e natyrës piktoreskePatrizia Pepeshkëlqimin e gotikut dhe elegancën e Rilindjestekstile dhe lëkurëToskana
Previous Post

Tramvaji i varur në Gjermani, një mrekulli shekullore e sfidës së inxhinierisë së ndërtimit

Next Post

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

Next Post

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj