Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Frederik Rreshpja, ndërmendja për poetin që na mësoi ç’është poezia dhe si të jetojmë si poet

February 17, 2017
in Kujtesë
372
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Prej 11 vitesh ai nuk është më. Në rrugën që hija e ngrënë i zvargej mundimshëm. Në kafene, nën cohën e hollë të tymit të cigares dhe melodisë së zërit që i shuhej, ai mungon. Miqtë nuk e takojnë dot edhe pse ai gjithnjë kishte kohë të ishte mes tyre. Zhurma cingëritëse e ditës kryeqytetase nuk e ndjen mungesën e vetmisë së tij. Dritat e mekura të rrugës nuk i'a shquajnë dot më profilin e përthyer teksa shuhej në terrin e kthinave. Letrat, me të cilat ladron era e këtij shkurti nuk janë dorëshkrimet që t'ia shkul shkujdesja. I ka ikur kaq papritur ditës së kryeqytetit dhe kohës së ikanakëve. Është larguar, ashtu zemërthyer duke lënë nga pas copat e një shpirti që gjallon nëpër krisje qiejsh dhe gastare çastesh. Me vdekjen e tij të heshtur dhe lamtumirën pa bujë, ajo që la ishte vetmia dhe trishtimi i fundit të një poeti.

Pas kaq vitesh, ndoshta pakkush kujtohet për të. Edhe pse sot ka më shumë që shkruajnë se sa që lexojnë, sërish atë që shkroi poezi dhe jetoi si poet do ta ketë të pamundur ta rrokë e mundshmja që lëmë pezull në boshin e asgjësë, me të cilën vrasim kohën.

E angësht është koha që kaplon ndërsa cekim ndër kujtime për të gjetur një fjalë a një mendim, një varg a një poezi. Pakkujt i beh në ëndje vetmia e tij. Ajo vetmi që përzihej në rrëmëtin e këtij qyteti, ku “dukej se e kishin sjellë përdhunshëm”.

Nuk kishte më fatkeq ndër ata që kanë rendur në kujtesën e kohës se sa ai. Megjithatë, kurrë nuk u ankua. Jetoi me dhimbjen dhe tragjiken si një marrëdhënie të vetme ekzistimi. Kësisoj u zhagit deri në atëkohjen që nuk kishte gëzim që ta gazmonte atë shpirt të shterrur nga dritat dhe ngjyrat, atë kurm të drobitur nga hekat dhe trazimi. E pakohë është e tashmja për ta ndjerë një mungim, një ikje që nuk mund të marrë gjithçka me vete. Iku edhe ai siç zgjodhën të ikin edhe shumë të tjerë, duke lënë, Frederik Rreshpjen.

Në këtë botë të rrethuar me mure, ngado me mure, të lartë e të trashë, Frederiku ndërtoi atë liri heroike si një titan nën peshën e fatit tragjik. Gufimi i zemëratës dhe trazimit, është tashmë fjala, poezia, vargu, është gjithçka përbën përpjekjen e tij prej një spartani. Si pakkush tjetër u lëshua potershëm në honin e vetmisë si në një përballje, e se ndali luftën përkundër asgjëje.

Përmes çdo akti të ndeshjes ai hyn e del me një solemnitet sfidues. Me kohën kundër dhe fatin thundër, në këtë kurm tragjik asgjë nuk reshti së provuari, së jetuari. Tashmë për të nuk kishte fushëbetejë tjetër veç asaj të jetës, më të cilën zgjodhi të ndeshej pa mësuar të sprapsej. Kësisoj, ngaherë nën qiellin kërcënues të së përditshmes që e bluante. Dhe vetmisë, vetmisë më të cilën ai jetoi. Asaj vetmie që e cyti si një zë nimfash. Ikën nga një detyresë Sizifi, për të përmbushur një tjetër. Gjithnjë duke mbajtur mbi supet tij që sa vinin e kërruseshin, atë gurë të stërmadh, të cilin nuk e lëshon derisa ta zërë përfundi. Sikur të mos mjaftohej e gjithë kjo mallkimiadë që u lëshua mbi të si mbi një heretik, edhe shëndeti u gjegj t’ia prishte ato pak orë gazmendi dhe hareje që ky vetmitar sgrapte tinëz vigjëlemit të fatit të keq. Nuk kishte vend pa lëngim dhe dhimbje në këtë shpirtë, në këtë kurm. Zemra e tij e etur për aromën e dehjes së një dashurie, sa herë që i qasej e kafshonte si natën e çerr vetëtima. Vetmia është vetanaku zotërim i këtij bohemi që përndiqet prej një lëngimit që e përgjon si kujdestari e ndëshkimit, shpagës për fajin që nuk e bëri kurrë fajtor. Ai ka kurajo ta shohë në sy këtë vetvete që mundimshëm ngjit Golgotën, të bisedojë me të, pa kërkuar as mëshirë e as pendesë. I pafaj dhe i pafat ai kacafytej me pengimin dhe mungimin për të kaluar në anën e tjetër të asaj vetvete të ëndërruar që kurrë nuk ju bë e tija. Sa kohë që hapat mundën t’i viheshin pas hapave, ai u përpoq. Përpjekja prej martiri thyen çdo normë e kanun. Ai është vetanak në gjithçka kumton jetësorja dhe eternia e krijimit. Krijimit, asaj bime që shpërtheu e u harlis në hovin e harbuar të atij shpirti që diti të mos jepej siç arriti në qiell të kërkonte dhe të gjente përmasën e lirisë dhe shpengimit. Yjet në netët e gjata të përgjimit të vetmisë llamburitin njësoj si diejt në ditët kur kjo krijesë hiqet zvarrë rrugëve të braktisura të një qyteti që mbeti i huaj për të. Megjithatë ai diç kërkon e gjen mes këtij terri e kësaj vetmie që e shenjtëroi. Rreket me po të njëjtin ngulm, jo aq për të fituar se sa për t’u hakmarrë. Bota, qyteti, miqtë, janë gjithë një interes i sipërfaqshëm, një nevojë e çasteve të arratisjes nga vetmia. Një mirëkuptim, dashamirësi dhe ngrohtësi e shtirur e mbikëqyr këtë nevojë, si një maskë të cilën ai e ka hequr dhe e ka vënë përballë dhe duke e shikuar me ëndje dhe kureshtim, pa mundur të gjejë shumëçka ndryshe.

Vitet, ditët, as orët nuk lejuan askënd të hyj në qerthullin e këtij fati që poeti Frederik Rreshpja është derdhur si një statujë në një kallëp tragjik. Përgjatë pjesës më të vetvetishme të jetës së tij si Fred, ai, flet, lufton, vuan në vetmi pa kërkuar një dorë t’i vetëtijë prekjen e beftë për të zgjuar tërbimin e atij gjaku që ka filluar që herët të mpikset. Ligjërimi i paqtë si i një apostulli, sado që gjen dëgjues, askujt nuk i drejtohet, askush nuk i kthen përgjigje, vetëm copëza bisedash pëshpëritin sa për të trazuar dekorin e ndejave kafeneve. Gjithçka që ndodh në tavolinat që notojnë në tymin e cigares është e avull, fluide, e pangjarë, veguese. Sepse ai vjen dhe shkon si një hije, e cila gjithnjë stoliset nga e njëjta veshje, një kostum që sfidon kohën, një kapele e vënë pa kujdes, një kravatë që është gjithnjë e anuar në jakën e një qafe që hollohet e hollohet, thahet e tretet.

E ashtu ishte dhe mbeti, deri në të mbramë të hapave. I tillë deri në atë vdekje që erdhi këtu e dhjetë vite të shkuara, ndoshta jo dhe aq për ta ndëshkuar se sa për ta paqtuar. Ai iku pa mundur t’i merrte atë që ai kishte krijuar për të mbetur ndër ne, si shkas ndërmëndjeje, adhurimi dhe pendimi. Ai la si testament një shpirt të skalitur me zjarr dhe dritë, atë dritë e zjarr, të cilat ndonëse nuk u bë kurrë e tijat, na i dhuroi në vargje. La një fat tragjik dhe një vetmi të përkorë, la tek ne të gjithë pak Frederik.

Ai erdhi i paftuar dhe mbeti i mirëpritur në ëndjen tonë me krijimin e tij, sublimen e tragjikes, shëmbëllimin, duke mbetur ndjenja më e thellë dhe vështrimi më i kjartë i kohës të cilën ai jetoi, i të mundshmes, i fatit pa fat.

Tags: "Ëndrra e tokës""Eranda"-1969"Në këtë qytet""Rapsodi shqiptare"-1967"Tri përralla për fëmijë""Trimi i fshatit Bardhë""Trofta hutaqe"- 1973"Zëri i largët i kasolles"- 1972Albert VatajDramënFrederik RreshpjaPoeti shkodranRomaninVetmi
Previous Post

Nora e Kelmendit, miti i vajzës malësore që u kthye në legjendë e qëndresës ndaj turqve

Next Post

Bindjet shkencore apo projekti politiko-fetar, kush e çoi Giordano Brunon të digjej i gjallë në turrën e druve?

Next Post

Bindjet shkencore apo projekti politiko-fetar, kush e çoi Giordano Brunon të digjej i gjallë në turrën e druve?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj