Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Pse dhe sa e shiti Dalila, Samsonin legjendar, si triumfoi tradhtia mbi dashurinë, legjenda dhe e vërteta

February 24, 2017
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
673
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Historitë e grave që mbeten legjendare në kërshërinë e kohrave janë një  epope e shkruar nga emra dhe ngjarje, nga të vërteta biblike dhe shtërngata satanike. Ato janë shumë, por Dalila është vetë befasia e gjithë asaj larmi të bollshme të vërtetash dhe hamendësimesh, trillesh dhe legjendash. Dalila ishte një grua që jetonte në luginën e përroit të Sorekut. Ajo që donte Samsonin, shfaqet në tregimin biblik aty nga fundi i periudhës 20-vjeçare, gjatë së cilës ai gjykonte Izraelin. Të paduruar për ta zhdukur Samsonin, sundimtarët e aleancës filistine i ofruan Delilës secili nga 1.100 monedha argjendi (nëse ishin sikla, 2.422 dollarë), për të zbuluar sekretin e forcës së tij të madhe. Ajo bashkëpunoi me ta duke e pyetur Samsonin si mund ta humbte fuqinë. Çdo herë që Samsoni përgjigjej, ajo lajmëronte filistinët dhe mbante fshehur në shtëpinë e saj luftëtarë filistinë që rrinin gati t’i vërsuleshin atij në rast se e humbte forcën. Pasi u dredhoi tri herë pyetjeve të saj, Delila vazhdoi ta bezdiste, ‘të mos e linte rehat me fjalët e saj dhe ta ngacmonte, aq sa atij iu lodh shpirti e donte të vdiste’. Pastaj i tha se ishte nazire dhe se në kokën e tij nuk kishte kaluar kurrë brisku. E sigurt se këtë herë i kishte thënë të vërtetën, ajo u çoi fjalë sundimtarëve të aleancës filistine dhe ata erdhën t’i sillnin paratë. Teksa Samsoni flinte mbi gjunjët e saj, një shërbëtor i preu shtatë gërshetat. Kur u zgjua, Samsoni e kuptoi se kësaj here nuk e kishte më forcën që i jepte Perëndia. Filistinët që rrinin fshehur, e kapën, e verbuan dhe e burgosën. Pas kësaj ngjarjeje, Delila nuk përmendet më në tregimin biblik.

Bibla nuk thotë se Delila dhe Samsoni patën marrëdhënie seksuale ose se ajo ishte prostitutë. Prostituta që përmendet te Gjykatësit nuk është Delila. Kjo prostitutë ishte nga Gaza, kurse Delila ishte nga lugina e përroit të Sorekut. Veç kësaj, Delila mund të ketë qenë izraelite, jo filistine, pasi kur sundimtarët e aleancës i bënë propozimin e tyre, nuk u bënë thirrje ndjenjave të saj patriotike, por i ofruan një shumë të kripur parash.

Kush ishte Samsoni

Një nga gjykatësit më me emër të Izraelit; biri i Manoahut, një daniti nga Zorahu. Para lindjes së Samsonit, një engjëll iu shfaq nënës së tij dhe e njoftoi se do të lindte një djalë që do të ishte nazire që nga lindja dhe ‘do të merrte përsipër të shpëtonte Izraelin nga duart e filistinëve’. Si udhëheqësi i ardhshëm në luftën kundër filistinëve, nuk kishte se si Samsoni të mos gjendej afër kufomave të të vrarëve në betejë. Pra, vetë natyra e misionit të tij tregonte se ai nuk i nënshtrohej ligjit të përcaktuar për nazirejtë në lidhje me prekjen e kufomave. Gjithashtu, s’duhet harruar se ky ligj vlente për ata që zotoheshin vullnetarisht të shërbenin si nazirej; kurse Samsoni duhej të plotësonte kërkesat që engjëlli e Zotit i kishtin treguar së ëmës specifikisht.

Kur ishte në moshë për t’u martuar, Samsoni u kërkoi prindërve t’i merrnin për grua një filistine nga Timnahu. Kjo përkonte me drejtimin e frymës së Perëndisë, pasi shërbente për t’i dhënë shkas Samsonit të luftonte kundër filistinëve. Më vonë, në afërsi të Timnahut, Samsonit i doli para një luan i ri me krifë. I fuqizuar nga fryma e Perëndisë, ai e shqeu kafshën më dysh vetëm me duar. Pastaj, vazhdoi rrugën për në Timnah, ku foli me vajzën që donte për grua.

Ca kohë më vonë, Samsoni i shoqëruar nga prindërit, shkoi në Timnah me synimin për ta marrë të fejuarën në shtëpi. Rrugës u kthye që të shihte luanin e ngordhur që kishte vrarë herën e parë, e brenda tij gjeti mizëri bletësh dhe mjaltë. Samsoni hëngri ca mjaltë dhe kur arriti prindërit, u ofroi edhe atyre. Gjatë gostisë së dasmës, ai e ktheu këtë ndodhi në një gjëegjëzë, të cilën ua tha 30 filistinëve që shoqëronin dhëndrin. Ngjarje të tjera që solli kjo gjëegjëzë i dhanë shkas Samsonit të vriste 30 filistinë në Ashkelon.

Samsoni pati edhe një tjetër rast për t’iu vërsulur filistinëve, kur i ati i së fejuarës ia kishte dhënë të bijën një tjetri dhe nuk e linte Samsonin ta shikonte. Ai u vuri zjarrin arave me drithë, vreshtave dhe ullishteve të filistinëve duke përdorur 300 dhelpra. Të tërbuar, filistinët dogjën të fejuarën e Samsonit dhe babanë e saj, sepse gjithë këtë humbje e pësuan ngaqë ai kishte vepruar kështu me Samsonin. Me këtë filistinët i dhanë Samsonit edhe një arsye tjetër për t’u hakmarrë. Ai bëri kërdinë «duke bërë pirgje me këmbët e me kofshët» e atyre që vrau.

Filistinët shkuan në Lehi për t’u hakmarrë kundër Samsonit. Tre mijë burra të frikësuar nga Juda e bindën Samsonin te shkrepi i Etamit të dorëzohej, pastaj e lidhën me dy litarë të rinj dhe e çuan te filistinët. Të gëzuar sa s’thuhet, filistinët u përgatitën të pritnin Samsonin. Mirëpo «fryma e Zotit nisi të vepronte tek ai dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri të zhuritura nga zjarri. Ato u shkrinë dhe i ranë nga duart». Me nofullën e një gomari të sapongordhur, Samsoni vrau një mijë burra dhe ia atribuoi fitoren krijuesit.

Në një rast tjetër, Samsoni shkoi në shtëpinë e një prostitute në qytetin filistin të Gazës. Kur e morën vesh, filistinët i zunë pritë që ta vritnin në mëngjes. Mirëpo, në mesnatë, ai u ngrit e shkuli nga muri i Gazës portat e qytetit, mbajtëset anësore e shulin dhe i çoi në krahë «në majë të malit që gjendet përballë Hebronit». Ky ishte një poshtërim i madh për filistinët, sepse kështu Gaza mbetej e pambrojtur nga armiqtë. Përderisa Samsoni ishte në gjendje të kryente një gjë kaq të pazakontë, ai e kishte ende frymën e Perëndisë. Kjo tregon se ai nuk shkoi në shtëpinë e prostitutës për qëllime imorale. Ja si shprehet për këtë në një vepër referimi Paulus Kaseli, një komentues biblik: «Samsoni nuk shkoi në Gazë për të vizituar një prostitutë, pasi tregimi thotë se ‘ai shkoi atje dhe atje pa një [prostitutë]’. Meqë deshi ta kalonte natën atje, armikut të kombit s’i mbetej gjë tjetër veçse të rrinte te një prostitutë. . . . Gjuha me të cilën përshkruhet qëndrimi i tij atje nuk ndryshon nga ajo që përshkruan strehimin e zbuluesve në shtëpinë e Rahabës. Fjalët ‘ai pa’ tregojnë thjesht që, kur ai pa një grua të këtij lloji, e dinte ku mund të gjente strehë për natën.»

Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh që tregimi thotë se «Samsoni qëndroi shtrirë gjer në mesnatë» dhe jo se ‘Samsoni qëndroi shtrirë me të gjer në mesnatë’.

Duke shkuar në një territor armik, Samsoni tregoi se nuk kishte frikë. Ai fare mirë mund të ketë shkuar në Gazë ‘që të kërkonte shkas kundër filistinëve’, si herën e parë kur shkoi për të gjetur grua. Po të ishte kështu, duket se Samsoni kishte për qëllim ta kthente çdo gjë që bëhej kundër tij në një rast për të goditur filistinët.

Në gjurmët e historisë së tradhtisë biblike

Pas kësaj ngjarjeje, Samsoni ra në dashuri me Delilën. Për të përfituar materialisht, ajo u përpoq të kuptonte ku qëndronte sekreti i forcës së tij. Ai i dredhoi tri herë në përgjigjet e tij. Mirëpo, meqë ajo e bezdiste pa pushim, në fund u dorëzua dhe i tregoi se forca e tij vinte ngaqë ishte nazire që nga lindja. Më pas, ajo u lidh me filistinët për të marrë pagën e tradhtisë. Teksa Samsoni flinte në gjunjët e saj, Delila thirri që t’i rruanin kokën. Kur u zgjua, ai nuk e kishte më frymën hyjnore, sepse e kishte futur veten në një situatë që çoi në ndërprerjen e nazireatit. Burimi i forcës së tij nuk ishin flokët, por ajo çka simbolizonin flokët, domethënë marrëdhënia e tij e veçantë me Zotin si nazire. Me ndërprerjen e asaj marrëdhënieje, Samsoni u bë si gjithë të tjerët. Ja pse filistinët mundën ta verbonin, ta lidhnin me vargonj bakri dhe ta vinin të bluante në burg.

Ndërkohë që Samsoni ligej në burg, filistinët përgatitën një flijim të madh për perëndinë e tyre, Dagonin, të cilit i atribuonin meritën për kapjen e Samsonit. Turma të mëdha dhe të gjithë sundimtarët e aleancës ishin mbledhur në shtëpinë që përdorej për adhurimin e Dagonit. Vetëm në tarracë kishte 3.000 burra e gra. Filistinët ishin plot hare dhe, për t’u zbavitur, e nxorën nga burgu Samsonin, të cilit ndërkohë i ishin rritur flokët dhe i ishin bërë të dendur. Kur arriti, Samsoni i kërkoi djalit që e drejtonte ta linte të prekte shtyllat ku mbahej ndërtesa. Pastaj me përulësi iu lut Zotit: “Kujtohu për mua. Të lutem, o Perëndi i vërtetë, më jep forcë vetëm këtë herë e lërmë të hakmerrem kundër filistinëve qoftë edhe për njërin nga dy sytë e mi!” Ka të ngjarë që ai u lut për t’u hakmarrë qoftë edhe për njërin nga dy sytë, sepse e pranonte që i kishte humbur pjesërisht për faj të vet. Ose ndoshta mendonte se ishte e pamundur të hakmerrej plotësisht për veten si përfaqësues i Zotit.

Samsoni mblodhi forcat, mbështeti krahët te dy shtyllat që mbanin shtëpinë, «u përkul me sa fuqi kishte» dhe e rrëzoi. Kështu ai vdiq vetë, por edhe vrau më shumë filistinë sesa kishte vrarë kur qe gjallë. Të afërmit e varrosën «midis Zorahut dhe Eshtaolit, në varrin e të atit, Manoahut». Kështu, Samsoni vdiq besnik ndaj Zotit pasi qe gjykatës për 20 vjet në Izrael. Ja pse emri i tij përmendet me të drejtë mes burrave që u bënë të fuqishëm nëpërmjet besimit.

Tags: Besimibiri i ManoahutFilistinetForca dhe pushtetinGjykatesi dhe hakmarrjaHistorite e BiblesIzraeliKrijuesinjë daniti nga ZorahuSamsoni dhe DalilaZoti
Previous Post

Hithra “mbretëresha” e mjekësisë popullore, këshilla dhe receta për përdorimin si kurus dhe si agjent kozmetik

Next Post

Rrëfimet për të vërtetat e historisë së trishtë të dashurisë dhe “Varri i Ashikut”

Next Post

Rrëfimet për të vërtetat e historisë së trishtë të dashurisë dhe "Varri i Ashikut"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj