Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Kush është biografia amerikane Agnes Repplier dhe çfarë ka shkruar ajo për Skënderbeun dhe shqiptarët?

March 18, 2017
in Histori
108
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Agnes Repplier, e mbiquajtur “dekane e eseistëve amerikanë”, ka shkruar një ese mjaft të famshme për Skënderbeun që në shekullin e 19-të. Ajo i bashkohet kësisoj grupit prej katër shkrimtarësh dhe studiuesish të njohur që kishin shkruajtur deri atëherë për Skënderbeun. Profesor Refik Kadia zbulon detaje nga kjo ese e panjohur për publikun shqiptar

Agnes Repplier është një eseiste dhe biografe amerikane e shquar. Ajo ishte një nga autorët e pakët amerikanë të shekullit 19-të, së bashku me Klement K. Murin, Henri U. Longfelloun dhe Xhejms Miker Ludlloun, të cilët eksploruan temën shqiptare. Të katërt këta trajtuan konkretisht temën e Skënderbeut.

Eseistja e famshme amerikane Agnes Repplier dhe eseja e saj e shkëlqyer mbi Skënderbeun kanë qenë deri më sot krejt të panjohura për lexuesin shqiptar.

Shkrimet e saj përmbajnë kritikë letrare si dhe komente erudite mbi jetën bashkëkohore.

Botimet e saj më të hershme nisën më 1881 në revistën Bota Katolike. Në moshën 20-vjeçare ajo nisi të shkruante e të botonte poezi dhe tregime. Ajo shkroi disa biografi letrare dhe disa tregime, por qysh në fillimet e karrierës së saj ajo vendosi të shkruante vetëm ese dhe për 50 vite ajo gëzoi një reputacion në shkallë kombëtare.

Titulli i parë honorifik iu dha nga Universiteti i Pensilvanisë më 1902. Nëntë vjet më vonë asaj iu dha Medalja Laetare nga Universiteti i Notër Damës të Indianës, SHBA. Repplier ishte gruaja e dytë që mori një titull nderi nga Universiteti i Jejlit, prandaj është e kuptueshme që kishte të drejtë të krenohej.

Agnes Repplier u mbiquajt “dekane e eseistëve amerikanë”. Romancieri Henri Xhejms në një letër shkruan: “Mua më pëlqen Agnes Repplier-i për trimërinë e saj dhe për faktin se është (thuajse) e shkëlqyer”. Kurse poeti kombëtar amerikan Uolt Uitman ka thënë për Agnes Repplier-in: “Ajo përpiqet për të bërë diçka të shkëlqyer, përpiqet gjithnjë e më fort deri në kulm derisa e çon intelektin e saj pikërisht aty ku do”. Romancierja e famshme amerikane Edith Wharton (1862–1937) deklaroi pas takimit me Zonjushën Repplier më 1906 në Lenoks të Masaçusetsit: “ Nuk ka shkrimtar në vendin tonë që nuk është përpjekur të arrijë përsosmërinë e stilit të Zonjushë Repplier-it të shquar”.

Përsosmëria e stilit të eseistes së famshme amerikane duket qartë dhe në esenë e saj për heroin tonë kombëtar Skënderbeun. Ajo e botoi esenë e saj me titull “Scanderbeg” në revistën The Catholic World (“Bota Katolike”) në vëllimin 50, numër 297, dhjetor 1889, f. 341–349. Besojmë se këtë ese po e sjellim për herë të parë në vëmendjen e lexuesit shqiptar.

Eseja ka ndonjë pasaktësi të vogël historike aty-këtu; për shembull, autorja thotë se “për dyzet vjet ky luftëtar shqiptar e mbrojti çerdhen e tij malore” dhe se Skënderbeu vdiq dyzet vjet pas kthimit në Krujë, kur dihet se ai në fakt vdiq vetëm 24 vjet më vonë. Gjithashtu, ndonëse gjatë gjithë esesë autorja ngre lart cilësitë e rralla të birit të prijësit shqiptar Gjon Kastrioti, Skënderbeut, dhe popullit të tij shqiptar, ndonëse thekson se ai ishte “Trashëgimtari i Krujës” dhe “u bë zotërues i qytetit të tij të lindjes”, ndonëse e quan pa ekuivokë “prijës ilir”, ajo në një rast i referohet atij gabimisht, nuk e kuptoj për ç’arsye, si “djalosh grek”(?). Agnes Replieri gjithashtu Skënderbeun dhe luftëtarët e tij herë i quan “shqiptarë”, herë i quan “epirotë” dhe në një rast principatën e Kastriotëve e quan “Epir”. Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim se kjo ese ngre lart meritat dhe virtytet e Skënderbeut dhe popullit të tij shqiptar. Eseja është shkruar me një stil të rrjedhshëm e tërheqës. Gjuha është e thjeshtë dhe e qartë, por e ngarkuar emocionalisht, e cila e shpreh qartë simpatinë fetare të autores për Krishtërimin dhe për heroin shqiptar si mbrojtës jo vetëm të lirisë së popullit të tij, por dhe si mbrojtës dhe hero të Krishtërimit.

Eseja fillimisht përmbledh historinë e themelimit të Perandorisë Otomane nga këndvështrimi i një kundërshtari të paepur kristian. Autorja e esesë thekson se “historia e otomanëve të hershëm dëshmon për ngadhënjim të pamëshirshëm të barbarëve… të paprekur sadopak nga ndonjë gjurmë humanizmi.” Ajo e njeh mire historinë e themelimit, zhvillimit dhe fuqizimit të Perandorisë Osmane, që nga koha e themeluesit të kësaj perandorie nga Osmani, biri i Ertugrulit (1191–1281), në shekullin XIII, e deri në shekullin XV, në kohën e luftërave të paepura e fitimtare 25-vjeçare të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut kundër kësaj perandorie. Ajo tregon me vërtetësi e logjikë të mprehtë vizionin e sulltanëve osmanë për krijimin, konvertimin dhe stërvitjen e kalorësve jeniçerë nga radhët e pengjeve të krishterë – bijve të sundimtarëve të mundur të vendeve të krishtera. Për jeniçerët eseistja amerikane thotë se ata ishin “burra që kishin pirë në gjinj kristianë dhe ishin shënuar me pagëzim kristian, të cilët tani e flijonin jetën e tyre për një kauzë të huaj dhe një besim të huaj, që luftonin me një kurajë të parezistueshme fanatizmi kundër të drejtës së tyre të lindjes dhe fisit të tyre” dhe thekson se Gjergj Kastrioti ishte çuditërisht i përzgjedhuri, i besuari dhe i parapëlqyeri i Padishahut, “objekt i një afeksioni të çuditshëm nga ana e sulltanit”.

Për Skënderbeun eseistja thotë se “Krenaria për racën e tij, dashuria për vendlindjen e tij, përkushtimi kalorësiak për kauzën e Krishtit, turpi për robërinë e zgjatur dhe tërbimi për padrejtësitë e grumbulluara – të gjitha këto pasione kundërshtuese u bashkuan në kraharorin e këtij luftëtari të paepur dhe e udhëhoqën me vendosmëri në udhën që i kishte caktuar vetes”.

Fuqia dhe fitoret e tij i atribuohen popullit të tij, lidhjeve të ngushta që kishte prijësi me luftëtarët shqiptarë dhe tokën e të parëve. “Duhet pranuar”, -thotë Replier, “për t’i dhënë hakun epirotëve, se suksesi i manovrimeve të Skënderbeut qëndronte vetëm e vetëm në besnikërinë e tyre absolute e të padiskutueshme”. Shqiptarët eseistja amerikane i konsideron si “një popull që ishte trim nga natyra”, “një popull trim, të rilindur në liri që e priti me entuziazëm çlirimtarin e tij”. Skënderbeu portretizohet jo vetëm si luftëtar trim dhe i paepur, por dhe si politikan mendjemprehtë, i cili dallohej sidomos për politikën ekonomike të mençur e të matur që zbatonte ndaj popullit të tij me burime të kufizuara të ardhurash: “Kur i boshatisej kuleta, ai i kthente sytë nga armiqtë dhe jo nga miqtë e tij për ta rimbushur atë. Dhe ajo thënia e urtë e kuptimplotë ‘Pronat e turkut janë të ardhurat e Skënderbeut’ është dëshmi e mjaftueshme për këtë mënyrë financimi të admirueshme që zbatonte ai”, -thotë eseistja amerikane. Ajo ngre lart besnikërinë e shqiptarëve si një tipar themelor i karakterit të tyre. Për këtë ajo thekson se “floriri i Muratit ishte i pafuqishëm për të blerë qoftë dhe një tradhtar të vetëm nga mesi i tyre”.

Në fund të esesë Agnes Replieri thotë: “Për dyzet vjet ky luftëtar shqiptar e mbrojti çerdhen e tij malore nga sulmet e një fuqie që ishte aq e madhe sa të shkatërronte dy perandori dhe që ishte aq mizore sa ta bënte të dridhej gjithë botën lindore. Kostandinopoja ra, ndërsa Kruja qëndroi e paprekur”. Eseja mbyllet në mënyrë kuptimplote me fjalët e fundit të Skënderbeut kur ai ishte në shtratin e vdekjes në Lyssus (Lezhë): “Luftëtari i ligështuar fizikisht u ngrit nga shtrati dhe kërkoi t’i sillnin shpatën, përkrenaren e parzmoren. “Thojuni atyre”, -tha ai, “se unë do të jem me ta nesër”, dhe u shtri pa frymë në jastëkët e tij. Të nesërmen kishte vdekur.

/Mapo. al

Tags: Agnes RepplierHenri U. Longfelloun dhe Xhejms Miker LudllounHeroi yne kombetarKlement K. MurinSkënderbeu
Previous Post

Ja kush është Adam Smith, “babain e ekonomisë politike”, ai që legjitimoi pasurinë si forca lëvizëse e progresit njerëzor

Next Post

Disa truket për larjen dhe shkëlqimin e enëve të kuzhinës kur solucionet pastruese janë të paafektshme

Next Post

Disa truket për larjen dhe shkëlqimin e enëve të kuzhinës kur solucionet pastruese janë të paafektshme

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj