Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Karli I, Mbreti i Napolit, themelon Mbretërinë e Arbërisë dhe vetëshpallet mbret më 21 shkurt 1271

February 21, 2017
in Histori
1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Arbanon, Albanian, Arbër, Arbëria, Arbanum, ose Albanon, ishte një principatë autonome, E parA njësi shqiptare gjatë Mesjetës , fillimisht pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas i Despotatit të Epirit .

Gjatë gjithë ekzistencës së saj, principata ishte varësia autonome e kompetencave të saj fqinje, së pari Bizanti dhe, pas Kryqëzatës së Katërt , Epirit , ndërsa ajo mbahet gjithashtu marrëdhënie të ngushta me Serbinë .

Gjithçka zëfillet në kapërcim të shek. XIII-XIV. Roli i familjes së shquar fisnike të Skurrajve në trevën e Arbrit u kishte kaluar fisnikëve të familjes Topia. Emri i kësaj familjeje nuk përmendet para shek. XIII. Në vitet 70 të shek. XIII bëhet fjalë për një pinjoll të saj, përfaqësues i aristokracisë ushtarake me titullin miles. Në atë kohë Topiajt ditën t’i bënin vend vetes, duke u shkëputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje të ngushta me anzhuinët e Napolit si dhe me Papatin e Romës. Këtij të fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks në atë katolik. Për rrjedhojë, kisha e Romës u njohu Topiajve si zotërim të familjes tokat midis rrjedhës së Matit dhe asaj të Shkumbinit, të cilat përputheshin pak a shumë me shtrirjen e Principatës së dikurshme të Arbrit. Të drejtat e Topiajve mbi këto vise u konfirmuan më 1338 edhe nga anzhuinët e Napolit, të cilët e konsideronin veten kryezot të Durrësit e të Arbrit si dhe Topiajt vasalë të tyre. Topiajt ishin shpallur vasalë të mbretit të Napolit, Karli I Anzhu, që në vitin 1272. Marrëdhëniet e Topiajve me anzhuinët e Napolit pësuan një ngrirje të fortë në kohën e sundimit të Andreas, djalit të Tanushit. Ndonëse qe martuar me një vajzë jashtë martese të mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerëz dhe e vrau.

Mbretëria e Arbërisë u themelua më 21 shkurt 1272 dhe mbretë i parë i saj ishte Karli I Anzhu. Karli I, Mbreti i Napolit, hyn ne Shqiperi nga Italia veriore, formon mbreterine e Arberise dhe veteshpallet Mbret i Shqiperise. Ndersa pjesa e brendshme e Shqiperise sundohet nga princa bizantine dhe serbe deri me 1356. Perhapet feja Katolike Romane.

Mbretëria e Arbërisë, apo siç ishte pranuar nga Papati, që luante rolin e OKB-së në ditët tona Renum Albanie për kryeqytet kishte Durrësin. Papati i kishte pranuar shqiptarët si pasardhës natyrorë të Principatës së Arbrit. Me kalimin e kohës nga kjo mbretëri filloi edhe ngritja e elementeve shtetërore shqiptar në mesjetë dhe zhvillohen në atë masë sa nga historianët merret si shtet mesjetar shqiptar.

Gjatë jetës së kësaj mbretërie kufiri dhe forcat politike ndryshuan kohë pas kohe. Përderisa faza e parë fillestare merret si koha e anzhurëve, pjesa tjetër koha e dominimit shqiptare edhe në paraqitjet me papatin të mbretërisë.

Koha anzhuriane

Gjatë kohës azhuriane në bazë të premtimeve dhe të marrëveshjeve politike Karlii I Anzhu ja kishte arritur të merrte pëlqimin e një pjesë të fisnikëve shqiptarë, tokat e të cilëve shtriheshin nga Malet e Karaburunit deri në Grykëderdhjen e Drinit, nga gjiri i Vlorës deri në Lezhë, dhe me kufij të papërcaktuar në brendësinë malore. Në fillim si duket qeverisja është bërë në pajtim me parin shqiptare por me kalimin e kohës azhurët fillojnë të përcjellin interesat vetjake gjë që shkakton pakënaqësi në anën e parisë shqiptare. Këto pakënaqësi nuk mbesin pa konflikte që shihet nga disa persekutime dhe rritja e tatimeve dhe mos respektimi i marrëveshjeve e premtimeve. Por me kalimin e kohës ndikimi anzhurë bie në një nivel të ulët në mbretëri sa që nuk mund më të flitej për një mbretëri të anzhurve por tani po fillonte një kohë e një mbretërie të mirëfilltë shqiptare. Kjo ndodhi pasi që mbretërisë e anzhure të Arbëris e kishte pushtuar një herë Bizanti në vitin 1282. Nga këtu shumë fisnik shqiptarë që më parë nuk ishin pjesë e kësaj mbretërie e shihnin shpëtimin e tyre në rimëkëmbjen e asaj. Mirëpo për qëllime politike dhe të paaftësisë së tyre për ta prezantuar atë si të pavarur, atyre ju duhej që këtë ta bënin nën emri e regjistruar tek Papati si Mbretëria e Arbërisë por me një mbret anzhur.

Koha shqiptare

Nën ombredhen e kësaj mbretërie ishin futur disa principata shqiptare, mirëpo një numër i madh i tyre ishin jashtë saj. Gjatë kësaj kohe, në Ballkan, lidhja e fisnikëve bëhej kryesisht në bazë të fesë. Pasi që një pjesë e fisnikërisë ishte e ndarë në ritin lindor krishterë e cila ju ndalonte hyrjen në lidhje të tilla mbretërore me mbretërin e Arbëris një pjesë e madhe e tyre ishin në lidhje me mbretërinë serbe e cila po ashtu kishte filluar të sillej jashtë marrëveshjeve të bëra. Rreth viteve 1320-ta, pas disa ankesave të klerit katolik të kësaj mbretërie, Papa Gjoni XXII në bazë të iniciativës së Filipit, princit të Tarentit, fillon të punojë për krijimin e një kryqëzate (koalicioni) kundër mbretërve serbë. Në këtë koalicion parashihej që të hynin Karli I Roberti, mbreti i Hungarisë, si dhe Mladeni II, bani i Kroacisë dhe Bosnjës. Qëllim i papës ishte që vetë shqiptarët të merrnin përsipër organizimin e koalicionit. Për këtë qëllim ai ju drejtohej parisë më të njohur shqiptare të kohës siç ishin Muzakët, Blinishtët, Aranitët, Pal Marëngës e Ladislavit, kotit të Mbretërisë së Arbërisë. Për koordinimin e veprimeve dhe të organizimit të koalicionit ishte caktuar Ipeshkvi Krujës, Ndreu.

Në vitet 1390-ta Stefan Uroshi II Milutini ja kishte arritur që të pushtonte dhe kishte ardhur deri tek vija Mat-Ohër. Nga rreziku që po afrohej, fisnikët nga familjet shqiptare si Matranga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishti, Shpata dhe paria e Durrësit vendosin të pranonin si të parë të mbretërisë princin Filip të Tarent, djali i mbretit Karl II Anzhur. Ky i njohur nga historianët si “Dominus Regni Albaniae” nuk kishte ndërmend të bënte ndonjë karrierë mbreti dhe u pranoi të gjitha marrëveshjet e bëra me fisnikët shqiptarë që i kishte bërë Karli I. Të gjitha këto qëllime për krijimin e koalicionit nuk u realizuan pasi që “kimia” ndërmjet papatit me familjen anzhure nuk ishte ashtu si duhej në Italinë jugore dhe po ashtu këto marrëdhënie kishin ndikim edhe në Mbretërinë e Arbërisë.

Tags: "Dominus Regni Albaniae"21 shkurt 1271AlbanianArbanonArbanumArbërArberiaArianitiBlinishtiHistoria e ShqiperiseKarl II AnzhurKarli IMatrangaMbreteria e ArbritMbreti i NapolitShpataSkurrathemelon Mbretërinë e ArbërisëZenebishti
Previous Post

Paris 21 shkurt 1431-23 maj 1431, gjyqi famëkeq që çoi një shenjtore në turrën e druve

Next Post

“Manifesti” i Karl Marx & Frederik Engels, çfarë sanksionoi dhe si diktaturat e shndërruan atë në “Biblën” e mizorisë

Next Post

"Manifesti" i Karl Marx & Frederik Engels, çfarë sanksionoi dhe si diktaturat e shndërruan atë në "Biblën" e mizorisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj