Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

Sa kushtoi, kush e bleu dhe çfarë përmban, “Libri i Psalmeve të Gjirit”, libri më i kushtueshëm në histori?

April 26, 2017
in Libra
520
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ai është libri i shtypur më i kushtueshëm derimtash. Libri i Psalmeve të Gjirit (Bay Psalm Book), është botimi i parë që është realizuar në kolonitë amerikane të Anglisë. Botimi i tij origjinal i shtypur më 1640 përmban Psalmet, të përkthyera nga hebraishtja në anglishten e asaj kohe. Aty përdoret emri i Perëndisë në fragmente të tilla, si Psalmi 1:1, 2, ku thuhet se «një njeri i bekuar» nuk ndjek këshillat e të ligjve, «por gjen kënaqësi të thellë në ligjin e Perëndisë».

Libri Psalmet e gjirit (Bay Psalm Book)Plot 14.2 milionë dollarë ka kushtuar ai që do të mbetet si libri më i vleftë në historinë e deritashme. Biznesmeni dhe filantropi amerikan, David Rubenstein e bëri të tijin " Libri i Psalmeve të Gjirit" në ankandin e 26 nëntorit 2013, duke mbetur kësisoj zotëruesi i një "diamanti" të paçmim. Kjo kopje besohet se është shtypur në territorin që tani i përket Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri i psalmeve (“The Bay Psalm Book”), besohet të jetë një nga njëmbëdhjetë kopjet e mbijetuara, që janë shtypur nga kolonët puritanë në Kembrixh të Masaçusetsit, më 1640.

Rekordi i mëparshëm i çmimit të një libri të shitur në ankand është shënuar më 2010, për kopjen e “Birds of America” të natyralistit, John James Audubon.

Për të vijuar me: "Codex Leicester": Libri i lidhur dhe i shkruar me dorë nga vetë Rilindasi italian, Leonardo da Vinçi në fillim të shekullit të XVI, ai u shit për 30.8 milionë dollarë më 1994-n.

Në radhë vjen "Rothschild Book of Hours": Një libër lutjesh i shkruar me dorë dhe i ilustruar i fillimit të shekullit të 16 u shit më 1999-n për 14.3 milionë dollarë.

"Manja Karta" gjithashtu, shpërndarë me shumicë, por e shkruar me dorë dhe e palidhur nga shekulli i 13, u shit për 21.3 milionë dollarë më 2003-shin.

Libri i Psalmeve të Gjirit është një libër i shtypur keq dhe plot gabime, por kjo nuk i'a privuar atij të drejtën të jetë libri më i kushtueshëm.

Pak vite pas “Emigrimit të Madh” të puritanëve më 1630-n nga Anglia për në gjirin e Masaçusetsit, kolonizatorët ndërmorën një projekt ambicioz, shkrimin e librit të tyre të psalmeve.

Ata, sakaq, kishin libra psalmesh, por duke qenë reformatorë që përqafuan këngët e kongregacioneve, ata kërkonin një përkthim të Librit të Psalmeve nga skriptet hebraike, në mënyrë që ato të ishin më pranë origjinalit dhe të shkruara në vargje.

Një makinë shtypi – ndoshta e marrë fshehtazi për të shmangur ligjet angleze të licencave – mbërriti nga Londra më 1938-n, krahas 240 tabakëve të letrës. Megjithëse njeriu që mblodhi fondet për këtë sipërmarrje, prifti Jose Glover, vdiq gjatë udhëtimit, e veja e tij u vendos në Kembrixh të Masaçusetsit, ku krijoi shtypshkronjën.

Më 1940-n, shtypshkronja prodhoi rreth 1700 kopje të librit 300 faqesh Libri i Plotë i Psalmeve Përkthyer me Besnikëri në Anglisht.

Sa kushtoi, kush e bleu dhe çfarë përmban, "Libri i Psalmeve të Gjirit", libri më i kushtueshëm në histori?Volumi i thjeshtë u fut menjëherë në përdorim nga kongregacionet në të gjithë koloninë. Megjithëse teksti u riprintua më shumë se 50 herë përgjatë shekullit në vijim, librat e edicionit të parë u prishën brenda pak dekadash.

“Ai është një libër që nuk u krijua për të qenë luksoz, i shkëlqyer apo i shtrenjtë, por si një libër me përmbajtje të rëndësishme”, thotë Derik Dreher, drejtor i një biblioteke në Filadelfia dhe një nga të paktat institucione që ka një kopje në zotërim.

“Por për shkak se kongregacioni për të cilën u prodhua ky libër e përdori atë praktikisht deri në shkatërrim, shumë pak kopje kanë mbijetuar. Ne kemi shumë raporte që shkojnë deri në shekullin e 19, që tregojnë se sa shumë ishin të interesuar njerëzit të blinin një libër të Psalmeve të Gjirit.”

Sot njihet ekzistenca e vetëm 11 kopjeve dhe Kisha Historike e Vjetër e Jugut të Bostonit po shet një nga dy kopjet e veta në një ankand të Sotheby. Kjo është hera e parë që një libër i tillë ka mbërritur në treg që nga viti 1947 dhe mund të jetë edhe hera e fundit.

Kisha e Vjetër e Jugut thotë se nuk ka plane për të shitur kopjen e vet finale, ndërsa nëntë kopjet e tjera vlerësohen shumë nga koleksione të mëdha apo biblioteka.

Sotheby ka vendosur si vlerësim për shitjen 15-30 milionë dollarë, gjë që mund të kapërcejë me lehtësi çmimin më të lartë të fituar për një libër të shtypur, atë të librit Zogjtë e Amerikës nga Xhon Xhejms (John James) Audubon. Ekspertët vërejnë se kopja e fundit e Librit të Psalmeve, shitur më 1947-n për 151 mijë dollarë, ishte gjithashtu një rekord. Ky është një libër që ka arritur majat, pavarësisht për kritikat e hershme të cilësisë së librit.

Botuesi dhe shkrimtari Isaiah Thomas vërejti 200 vjet më parë se ai libër “ka plot gabime tipografike” dhe “nuk ka elementet e një pune të bërë mirë”.

Boja dhe lloji i germës janë shumë të dobëta, ndërsa libri është plot me gabime. Në faqet në të majtë shkruhet “psalm”, ndërsa në të djathtën “psalme”. Ekspertët mendojnë se libri për nga cilësia e shtypjes është më poshtë se sa mediokër dhe se Bibla e Gutenbergut, e botuar dy shekuj më herët dhe që është jo aq e rrallë, është shumë më e bukur.

Edhe cilësia e përkthimit të psalmeve ka marrë kritika. Sipas kritikëve, përkthimi ishte më shumë besnik ndaj koshiencës sesa ndaj elegancës, origjinalitetit më shumë sesa të qenët poetik. Por disa besojnë se në fakt, prania e këtij libri në koloninë e gjirit flet në vetvete për praninë e të arsimuarve në koloni.

Për më tepër, ajo që vlerësohet nga ky libër nuk është cilësia e botimit, por konteksti historik. Si libri i parë i botuar në kolonitë britanike të Amerikës, ai mund të shikohet si pikë reference për mbërritjen e qytetërimit perëndimor në atë që më vonë u bënë Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 1700, Bostoni e pati kapërcyer Oksfordin dhe Kembrixhin si qendra e dytë më prodhimtare e librave në anglisht pas Londrës. Megjithëse puritanët e gjirit të Masaçusetsit nuk qenë separatistë apo demokratë, fryma e tyre prej pionieri dhe përpjekja për liri mund të shihet si rrënjë e pavarësisë së SHBA-së më 1776-n dhe si identitet për një komb të ri.

“Ishte një akt pavarësie në vetvete vajtja në Masaçusets dhe themelimi i shoqërisë me versionin e vet të kristianizmit dhe mendoj se mund të bësh një vijë goxha të drejtpërdrejtë nga ky libër deri te ngjarjet e vitit 1776”, deklaronte Dejvit Reden, organizatori i ankandit.

“Në të shkuarën, ai shihej thjesht si libri i parë i shtypur në Amerikë, por nuk vlerësohej shumë për përmbajtjen. Tani unë mendoj se edhe përmbajtja do të shihet si shumë e rëndësishme.”

Rëndësia historike e librit të Psalmeve të Gjirit ndihet intensivisht në Kishën e Vjetët të Jugut në Boston, ku babai themeltar, Benjamin Frenklin (Franklin) u pagëzua dhe ku u kryen takimet e Festës së Çajit të Bostonit, grupi i parë kryengritës i Amerikës.

Kjo bëri që vendimi për të shitur një kopje të ishte shumë i vështirë, por udhëheqësit e kishës thanë se ishte e nevojshme për të paguar kostot operative dhe kongregacioni me shumicë dërrmuese i mbështeti ata në një votim.

“Çështja është se ne nuk jemi një muze”, ka thënë Tom Grant, një nga drejtuesit e kishës. “Ne jemi një mision me drejtësi shoqërore dhe për t’i shërbyer popullit të Zotit. Dhe mbajtja e një thesari nuk sjell përparim për misionin e Kishës.”

Çfarë është një psalm?

Një këngë apo poemë e shenjtë. Ka 150 të tilla në skriptin hebraik Libri i Psalmeve.

Tags: "Codex Leicester""Manja Karta""Rothschild Book of Hours"“Birds of America” të natyralistitBay Psalm BookBibla e GutenbergutDavid RubensteinJohn James AudubonKembrixh të MasaçusetsitLeonardo da VinciLibrat e feseLibrat e kushtueshemLibrat e rralleLibri i Psalmeve të Gjiritmë 1640Rilindasi italianShtetet e Bashkuara te Amerikes
Previous Post

Ngadhënjyesi “i mashtrimeve filozofike”, Devid Hume: E vetmja gjë që dimë është mosdituria jonë e themeltë  

Next Post

Rezervati i Biosferës Askanija-Nova, Ukrainë, aty ku natyra mundëson të takohet jeta e gjashtë kontinenteve

Next Post

Rezervati i Biosferës Askanija-Nova, Ukrainë, aty ku natyra mundëson të takohet jeta e gjashtë kontinenteve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj