Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Fabio Volo: E dua babain tim, këtë burrë që akoma sot nuk arrin të më përqafojë, të më thotë: “Të dua fort”

February 6, 2017
in Impresione
96
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Jam bir i nje babai te pa lindur kurre. E kuptova duke vezhguar jeten e tij. Nga ajo qe kujtoj, nuk mbaj mend asnjehere te kem pare kenaqsine ne syte e tij, pak pelqime, mbase asnje gezim .

Kjo me ka ndaluar gjithmone ta shijoj plotesisht timen, jete. Si mundet ne fakt qe nje bir te jetoje te veten nese i ati nuk e ka jetuar te tijen ? Dikush ja del, por eshte gjithesesi e lodhshme. Eshte nje ofiçine me ndjenja faji qe punon me gjithe kapacitetin .

Babai im eshte gjashtedhjete e shtate vjeç, eshte i dobet dhe i ka floket gri. Gjithmone ka qene nje burre plot me force, nje punetor. Por tani, eshte i lodhur, i keputur, i plakur. Eshte zhgenjyer nga jeta. Kaq i zhgenjyer sa kur flet per te, shpesh perseritet. Duke e pare ne kete gjendje shkakton ne mua nje ndjesi te forte mbrojtjeje. Me frikeson, me vjen keq, do te doja te beja diçka per te, do te doja ta ndihmoja ne ndonje menyre. Dhe ndjehem keq sepse me duket se nuk bej asnjehere mjaftueshem, qe nuk jam asnjehere mjaftueshem.

Shpesh, sidomos ne vitet e fundit, e verej. E veshtroj me vemendje dhe zakonisht perfundon qe mallengjehem pa nje arsye te vlefshme, perveç atij lemshi te brendshem qe ndjej qe prej gjithmone dhe qe me mban te lidhur me te. Kemi pasur nje marredhenie te veshtire dhe e jona eshte ajo lloj dashurie qe vetem ai qe ka pasur kurajon per tu urryer qe mund ta njohe. Ajo dashuri e vertete, e fituar, e djersitur, e kerkuar, e luftuar per te. Per te mesuar qe ta dua me eshte dashur te bej xhiron e botes. Dhe sa me shume largohesha prej tij, me shume ne te vertete po afrohesha me te. Bota eshte rrumbullake .

Ka qene nje periudhe e gjate ne te cilen nuk kemi folur. Dhe te mos flasesh me nje prind do te thote te kesh gjunjet e dobet, do te thote te kesh nevoje papritur te ulesh per nje çast. Jo sepse te merren mendet, por sepse te dhemb stomaku. Babai im ka qene gjithmone dhimbja ime e barkut. Per kete fillova ta dua vertete vetem pasi arrita te vjell te gjithe zemerimin tim, urrejtjen time dhe dhimbjen time, meqenese shume nga keto ndjesi mbanin emrin e tij .

Kur isha i vogel doja te luaja me te, por puna e tij e çonte perhere larg. E mbaj mend mbi te gjitha ne dy situata : kur behej gati per te shkuar ne pune, ose kur pushonte i rraskapitur nga puna. Ne çdo rast duhej te prisja : une per te vija gjithmone me pas .

Babai im gjithmone me ka ikur, dhe akoma sot eshte keshtu. Me pare e merrte tutje puna, tani dalengadale po ma merr koha, nje kundershtare me te cilen nuk mund te krahasohem, me te cilen nuk mund te konkuroj. Per kete, tani, jetoj te njejten ndjesi pamundesie qe perjetoja femije .

Sidomos ne vitet e fundit, çdo here qe e shoh e kuptoj qe eshte gjithmone e me shume i plakur, dhe ngadale, dite pas dite, e ndjej se me rreshket nga duart. Dhe tashme nuk me mbetet gje tjeter vetem te shtrengoj fort majat e gishtave te tij.

Ne moshen tridhjete e shtate vjeçare, duke e pare kete burre te palindur kurre, me vjen ne mendje fraza qe Marlon Brando e kishte ngjitur ne dhome :"Nuk je duke jetuar nese nuk e di qe po jeton". Akoma sot pyes veten çfare mund te bej per te. Edhe pse sot e shoh te brishte, te pambrojtur, te plakur, edhe pse tashme dukem me i forte se ai, ne realitet e di qe nuk eshte keshtu. Eshte gjithmone me i forte se une. Gjithmone ka qene. Sepse atij i mjafton nje fjale qe te me lendoje. Perkundrazi, edhe me pak se aq : nje fjale e pathene, nje heshtje, nje frike. Nje shikim i hedhur menjane, une mund te çirrem e te shkundem per ore, te kaloj ne te shara, ndersa atij per te me shtrire ne toke i mjafton nje shtremberim, i bere me cepin e buzes .

Nese ne jeten prej te rrituri ai ka qene dhimbja e barkut tim, si femije ishte perdredhja ime e qafes. Sepse beja gjithmone çdo gje me koken e kthyer nga ai, drejt nje shikimi te tij, nje fjale te tij, nje pergjigjeje te thjeshte. Por reagimi i tij ishte me nxitim : nje krehje e shkurter flokesh, nje kapje e lehte faqeje, vizatimi qe kisha bere per te, qe e vendoste shpejt ne faqe te dollapit. Nuk mund te me jepte asgje me shume sepse jo vetem babai im nuk i ka kuptuar ndonjehere dhimbjet e mia, nevojat e mia dhe deshirat e mia, por nuk ka kuptuar as te vetat. Nuk ka qene kurre i mesuar te shprehe ndjenjat, t'i marre ne konsiderate. Per kete them qe nuk ka jetuar vertete ndonjehere. Sepse eshte shmangur menjane .

Mbase per kete arsye edhe une me trashesi nuk e kam pare kurre si nje njeri qe mund te kishte deshira, frikera, endrra. Perkundrazi, jam rritur pa menduar qe ishte nje person : ishte thjesht babai im, sikur ky fakt ta perjashtonte se ishte si gjithe te tjeret. Vetem duke u bere i madh dhe duke harruar per nje çast qe isha biri i tij kuptova si eshte realisht, dhe e njoha. Do te kisha dashur te isha i madh qysh ne vegjeli per te folur me te si burri me burrin, keshtu mbase do te kishim mundur te gjenim nje zgjidhje per problemet tona, nje rruge te ndryshme per ta pershkuar sebashku. Ndersa, tani qe kam kuptuar shume gjera mbi te, kam ndjesine qe kam arritur vone. Qe kam pak kohe .

Tani, ndersa e veshtroj, kam sigurine e plote qe di gjera per tim ate qe as ai nuk i dyshon. Kam mesuar te shikoj dhe te kuptoj ate qe fsheh brenda dhe qe nuk eshte ne gjendje te nxjerre jashte vetes .

Ketij burri per vite i kam kerkuar dashuri ne menyre te gabuar. Kerkova tek ai ate qe nuk ishte. Nuk shihja, nuk kuptoja, dhe tani paksa me vjen turp. Dashuria qe me jepte ishte e fshehur ne sakrificat e tij, ne kufizimet, ne oret e pafundme te punes dhe ne zgjedhjen per tu ngarkuar me te gjitha pergjegjesite. Po ta shikoje mire nuk ishte as zgjedhje, mbase ajo ishte jeta qe te gjithe kishin bere para tij .

Babai im eshte bir i nje gjenerate qe ka marre mesime te qarta dhe esenciale : te martohesh, te besh femije, te punosh per familjen. Nuk kishte argumenta te ndryshme nga keto per t'i bere pyetje vetes, vetem role te percaktuara me pare. Eshte njesoj sikur te ishte martuar dhe te kishte bere nje bir pa e pas deshiruar asnjehere vertete. Jam bir i nje burri qe ka qene thirrur nga jeta nen arme, per te luftuar nje lufte private : jo per te shpetuar nje komb por per te shpetuar familjen e tij. Nje lufte e bere jo per te fituar, po per te dale llogaria, per te mbijetuar. Per te vazhduar perpara .

E dua babain tim. E dua me gjithe qenien time. E dua kete burre qe kur isha i vogel nuk e dinte asnjehere sa vjeç isha.

E dua kete burre qe akoma sot nuk arrin te me perqafoje, qe akoma sot nuk arrin te me thote :" te dua fort"

Ne kete jemi te njejte. Kam mesuar prej tij. As une nuk arrij ta bej kete .

 

Shkeputur nga libri "Koha qe do te doja" – Fabio Volo.

Cili është Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti, (lindur më 23 qershor 1972) është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Fabio Bonetti lindi në Itali më 23 qershor 1972. Pasi mbaroi shkollën e mesme dhe kishte përfunduar disa punë të zakonshme, në 1996 ai u shndërrua në një figurë të shquar në Radion Capital, një stacion radioje italiane. 

Tags: "Koha qe do te doja"AktordubluesFabio BonettiFabio Voloprezantues radioje dhe televizioni dhe skenaristshkrimtar italian
Previous Post

Kadri Roshi, fikja e atij zjarri që ngrohu shpirtin e gjeneratave të dehur nga ëndja për artin skenik

Next Post

Këshilla për të sfiduar një botë kaosi, trishtimin, zhgënjimi dhe pasigurinë që sundon të sotmen

Next Post

Këshilla për të sfiduar një botë kaosi, trishtimin, zhgënjimi dhe pasigurinë që sundon të sotmen

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj