Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Libri nuk është gjithçka e jona, por gjithçka që na lejon të ndjehemi krenar e kemi të mëkuar prej tij

March 9, 2017
in Slider, Urtësi
126
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nëse ju keni kërkuar t'i detyroheni dikujt ose diçkaje për gjithë atë që ka pasuruar mendjen tuaj, zbukuruar dhe hijeshuar shpirtin tuaj, që ka rrokur me dritën e magjishme aktin tuaj sublim të të ndjerit një mrekulli e krijuesit, lejomni t'ua kërkoj këtë mirënjohje për atë… librin. Ai nuk është gjithçka e jona, por gjithçka e mirë në veten tona i atribuohet atij, gjithçka që na lejon të ndjehemi krenar e kemi huazuar prej tij.

Ai nuk bën pjesë në ato sajesa të rafinuara që kërkon nga ju me çdo çmim t'u shndërrojë në vrasës të kohës, por në magjepsës të saj. Si një mrekulli, libri nuk premton të bëjë mrekulli, por mundet që faqe pas faqeje, kapitull pas kapitulli e libër pas libri tu bëjë të ndjeheni të prekur nga një magji, e cila bën që gjithçka rreth jush të rroket prej një rrezellitje dehëse.

Duke udhëtuar përmes dimensionit të kohërave, kaluar mbi shpirtrat dhe ligjërimet e hyjshme të kumtimit, ka behur në ëndjen tonë për ta shndërruar atë në një altar dhe ka zgjuar prej thellë vullneteve dhe vetëdijes sonë atë lartësuesin, gjunjëzim të besimit te dija.

Megjithëse, sipas Jacob Grim "Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon!”, ne ndjejmë se kemi  ende obligimin ta trajtojmë librin si predikuesin e dijes.

 

Thënie brilante nga autorë të mëdhenj për librin, leximin, dijen

 – Po të më vinin te këmbët kurorat e të gjithë mbretërve të botës në vend të librave të mi dhe të dashurisë për të lexuar, unë do t'i flakja të gjitha.

F. Fenelori

– Grumbuj librash nuk janë shkruar vetëm që dikush të mësojë diçka prej tyre, por më shumë, janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë dhe kishte diçka të vyer për ta ndarë me dikë tjetër, me ju.

Gëte

– Njeriu që nuk lexon libra nuk ka kurrfarë përparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë!

M. Tuen

– Sa më tepër kam lexuar, aq më shumë librat më kanë bashkuar me botën dhe aq më të qartë dhe më të rëndësishme ma kanë bërë ata botën.

M. Gorki

-Të jesh në mes të librave është njësoj sikur je në mes të njerëzve, mudn të biesh në shoqëri të mirë ose të gllabërohesh prej asaj së keqes.

Helvecius

– Bota është një libër i bukur, por ai u shërben fare pak atyre që nuk kanë mësuar të lexojnë.

Thënie italiane

– Disa i çmojnë librat nga vëllimi i tyre, sikur të jenë shkruar për të ushtruar krahët e jo mendjen

B. Grasian

– Kur leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos kërko arsye për ta çmuar atë vepër; ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër.

Zh. la Bryjer

– Leximi e bën njeriun të qartë, biseda e bën të shkathët nga goja dhe të shkruarit e bën të përpiktë

F. Bekon

– Librat janë anije të mendimit, që enden nëpër dallgët e kohës dhe e bartin barrën e tyre të çmueshme nga një brez në tjetrin.

F. Bekon

– Librat ndriçojnë shpirtin, lartësojnë, forcojnë dhe plotësojnë njeriun, zgjojnë në të aspiratat më të larta, mprehin mendjen dhe zbusin zemrën e tij

U. Thekerej

– Libri mund të jetë mrekullia më e ndërlikuar dhe më e madhja nga të gjitha mrekullitë që ka krijuar njeriu në rrugën e tij drejt emancipimit.

M. Gorki

– Për të shkruar një libër të mirë, duhet vetëm të rrokësh penën, ta ngjyesh në bojë dhe ta derdhësh përmes saj shpirtin tënd në letër, në atë letër.

K. Berne

– Për të zbatuar në praktikë një mendim të lexuar në një libër, ndonjëherë duhet të kesh aftësi shpikëse jo më të vogël se sa vetë autori i atij mendimi… kjo është të uhqehesh nga dija dhe të jetosh prej saj.

Stendal

Tags: B. GrasianF. BekonF. FeneloriFjale te arta per librinGëteHelveciusK. BerneLibri dhe dijaM. GorkiM. TuenMaksima per dijenShperhe te urta per leximinStendalU. ThekerejZh. la Bryjer
Previous Post

Kërkimet për autizmin zbulojnë 18 gjene të reja që mund të ndihmojnë në trajtimi e ardhshëm të të sëmurëve

Next Post

“Gjyqi i Vetvetes”, poemë e jashtëzakonshme e Arthur Rimbaud

Next Post

"Gjyqi i Vetvetes", poemë e jashtëzakonshme e Arthur Rimbaud

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj