Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

Morali, etika dhe drejtpeshimi mes trupit dhe zemrës, shkreptima yjësishë mendimi nga Fethullah Gylen

January 27, 2017
in Urtësi
118
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Të jesh i ditur është tjetër, të jesh njeri, tjetër! Duke hyrë me diturinë e vet nën urdhrin e njerëzimit, dijetari shpëton nga hamallëku i kujtesës dhe arrin të bëhet një njeri i lartë në atë masë që, me moralin dhe virtytshmërinë e vet, ta përfaqësojë diturinë e vet. Në të kundërt, s'ka ndonjë ndryshim prej një të mjeri që e ka çuar jetën kot. Fundja, vetëm morali dhe virtyti janë ato që e bëjnë injorancën-hekur të çmuar e të dobishëm si floriri!..

***

"Morali dhe etika"

Edhe sikur të të kenë gënjyer, ti kurrë mos gënje njeri! Veçanërisht kurrë mos u ndaj nga besnikëria dhe orientimi i drejtë që janë një virtyt i lartë, edhe nëse, disa herë, mund të të shkaktojnë humbje!..

***

Në ditët tona, morali, më në fund, nuk kuptohet, ashtu siç e kuptonin të parët, një tërësi virtytesh. Njeriu i ditëve të sotme kërkon ta kuptojë atë më shumë në formën e etikës dhe edukatës shoqërore. Eh, sikur ta shihnim moralin te çdo njeri qoftë edhe në këtë formë!..

***

Morali përmban një sërë parimesh të larta lidhur me sjelljet e njeriut, të cilat, që të gjitha, burojnë prej nivelit të lartë shpirtëror. Duke u mbështetur në këtë mund të themi se personat që nuk kanë siguruar afinitetin e duhur me shpirtin e vet, është mjaft e vështirë t'i përfaqësojnë rregullat morale për një kohë të gjatë…

***

Më parë thuhej se "morali mbeti në libra". Tani, se "mbeti në librat e vjetër!" Edhe kështu në qoftë, sado "të reja" të flijohen për këtë gjë që kërkohet të vjetërohet, e vlen!..

***

Flijimi i interesit tënd për interesin e tjetrit është shpirtmadhësi dhe trimëri! Ata që bëjnë për herë punë të mira e të dobishme pa pritur ndonjë interes si shpërblim, kur të përballen papritmas me të gjitha veprat e mira e të dobishme që kanë kryer, do të derdhin buzëqeshje me habi dhe mahnitje mbi fatin e vet!..

"Drejtpeshimi mes trupit dhe zemrës"

Jeta e vërtetë është jeta e bërë në nivelin ndiesor. Njeriu që ekziston me botën e tij ndiesore, duke i parë të shkuarën e të ardhmen si dy fytyra të një të vetmeje, kthehet e bëhet një qenie mbikohore. Një shpirt i tillë nuk ndrydhet as me dhimbjet e së shkuarës, as me frikërat e së ardhmes. Sa për ata që nuk kanë mundur ta gjejnë dot veten në botën e vet ndiesore, e jetojnë jetën e vet mëngjarashe të kredhur në pesimizëm. Në shikimin e të tillëve, e shkuara është një varrezë e frikshme, kurse e ardhmja, një humnerë që s'i duket fundi. Keq të vdesin e keq të rrojnë…

***

Lidhja e njeriut me një të shkuar të gjatë dhe me një të ardhme që s'di të mbarojë, varet vetëm nga njohja e gradës jetësore të shpirtit e zemrës. Shpirtrat fatbardhë që çojnë një jetë në këtë nivel e që e kuptojnë atë, të shkuarën e shohin në formën e çadrave e të froneve të etërve tanë, kurse të ardhmen, në formën e rrugëve që zgjaten për në bahçet parajsore dhe ikin të lumtur nga vendbanimi i kësaj bote që e lidhën me botën e vet ndiesore. Kurse fatkeqët që nuk munden ta përjetojnë jetën në këto përmasa, jeta që jetojnë u është më e keqe se vdekja, po ashtu edhe vdekja, krejt një skëterrë errësirë mbi errësirë…

***

Mes jetës së brendshme dhe sjelljeve e veprimeve të individit ekziston një marrëdhënie reciproke mbështetëse, rregulluese e maturuese. Këtë, si kundërvënie ndaj rrethit vicioz, mund ta emërtojmë "rreth i hapur". Sipas kësaj, ashtu siç do të ndodhë që sjelljet e njeriut si vendosmëria, këmbëngulja, qëndresa, duke u reflektuar në botën e brendshme të tij, ta ndriçojnë atë, do të ndodhë edhe që ndriçimi i ndërgjegjes, duke ia nxitur vendosmërinë dhe vullnetin, t'i tregojë atij horizonte edhe më të larta…

***

Fatmirët të cilët, me sjelljet e tyre, ndodhen nën urdhrin e shpirtit, marrin udhë gjithmonë drejt pëlqimit të Krijuesit, drejt virtytit dhe njerëzores; busullat e tyre shënojnë gjithmonë të njëjtën pikë orientuese, po ashtu edhe kahjet e lëvizjeve të tyre. Edhe nëse rrallë u ndodh ndonjë shmangie, me një pendesë të sinqertë e me një rënkim të thellë i tretin në shpirt mëkatet që ua rrethojnë zemrën dhe vazhdojnë në rrugën e vet…

***

Të lumturit, të cilët i çojnë në vend me një korrektesë të jashtëzakonshme e gjer në hollësitë më të imta të gjitha detyrimet e tyre, krahas rregullit, harmonisë dhe dashurisë për detyrën në botën e tyre të jashtme, e jetojnë edhe botën e tyre të brendshme dhe, duke marrë flatra disa herë në ditë, arrijnë në botën e engjëjve…

***

Një botëkuptim i cili duke u zjerë dhe ngjizur me shekuj me idenë e pafundësisë, na pati tharmuar në zemra ashkun për pavdekësinë, me kohë ia la vendin prirjes për formula të pashpirt dhe një botëkuptimi mistik68 që sillte me vete drogimin e mendjeve. Dje e sot, këto mendime të mbrapshta që i njëvlerësojnë rrezet ndriçuese të zbulesës hyjnore me frymëzimet e tyre sa xixat e xixëllonjave, duke fryrë mjegull e tym në rrugën tonë të ndriçuar, janë kah e errësojnë qiellin e njeriut tonë!

***

Pas të gjitha këtyre, njeriun e së vërtetës mund ta kornizojmë, sipas nesh, kështu: Për nga aspekti material, ai është një trup i bërë çelik saqë t'i vërë gjoksin çdo lloj fatkeqësie; për nga aspekti ideor, është një kokë konstruktive që e zien dhe e përzien deklaratën hyjnore me botëkuptimin e arritur nga shekulli dhe, ashtu si një kimist mjeshtër, arrin çdo çast në sinteza të reja; për nga aftësitë shpirtërore dhe ndiesore, është një shpirt i fërguar, i pjekur e i formësuar prej shekujsh në potën e Mevlanave e të Junusëve; më në fund, është një zemër e formuar që i beson filozofisë, "të jesh një njeri mes njerëzish" dhe një sakrifikant i cili, për hir të lumturisë së të tjerëve, ka harruar kënaqësitë e veta!..

Tags: " Morali dhe etika""Drejtpeshimi mes trupit dhe zemrës"Besimi dhe mendimi pozitivFethullah GylenFilozofia dhe komunikimiSfida e fjales ne nje bote veprash
Previous Post

Etërit e traditës së pikturës shqiptare, korifenjt e manifestimit të vlerave estetike në artin tonë të tablosë

Next Post

Oscar Wilde, predikimi i një “demoni” për vlerat dhe kontributet estetike të artistit

Next Post

Oscar Wilde, predikimi i një "demoni" për vlerat dhe kontributet estetike të artistit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj