Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Mitologji

Fakte dhe legjenda për Betejën e Maratonës. Kur lindi besimi i fitores në kushtet e pabarabarta

May 1, 2017
in Mitologji
682
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Beteja e Maratonës është një prej ndeshjeve ushtarake më të famshme të antikitetit. Ajo është njëkohësisht një nga betejat më të hershme të regjistruara në histori, jo dhe aq për shkak të përmasave dhe ndryshimeve që sillte, se sa për arsyen e një përballje në numër të pabarabartë. Fitorja ndaj pushtuesit pers u dha shteteve greke besim në aftësinë e tyre për të mbrojtur veten dhe besim në vazhdimësinë e ekzistencës së tyre. Për këtë arsye, beteja është konsideruar një moment përcaktues në zhvillimin e kulturës evropiane.

Në shtator të 490 BC, një ushtri perse prej 600 anijesh transportonte një forcë pushtuese prej afërsisht 20.000 ushtarakësh të këmbësorisë dhe kalorësisë në territor grek pak më në veri të Athinës. Misioni i tyre ishte të shtypnin shtetet greke, si hakmarrje për mbështetjen e tyre për kushërinjtë në ishujt e Jonit, që ishin revoltuar kundër sundimit pers.

Beteja e MaratonesE pashqetësuar nga superioriteti numerik i pushtuesit, Athina mobilizoi 10.000 luftëtarë për të mbrojtur territorin e tyre. Të dy ushtritë u takuan në fushën e Maratonës, 26 kilometra në veri të Athinës. Fushëbeteja e sheshtë e rrethuar me kodra dhe det ishte ideale për kalorësinë perse. Duke parë avantazhin që terreni dhe madhësia e forcës së tyre u jepte persëve, gjeneralët grekë hezituan.

Një nga gjeneralët grekë – Miltiadhi – bëri një thirrje plot pasion për guxim dhe i bindi gjeneralët e tjerë që të sulmonin persët. Miltiades urdhëroi forcat greke që të formonin një linjë të barabartë në gjatësi me atë të persëve. Pastaj – me një akt që armiku besoi se ishte çmenduri – ai urdhëroi luftëtarët grekë që të sulmonin linjën e persëve në një rrugë pa krye. Në përleshje, mesi i linjës greke u dobësua dhe la terren, por krahët ishin në gjendje të afrohen dhe persët e zënë në kurth u masakruan. Rreth 6.400 persë u therën ndërsa vetëm 192 grekë u vranë.

Persët e mbetur u larguan me anijet e tyre dhe bënë përpjekje të sulmojnë atë që menduan se ishte Athina e pambrojtur. Megjithatë, luftëtarët grekë marshuan drejt Athinës dhe mbërritën në kohë për të mposhtur persët.

Rrëfimi

Maratona, lajmesi i fitores se grekeveI njohur si “Babai i Historisë”, Herodoti shkroi përshkrimin e tij të betejës disa vjet pasi ajo kishte ndodhur. Sipas tij, udhëheqësit ushtarakë grekë ishin të ndarë nëse duhej të sulmonin menjëherë pushtuesit apo të prisnin për përforcime. Gjeneralët athinas ishin të ndarë në mendime. Disa këshillonin të mos riskonin në një betejë, sepse ishin shumë pak për të përballur persët. Të tjerë ishin për luftë, menjëherë. Mes këtyre ishte Miltiadhi. Ai, duke parë që mendimet ishin të ndryshme dhe që pritej të mbizotëronte këshilla më e pavlerë, vendosi të shkojë tek Polemarku (një dinjitar i nderuar i Athinës) dhe të bisedonte me të. Para Kalimakut të Afidnres, Miltiadhi shkoi dhe tha: “Varet nga ti, Kalimak, ose Athina t’i nënshtrohet skllavërisë, ose, duke siguruar lirinë e saj, të mbahet mend nga të gjithë brezat e ardhshëm. Sepse, kurrë më parë që nga koha kur u bënë popull, athinasit nuk kanë qenë në një rrezik kaq të madh. Nëse ulin kokën përpara persëve, plagët nga të cilat do të duhet të vuajnë janë të vendosura tashmë. Nëse, nga ana tjetër, luftojnë dhe fitojnë, Athina do të ngjitet duke u bërë qyteti i parë i Greqisë. Ne, gjeneralët, jemi dhjetë vetë dhe votat tona janë të ndara: gjysma jonë preferojnë të luftojnë, ndërsa gjysma të shmangin luftimin. Tani, nëse nuk luftojmë, unë shoh një trazirë të madhe në Athinë, që do të shkundë vendosmërinë e njerëzve dhe më pas mendoj se do të dorëzohen. Por, nëse luftojmë në betejë para se këto ide të hidhen për qytetarët tanë, do të jemi në gjendje të mposhtim armikun. Kështu që, në këtë çështje ne varemi nga ti. Ti vetëm duhet të shtosh votën tënde në krahun tim dhe vendi yt do të jetë i lirë – dhe jo vetëm i lirë, por shteti i parë i Greqisë. Ose nëse preferon t’ia japësh votën atyre që janë kundër luftimeve, atëherë do të ndodhë e kundërta”. Me këto fjalë, Miltiadhi e bëri për vete Kalimakun; si dhe siguroi votën që shkaktoi vendimin për të shkuar në luftë.

Fillon beteja

Miltiadhi e vendosi linjën greke të betejës me qëllim që të shtrihej në gjatësinë e ushtrisë perse, e cila ishte shumë më e madhe. Më pas, për befasinë e persëve, ai urdhëroi luftëtarët grekë që të turreshin drejt vijës së armikut: “Athinasit iu turrën barbarëve. Tani, distanca mes dy ushtrive ishte diçka më pak se tetë mijë. Persët, kur panë që grekët po afroheshin me shpejtësi, u përgatitën t’i presin, ndonëse atyre iu duk se athinasit i kishte lënë mendja dhe ata ishin nisur drejt shkatërrimit të tyre; sepse ata shihnin vetëm një grusht burrash që vinin me vrap, pa kalorës apo harkëtarë.

Kështu mendonin barbarët; por athinasit iu hodhën dhe luftuan në një mënyrë që ia vlen të regjistrohet. Ata ishin të parët mes grekëve, me aq sa di unë, që bënë armikun të rëndë dhe ata ishin gjithashtu të parët që guxuan të shihnin në sy persët. Deri në ato momente, vetë emri i persëve kishte qenë terrorizues për grekët, vetëm kur e dëgjonin.

Dy ushtritë luftuan në fushën e Maratonës për një kohë të gjatë; dhe në mesin e betejës barbarët po fitonin dhe ata i thyen dhe nisën t’i ndjekin grekët brenda vendit; por në dy krahët, athinasit dhe platenianët e mposhtën armikun. Duke bërë këtë, ata lanë barbarët e mbetur të largohen dhe duke bashkuar të dy anët, iu sulën atyre që kishin thyer qendrën e grekëve, me të cilët luftuan dhe i mposhtën. Edhe këta u përpoqën të ikin, por athinasit iu vunë pas duke i ndjekur kudo, deri në brigjet e detit.

Tags: Fakte dhe legjenda për Betejën e Maratonës. Kur lindi besimi i fitores në kushtet e pabarabartaHerodotiHistoria grekeLufta e grekeve ndaj perseveLufta e MaratonesMaratonaMitologjia greke
Previous Post

Paul Gauguin, historia nga Parisi në Haiti e një prej artistëve më të njohur të shekullit XX

Next Post

Të njohësh të panjohurat e të madhit Faik Konica nga miku i tij francez, poeti, dramaturgu dhe kritiku i artit Guillaume Apollinaire

Next Post

Të njohësh të panjohurat e të madhit Faik Konica nga miku i tij francez, poeti, dramaturgu dhe kritiku i artit Guillaume Apollinaire

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj