Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Hithra “mbretëresha” e mjekësisë popullore, këshilla dhe receta për përdorimin si kurus dhe si agjent kozmetik

February 24, 2017
in Shëndetësi
474
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.

Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur.

Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes.

Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e fokut me këtë bimë. Hithra është njohur si një tonifikues shume i mire i organizmit ai ndihmon edhe ata qe kane probleme me kolitin dhe sëmundje te tjera te zorrës se trashe. Përdoret ne formën e çajit ashtu si me sipër. Konsumimi i përditshëm i çajit te hithrës ndihmon ne rigjenerimin e qelizave te gjakut si dhe te lëkurës. Përdoret se tepërmi ne Angli dhe ka dhëne rezultate mahnitëse si ne sistemin tretës, kardiovaskular etj.

Kujdes

Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi. Hithra është një ndër bimët më të njohura në vendin tonë. Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështirë dhe vende grumbullimi, nëpër gardhet e shtëpive, qoshet e ferrave. Për bujqit kjo bimë vlerësohet si një nga barërat e këqija, që i mundon në punën e tyre. Ndërsa në mjekësinë popullore hithra çmohet si më e rëndësishmja, që ndihmon në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Bima mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme

Paketa këshillash

Gjatë përdorimit të hithrës duhet pasur kujdes që të mblidhet në vende jo afër rrugës

Kjo bimë mund të jetë e ngarkuar me materiale të dëmshme për shkak të pluhurave

Nuk duhet të përdoret, nëse keni probleme me sasinë e lëngjeve në trup

Çaji i hithrës nxit largimin e ujit nga organizmi

Për të pasur flokë të shëndetshëm e të gjatë, lajeni me lëngun e hithrës. Hithra ndihmon ne zhdukjen e zbokthit.

Vetitë:

Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat acid amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitamina B2, A, C dhe K, acid pantotenik, kripera të potasit, silicium etj., si dhe acetilkoline, histamine dhe serotonine (ndikimi i acetilkolines dhe histamines ne veprimin e droges është i paket); ato përdoren për ndalimin e hemorragjisë, kunder anemisë, si ndihmesë në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, s imjet që nxit formimin dhe sekretimin e qumështit, etj.

Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema, në pezmatime të rrugëve të urinës dhe në reumatizëm. Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundje të mëlcise dhe të tëmthit. Njihet si bimë e pasur më shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë caji kur organizmi ka nevojë për vitamina. Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si edhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizem si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtes). Droga përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj.

Vetitë djegëse i atribuohen një përbërësi pa azot, i paavullueshem dhe me natyrë rrëshinore, i cili shkakton djegie e kruarje edhe kur ndodhet ne sasi shume të vogla. Droga e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkolike që fitohen nga bima e freskët. Hithra shfrytëzohet për nxjerrjen e klorofilit, prej të cilit përgatitet fitoli që është lëndë e parë për sintezën e vitaminave E dhe K

Përgatitja:

Një lugë supe me gjethen e grimcuar zhytet në një gote me ujë , zihet për 5 minuta, pastaj caji kullohet. Merren 1 deri ne 3 doza të tilla në ditë, të embëlsuara sipas deshirës me mjaltë.

Ruajtja:

Në vënde të thata bima (lënda aktive) ruan veprimin për 18 muaj.

Përdorimi Kozmetik:

Mund ta gjeni edhe në produkte kozmetike shampoo ose balsam e cila ka veti kunder zbokthit dhe flokëve me yndyrë.

Ideal per flokë me vaj ose zbokth te yndyrshem. Rinormalizues, balancues për sebumin.

Nëse flokët tuaj behen të pista shpesh dhe pas nje dite  përsëri jane të vajosura  do të thotë se prodhimi i sebum-it është i tepërt. Kjo mund të varet nga faktorë dietike (menyra sesi ushqehemi), faktorë hormonalë apo faktorë të trashëguar, por shumë shpesh situate perkeqesohet nga përdorimi i shampove te ashpra që stimulojnë gjëndrat e yndyres.

Në këto raste është veçanërisht e dobishme të përdorim Shampo me Hithra (Ortica), vaj esencial limoni si edhe bimen e Ederes që lajnë flokët në mënyre delikate dhe pastrojnë  butësisht duke rinormalizuar sebum-in dhe duke balancuar yndyrën e flokëve tuaj.

Produkti i ilustruar më poshtë, që mund ta gjeni tek Parafarmaci BioVita është delikat (pa SLS dhe SLES, pa konservantë) dhe përmban pikërisht bimët e përshkruara më sipër.

Tags: Hithra mbreteresha e bimeve mjekesoreMjekesia alternativeMjekesia populloreNatyra dhe shendeti i njeriutPerdorimi i bimeve per kozmetike
Previous Post

Cilat janë ato insekte dhe si arrijnë ato t’u shpëtojnë “grackave” të bimëve insektengrënës?

Next Post

Pse dhe sa e shiti Dalila, Samsonin legjendar, si triumfoi tradhtia mbi dashurinë, legjenda dhe e vërteta

Next Post

Pse dhe sa e shiti Dalila, Samsonin legjendar, si triumfoi tradhtia mbi dashurinë, legjenda dhe e vërteta

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj