Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Bindjet shkencore apo projekti politiko-fetar, kush e çoi Giordano Brunon të digjej i gjallë në turrën e druve?

February 17, 2017
in Histori
355
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Xhordano BrunoAludime të shumta i rrethvijnë djegies në turrën e druve të Giordano Brunos, një fundi kaq të zakonshëm për Italinë mesjetës, dhe kaq mizorë për të sotmen, të një prej emrave më të njohur të kohës. Bindjet e tij shkencore janë argument më i populluar për shkaksinë që e çoi këtë iluminist në 7 vite burg dhe djegie në turrën e druve, më 17 shkurt të vitit 1600. Natyrisht ishte kohë vërshimesh të përbinshme. Kisha ende ndjehej e kërcënuar nga çdo shkas i cënimit të territoreve. Duhej me çdo kushte që masa e besimtarëve të mbahej përdhunshëm nën thundrën territ të mosdijes. Fraksione të ndryshme fetare shikonin tek Giordano Brunon, dhe tek të tjerë tejkalues të kufirit fetar kërcënimin e mosbindjes që cënonte autoritetin suprem. Çdokush që ndeshej, fundi i tij ishte i parathënë. Ekzekutimi me djegie në turra e druve asokohe për “heretikët” ishte një “spektakël” mizor, ku njerëzit pjesëmerrnin në kësi akte të përbinshme bindjeje dhe nënshtrimi të kishës, si një një shfaqje argëtuese.

Giordano Brunon vendoste të hiqte dorë nga jeta por jo nga e vërteta dhe bindjet e tij për t’i shërbyer një kauza që ishte më e çmuar se çdo ditë jetë që kisha do t’i jepte në këmbim të nënshtrimit. Por ai kishte lindur për të qenë një martir i shkencës dhe bindjes, një vetëmohues i të vërtetave shokuese për fenë dhe impresionuese për iluminizmin.

Ajo që shtyu këtë mendje të ndritur dhe zemër të kurajshme në këtë fund, ishte gjithçka që e shenjtëron emrin dhe e çmon veprën. Ende edhe sot pas afro pesë shekujsh kjo kurajë është më shumë një vetëflijim, është forca më e paepur e një vullneti të fuqishëm dhe një ndërgjegjeje sfiduese. Ai ishte një shenjt në botën e tij, sepse vetëm ata kanë provuar se kanë një fund sublim të tillë, siç kishte ai. Njerëzimi e ndërmendin sot më me kureshti dhe vëmendje ngase ai do të mund të kërkonte, nëse Giordano Bruno do të pranonte bënte jetën e një krijese të poshtëruar që hiqej zvarrë nën tutelën e kishës.

Më 17 shkurt 1600, u dogj në turrën e druve, pas një gjyqi të inkuizicionit, filozofi dhe matematikani italian, Giordano Bruno. Ai refuzoi të tërhiqej nga mendimet e tij që binin në kundërshti me ato të Kishës Katolike. Filozofi Giordano Bruno u dogj i gjallë në Campo de Fiori në Romë, i akuzuar për herezi. Ai kishte thënë se universi është i paskajshëm, duke sfiduar madje edhe Kopernikun sipas të cilit, Gjithësia kufizohej brenda sistemit tonë diellor (mbrapa diellit nuk kishte gjë tjetër). Për këtë arsye shumë filozofë dhe shkencëtarë e kanë quajtur dëshmor të mendimit të lirë dhe të shkencës.

***

Giordano Bruno, (Xhordano Bruno), (1548, Nola – 17 shkurt, 1600, Romë), ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian. Bruno u dogj për së gjalli në turrën e druve, pas shtatë viteve burgim, i akuzuar nga Kisha Katolike Romake dhe realizuar nga Inkuizicioni Romak për shkak të të pasurit të mendimeve të kundërta me besimin katolik. Bruno nga disa shihet si martiri i parë i shkencës.

Pikëpamjet filozofike të Brunos mbështeteshin në traditat e filozofisë antike greke e romake, si dhe në zbulimet e shkencave të natyrës e në mënyrë të veçantë në teorinë heliocentrike të N. Kopernikut.

Giordano Bruno qëndronte në pozita panteiste, ai e identifikonte Zotin me natyrën dhe mbronte tezën se natyra është e pafund. Gjithësia, thoshte ai, është një kompleks botërash të panumërta, sistemesh diellore të njëjta me sistemin tonë planetar, dhe supozonte se ato janë të populluara.

Ndryshe nga Koperniku, që e merrte diellin si qendër të palëvizshme të gjithësisë, Bruno thoshte se dielli lëviz e ndryshon pozicion kundrejt yjeve, se edhe atmosfera e Tokës lëviz bashkë me të etj.

Në veprat e veta theksoi idenë se si Toka jonë ashtu edhe trupat e tjerë qiellorë janë të përbërë prej elementëve të njëjta fizike: prej dheut, ajrit, ujit zjarrit, efirit.

Këto ide ishin një sfidë e vërtetë për dogmat e teologjisë. Kjo është arsyeja që Giordano Bruno u dogj nga Inkuizicioni në sheshin “Dei Fiori” të Romës në vitin 1600.

Mendimtari i djegur i gjallë mbi turrën e druve kishte përgatitur një projekt për paqen mes besimeve

“Nga Roma, më 19 shkurt 1600… Të enjten u dogj i gjallë mbi turrën e druve në Fushën e Luleve murgu i Shën Dominikut nga Nola, heretiku i betuar me gjuhën therëse për shkak të fjalëve që thoshte, pa pranuar t‘u vinte veshin atyre që thoshin të tjerët pas 12 vitesh dënim në burgun S. Officio, nga i cili u lirua një herë”.

Është një ndër dokumentet mjaft të rrallë të kohës që përshkruajnë në njëfarë mënyre djegien mbi turrën e druve të filozofit të madh Giordano Bruno. Mendimtari u dogj i gjallë në sheshin e quajtur “Fusha e Luleve” më 17 shkurt të vitit 1600. Në krye të Romës në atë kohë ishte Papa Klementi VIII (1592-1605), një klerik me origjinë fiorentine, mjaft i dyzuar ndaj protestantizmit.

Së pari u shqua për masa mjaft të ashpra represive mbi të gjithë ata që përqafonin idetë që kishin të bënin me ndryshimin e kishës katolike, por nga ana tjetër, falë nuhatjes së fortë politike në vitin 1558, pranoi të njihte zyrtarisht si mbret të Francës Erikun IV të Burbonëve, e bashkë me të -duhet thënë se jo pa vështirësi- edhe ediktin e Nantës, ose me fjalë të tjera ediktin që lejonte protestantizmin kalvinist në Francë.

Viti jubilar 1600 përfaqëson edhe kulmin e suksesit të tij si Papë dhe Roma e asokohe, ku u dogj i gjallë Giordano Bruno, ishte një qytet i ndritshëm, ku ngrihej madhështore kupola e Shën Pjetrit e ndërtuar nga skulptori gjenial Mikelanxhelo, një qytet ku vërshojnë papushim turma pelegrinësh, të cilët vizitojnë kishat e saj për të shtënë në dorë indulgjencat e famshme (sipas protestantëve një ndër padrejtësitë më të mëdha që bënte kisha katolike ishte pikërisht shitja e indulgjencave, falja e mëkateve kundrejt pagesës.

Për Martin Luterin, njeriu i parë që foli zyrtarisht për reformimin e kishës, falja ishte atribut vetëm i Zotit dhe jo i klerikëve të saj). Faljet e bëra gjatë këtij viti jubilar nuk preknin administrimin e përditshëm të gjyqësorit. Ekzekutimet kapitale, qoftë të kriminelëve, qoftë të heretikëve, vazhduan të kryheshin pa asnjë ndërprerje edhe gjatë jubileut. Roma e atij viti ishte një teatër ku gërshetoheshin festimet e ceremonitë fetare me turrat e druve e masat represive që ndërmerrte kisha katolike kundër reformës së kërkuar me aq forcë nga protestantët.

Ekzekutimet me vdekje në Romën e vitit 1600 ishin ngjarje më se normale, diçka që ndodhte rëndom, në mos ritual që përsëritej përditë, një eveniment ku njerëzit shkonin në të njëjtën mënyrë siç mund të shkohej për të ndjekur një shfaqje artistike.

Në burgjet e kishës, që nga gjysma e viteve 1500, heretikët e dënuar duhej t‘i nënshtroheshin aktit të famshëm të besimit të quajtur “autodafè”, ose e thënë ndryshe pranimi në publik i herezisë së tyre. Të dënuarit nxirreshin përpara turmës së sehirxhinjve me veshjet e burgut dhe recitonin një formulë ku pranonin herezitë. Vetëm pas këtij akti dhe pranimit zyrtar të gabimeve të tyre, mund të dëgjonin edhe dënimin e lëshuar nga gjykata.

Jo të gjithë ata që gjykoheshin nën akuzën e herezisë dënoheshin me vdekje (në periudhën e represionit më të egër përqindja e tyre nuk e kaloi shifrën 20%). Ata që gjykoheshin si të tillë, heretikët që nuk pranonin të pendoheshin apo ata që e përsërisnin mëkatin e herezisë ose edhe raste të tjera të rënda, u dorëzoheshin strukturave që merreshin me ekzekutimin e tyre. Në fakt, në teori kisha nuk mund të derdhte gjak; që këtu merrte jetë edhe formula hipokrite që përdoreshin për të dërguar të dënuarit në duart e xhelatëve, të cilat u përdorën edhe në rastin e Giordano Brunos: “Kështu po të lëmë në duart e imzot Guvernatorit të Romës, të pranishëm këtu, për të të dënuar mbi fajet e tua, por nga ana tjetër duke u lutur që dënimi ndaj personit tënd të mos jetë shumë i ashpër, që të mos bartë mbi vete rrezik vdekjeje apo gjymtimi…”.

Giordano Brunon, filozofi i harruar

Megjithëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në vende të huaja, u kthye në vendlindje në fund të udhëtimeve të gjata dhe gjatë gjithë aktivitetit si mendimtar shkroi 20 libra. U largua nga shkolla, nga qyteti dhe në fund dhe nga vendi për të gjetur mes të huajve atë integritet intelektual që nuk mund ta gjente në vendlindje. Është një fakt mjaft interesant që shumë pranë shekullit XVI një njeri i kufizuar nga të gjitha drejtimet prej traditës klerikale, arrin të krijojë atë që mund të quhet një vëzhgim filozofik mbi botën, në të cilën sapo kishin nisur të lulëzonin shkencat. Bruno jetoi në një periudhë kur filozofia ndahej me forcë nga shkenca.

Një ekzaminim i detajuar i trashëgimisë filozofike të Brunos zbulon një figurë mjaft komplekse të ndikuar nga prirjet e ndryshme intelektuale të kohës, në një periudhë në të cilën shkenca moderne sapo kishte nisur të shfaqej. Polemikat e tij entuziaste fituan admirimin e mendimtarëve më në zë të asaj periudhe, por njëherësh edhe mërinë e kishës katolike, autoriteti i së cilës po lëkundej fort për shkak të një serie sulmesh të kësaj natyre. Bruno lindi në Nola të Napolit në vitin 1548, në agimin e revolucionit astronomik, flamuri i të cilit mbahej nga Koperniku. Sipas tij, jo Toka, por Dielli ishte në qendër të një universi që kishte një fund dhe të gjithë planetët silleshin përreth tij. Sistemi i Kopernikut sfidonte jo vetëm pikëpamjet kozmologjike të kishës, por edhe hierarkinë e ngurtë sociale të feudalizmit. Këndvështrimet e mëparshme mbi natyrën e universit me Tokën në qendër shërbenin veç për të përforcuar rregullin e ngurtë feudal që shihte shërbyesit të vërtiteshin rreth një Pape që përbënte edhe qendrën e tyre të gravitetit. Rreziku që përmbante në vete teoria e Kopernikut kishte të bënte me faktin se në rast se cenohej pagabueshmëria e kishës, mund të sfidohej edhe pozicionimi social i njerëzve në raport me të. Kisha në atë kohë goditej fort nga të gjitha krahët. Në vitin 1517 Martin Luteri kishte gozhduar të famshmet 95 teza në derën e një kishe të Gjermanisë, të cilat denonconin praktikat e kishës katolike romane, si shpërthim i reformës protestante që përfshiu më pas gjithë Evropën. Vatikani u përgjigj me një kundërsulm të ashpër “Kundër Reforma” mbi të gjithë ata që sfidonin doktrinën katolike. Në vitin 1542 u instalua edhe inkuizicioni i shenjtë që duhej të bindte me forcë këdo të hiqte dorë nga çdo lloj doktrine që binte ndesh me ato të kishës. Bruno u shfaq në një botë ku gjërat prej kohësh ishin mjaft të trazuara. Në vitin 1573 hyri në një manastir dominikan, ku ra në sy të autoriteteve kishtare për këndvështrimet e tij mjaft liberale. Gjatë studimeve, përveç punëve të filozofëve të lashtë grekë, tregoi mjaft interes edhe ndaj mendimtarëve modernë evropianë. Në fakt, pikërisht në këtë periudhë u njoh edhe me veprën e Kopernikut, e cila la shenjë mjaft të fortë në të gjithë jetën e tij. Nga Urdhri Domenikan u shkëput në vitin 1576, pasi u zbulua që lexonte tekstet e filozofit humanist holandez Erazmus, duke arritur kështu të largohej përpara se të denoncohej nga autoritetet kishtare. Pas kësaj, për vite me radhë mrekulloi gjithë Evropën me diskutimet e tij dhe duke publikuar idetë filozofike. Pas tri vitesh qëndrimi në Itali u zhvendos në Gjenevë, e cila në atë kohë dominohej nga protestantët e udhëhequr nga Kalvini. Shumë shpejt u përfshi në një konflikt me autoritetet akademike të qytetit, pasi publikoi një pamflet ku tregohej se si një profesor filozofie kishte bërë 20 gabime në një lekturë të vetme. U burgos nga autoritetet kalviniste dhe u la i lirë vetëm pasi tërhoqi ofezën publike. 26 vite më parë kalvinistët kishin djegur të gjallë në turrën e druve Servetusin, një mjek dhe mendimtar spanjoll, pikërisht për shkak të pikëpamjeve të tij shkencore. Më pas Bruno udhëtoi në Tuluzë të Francës, ku dha mësime mbi “de Anima” të Aristotelit, si dhe shkroi një libër mbi mënyrat për të stërvitur kujtesën. Në vitin 1581 mbërriti në Paris, ku tërhoqi vëmendjen e Mbretit Henriku III, i cili kishte mbetur gojëhapur nga kujtesa e jashtëzakonshme e mendimtarit italian. Mbreti i siguroi një vend në “College de France”, pasi Brunos iu ndalua hyrja në Sorbonë nga autoritetet kishtare. Dy vite më pas u detyra të linte Francën dhe të udhëtonte drejt Anglisë, ku do të qëndronte për tri vite, të cilat do të ishin edhe më të shlyerat e më të frytshmet e gjithë jetës së tij. Aty gjeti një shoqëri mjaft të hapur ndaj ideve që vinin nga Italia, ku jetonte edhe një komunitet të dëbuarish italianë mjaft i konsiderueshëm. Shumë prej pjesëtarëve të këtij komuniteti ishin larguar nga vend-lindja për t‘u shpëtuar persekutimeve për shkak të ideve filozofike dhe teologjike mjaft të avancuara që kishin përqafuar. Bruno pati biseda të gjata me Mbretëreshën Elisabeta I, së cilës i pëlqente shumë të diskutonte mbi problemet e filozofisë në gjuhën italiane. Shumë shpejt rreth tij u mblodhën një numër i madh intelektualësh, të cilët gjithashtu përqafonin idetë e avancuara të kohës. Në Angli Bruno publikoi gjashtë libra, që të gjithë në italisht, duke përpunuar për herë të parë në tërësinë e saj të gjithë doktrinën e tij politike. Do të ishte ai i pari ndër të gjithë filozofët që do të arrinte t‘i diskutonte problemet shkencore dhe filozofike në gjuhën e vendlindjes. Por, për kishën katolike thjesht akti i publikimit në italisht përbënte një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj saj, duke qenë se sipas saj gjuha në të cilën duheshin mbajtur diskutimet intelektuale ishte latinishtja, gjë që limitonte ndjeshëm përhapjen gjerësisht të ideve. Aq frikë kishin botuesit e Brunos, sa askush nuk guxoi ta identifikonte veten në tekstet e botuara.

Tags: 1582; play)1582)1583)1584)1585)1586)1587)1588)1589)1591)1595)1612)and Figureand UnityAnimadversiones circa lampadem lullianam (Amendments regarding Lull's LanternArs reminiscendi (The Art of MemoryArticuli centum et sexaginta adversus huius tempestatis mathematicos atque Philosophos (One Hundred and Sixty Theses Against Mathematicians and PhilosophersArtificium perorandi (The Art of CommunicatingCabala del cavallo Pegaseo (Cabal of the Horse PegasusCamoeracensis Acrotismus (The Pleasure of DisputeCandelaio (The Torchbearer or The Candle BearerCantus Circaeus (The Incantation of CirceCentum et viginti articuli de natura et mundo adversus peripateticos (One Hundred and Twenty Articles on Nature and the World Against the PeripateticsDe compendiosa architectura et complento artis Lulli (A Compendium of Architecture and Lulli's ArtDe gli heroici furori (The Heroic FrenziesDe imaginumDe innumerabilibusDe l'infinito universo et mondi (On the Infinite Universe and WorldsDe la causaDe Lampade combinatoria Lulliana (The Lamp of Combinations according to LullDe monade numero et figura (On the MonadDe progressu et lampade venatoria logicorum (Progress and the Hunter's Lamp of Logical MethodsDe somni interpretatione (Dream InterpretationDe specierum scrutinio (Of Bonds in GeneralDe triplici minimo et mensura (On the Threefold Minimum and MeasureDe umbris idearum (The Shadows of IdeasDe vinculis in genere (Of Bonds in GeneralDialogi duo de Fabricii Mordentis Salernitani (Two Dialogues of Fabricii Mordentis Salernitaniet infigurabili (Of Innumerable Thingset uno (Concerning CauseExplicatio triginta sigillorum (Explanation of Thirty SealsFiguratio Aristotelici Physici auditus (Figures From Aristotle's PhysicsFrankfurtIdiota triumphans (The Triumphant IdiotimmensoLa Cena de le Ceneri (The Ash Wednesday SupperLampas triginta statuarum (The Lantern of Thirty StatuesLondonNumberOratio consolatoria (Consolation OrationOratio valedictoria (Valedictory OrationParisprincipioPrincipleSigillus sigillorum (The Seal of Sealssignorum et idearum compositione (On the Composition of ImagesSigns and IdeasSpaccio de la Bestia Trionfante (The Expulsion of the Triumphant BeastSumma terminorum metaphysicorum (Handbook of Metaphysical TermsVastness and the UnrepresentableWorks
Previous Post

Frederik Rreshpja, ndërmendja për poetin që na mësoi ç’është poezia dhe si të jetojmë si poet

Next Post

“Kështjella e medias” libri i Nikoll Lesit, dëshmon historinë e gazetës “Koha Jonë”, triumfin e fjalës së lirë në postdiktaturë

Next Post

"Kështjella e medias" libri i Nikoll Lesit, dëshmon historinë e gazetës "Koha Jonë", triumfin e fjalës së lirë në postdiktaturë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj