Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Bashkëbisedimi, cilat janë shprehjet që duhet t’i shmangni me çdo kusht, dhe pse?

January 20, 2017
in Psikologji, Slider
104
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gjithmonë je në kohë për të vlerësuar vetveten, edhe nëse kjo kërkon një angazhim të shtuar të mënyrës së bashkëbisedimit. Hiret e tua nuk ti garanton vetëm bukuria, por edhe ajo që thua. Fati yt nuk është shkruar në një libër që ndodhet diku në një altar qiellor, ka faqe të cilat i shkruan fjala jote. Proverbi: "Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen" është një maksimë, e cila lejon një perimetër të gjerë trajtimi dhe deshifrimi. Por ajo që përçon ky përkufizim në tërësinë e vet është një nevoja që na detyron që të flasim pasi kemi menduar atë që do të themi, me fjalë të tjera, "të mos na dalë gjuha para mendjes". Sa herë kemi dëgjuar, "e pësoi për një fjalë goje", ose eufemizmi, "gjithçka ndodhi për një dryn", pra më mirë të kisha heshtur se sa thash fjalën e papërshtatshme, apo u nxitova në atë që thash. Ky detyrim për "ta vënë gjuhën nën fre", nuk është dhe aq nevojë, që ajo që themi të mos na shndrrohet në ndëshkim, por ajo që kemi nxjerrë nga goja, të mos na tregojë menjëherë se sa vlejmë. "Kur nuk ke se çfarë të thuash, më mirë është të heshtësh", sepse ti je një krijesë që mendon dhe duhet të jetë mendimi ai që të shtyt drejt një veprimi dhe jo e kundërta. Nëse jemi viktima të një kohe, e cila nuk na ka lejuar të mendojmë, ne nuk mund të i'a lejojmë vetes të mbetemi skllevër të këtij nënshtrimi, sikundër liria nuk duhet kuptuar si një shkas për të shndërruar gjuhën në një shpërdorues të interesave dhe integritetit tonë personal. Fol, por dije se çfarë po thua. Ne jemi qenie sociale dhe komunikimi është një ndër mekanizmat thelbësor të funksionimit të kësaj marrëdhënie. Megjithatë, kjo është një sfidë dhe si e tillë ajo kërkon heroiken në vullnetin tënd përfshirës në këtë pozicionim të vetvetes në kontakt me të tjerët. Edhe pse ne pretendojmë se i dimë të gjitha dhe asgjë nuk ka mbetur të mësojmë sot, ky tekst do të na njohë me atë mosdije mospranuese prej nesh.

Është më mirë mos t’i thuash. Duke heshtur do kishe arritur të njëjtën gjë: asgjë. Sepse ato ulin vlerën e të tregojnë më të dobët, të pasigurt e i mbështjellin idetë e tua me një mantel të grisur që ngjall përbuzje. Ja ku është kthesa! Nis të ecësh në rrugë të mbarë e do ndjesh rëndësinë tënde sepse atë e ke përbuzur vetë

Më fal që po të bezdisim, por po mendonim se mos ndoshta jeni të interesuara të lexonit rreth ca fjalëve që ne gratë themi kur kemi ndër mend të flasim. Është forma e të shprehurit që, si të thuash, na i ul vlerat, pa e kuptuar as vetë. E kupton çfarë duam të themi? Ufa, dëgjo, ndoshta kjo është një ide e çmendur. Ne thjesht sa e menduam. Por ti je e lirë, nuk e di, të mos e lexosh fare po të duash. Në rregull?

Ok, ok! Mos u tremb! Mos e lër pa e lexuar artikullin, se autorët të duken se nuk kanë siguri as vetë në atë që thonë. Kjo ishte për ta bërë më të qartë si flasin shumë femra: shumë fjalë të tepërta për të shprehur një ide, të kërkuarit falje, pa bërë asnjë gabim, dhjetëra “ndoshta”, e “më duket” për të shprehur mendimin e tyre.

Ndodh dhe me ty? Atëherë lexoje artikullin që vë në dukje si ua ul vlerën mendimeve të tua me anë të disa shprehjeve që nuk të ndihmojnë, përkundrazi!  Të tjerët mendojnë se nuk po thua kush e di çfarë, ti nga kjo nis ta mendosh dhe vetë se mendimet e tua nuk vlejnë. Është një reaksion zinxhir i vërtetë. Por mund të shpëtosh nga ai. Mëso si të mënjanosh nga fjalori ato fjalë që e zbehin vlerën e fjalëve të tjera. Kështu, pa këto fjalë, ajo çfarë ke në mendje do shprehet me siguri e vendosmëri e të gjithë do nisin ta marrin parasysh! Ja shprehjet që duhet t’u vësh kryq:

 “Kjo ndoshta është një budallallëk, por…”

Shmange këtë frazë kaq mohuese të ngjashme me këto të tjerat: “Nuk e di në ia vlen të përmendet…” dhe “Them se nuk do funksionojë , por…” Përse duhet të përcaktosh fatin e keq të ideve të tua, para se ato të dalin nga goja? “Kur vajzat janë duke u rritur, mendojnë se nuk do pëlqehen nga vajzat e tjera po të mbahen si më të mira ose të hiqen sikur idetë e tyre janë më të mira se të të tjerëve” , shprehen studiuesit e psikologjisë së gjuhës. “Ato mësohen se është një vlerë sociale t’i nënvlerësojnë idetë e tyre”. 

Zhvendosemi në moshën e rritur: Ti ulesh në tavolinë me një grup njerëzish te të cilët do të bësh përshtypje të mirë dhe në mënyrë të pandërgjegjshme ti i bën si me ndrojtje sugjerimet e tua. Ja fraza jote e parë që të hysh në bisedë: “Unë nuk jam specialiste, dhe ndoshta këtë e kanë menduar të gjithë, përveç meje, por çfarë thoni sikur…?” Më e keqja është kur të tjerët nuk tregojnë interes sepse ti vetë i ke zhvlerësuar komentet e tua. Mund të ndodhë që një mashkull aty të ofrojë të njëjtën ide në një formë jo vetë-përçmuese e të tjerët të thonë: “Uau kjo është një ide e madhe”!

Në vend që të ngatërrohesh me idetë e tua, jepu atyre një prezantim të thjeshtë neutral si: “Unë kam një ide”, “Sipas mendimit tim”. Ti nuk ke pse e “shet” një ide si tënden kur nuk është e jotja, por nuk ke arsye as për ta çuar dëm.

“Më fal!”  “Ua më vjen keq”! “Më fal, e kam fajin unë”! 

Femrat duket se janë gjithmonë të superngarkuara me arsye për të kërkuar falje: Ne kërkojmë ndjesë kur nuk jemi të sigurta në kemi dëgjuar saktë dikë ose kur humbasim fillin e mendimit. Ne kërkojmë falje për rrëmujën në shtëpi kur dikush vjen papritur (sikur të ishim të detyruara ta mbanim shtëpinë të rregullt për ata). Ne edhe në butik i themi “më fal” një klienteje tjetër kur nxjerrim një këmishë nga varëset po të mendojmë se ajo ia kishte vënë sytë.  

“Duke u treguar kaq shumë të sjellshme duket se e pranojmë që e  kemi gabim dhe i trembemi mendimit të të tjerëve”, thonë specialistët e komunikimit . Ata i këshillojnë femrat që edhe kur nuk e kanë dëgjuar eprorin të zëvendësojnë: “Më falni nuk ju dëgjova” me “Mund ta përsërisni ju lutem?”. Gjithashtu ata urdhërojnë të zëvendësohet “Më falni për rrëmujën” me këtë të çkompleksuarën: “Urdhëroni brenda”! “Edhe “ju kërkoj ndjesë” është më mirë se “më fal”. Të paktën e para është aktive; “më fal” është një fjalë përulësisht pasive”.

E thonë aq shpesh shumë femra në punë “më fal”, sa mund ta përsërisin edhe ndaj ushqimeve kur u bien nga duart në supermarket.

Unë mendoj

"Unë mendoj se mund ta menaxhoj këtë projekt." "Unë mendoj se mund t’ju ndihmoj." "Unë mendoj se jam një kuzhiniere goxha e mirë."  Specialistët e gjuhës e quajnë këtë shprehje “gardh mbrojtës”. Me vetëdije ose jo, ti mbështetesh te “unë mendoj” për të mbrojtur idetë e tua. Por në të vërtetë, ti thjesht ke pohuar që mund të mos jesh e aftë për detyrën (për të përfunduar projektin, për ndihmën, apo përgatitjen e një dreke të shijshme). Përfundimi: Disa do mërziten me ty që asnjëherë s’e vlerëson veten. Disa të tjerë nuk do ju dëgjojnë aspak sepse “unë mendoj” është një parashtesë e panevojshme e fjalisë (sigurisht që ti e mendon mendimin tënd).

“Është e thjeshtë të thuash “unë mendoj” , sidomos kur ndihesh e ndrojtur", thonë studiuesit në fushën e komunikimit. Por mos harro, nuk pret njeri që ti të jesh specialste në gjithçka. Kështu ke të drejtë të pyesësh ose të bësh komente pa u ndjerë keq. “Kam nevojë për më shumë informacion”, këshillohet të përdoret si e kundërta e të ndrojturës “Unë mendoj se kam nevojë për më shumë informacion”.

 “Një si lloj”, “Një farë”

Po shkon të marrësh pakon që të ka sjellë një i afërt. Mungon diçka që ai ta ka përmendur. Ti e pyet të panjohurin që i ka sjellë: “Mos kishte një si punë çante?”. Këto ju mbrojnë nga  përplasja, por sa më shumë i përdor aq më shumë humbet kuptimin ajo që po thua. Shmangi dhe do kuptosh se: 1 ballafaqimi që i trembesh nuk është aq stresant sa mendon dhe 2 është një lehtësim të ndalosh së e fshehuri çfarë do të theksosh vërtet.

E beson apo jo, edhe vetë specialistët e pranojnë se ndonjëherë i përdorin ato. “E dëgjoj veten duke thënë, ‘është një si’…pastaj ndaloj, qesh dhe them, ‘jo është një si, është.’”

 “Thjesht”

Në rast se ju pyesin se me çfarë merreni ju përgjigjeni: “Jam thjesht një nënë shtëpiake” (sikur rritja e fëmijëve të ishte diçka e rëndomtë) ose “thjesht sekretare”. Madje dhe kur ju pyesin “edhe ju jeni mjeke”? ti mund të përgjigjesh “jo jam thjesht mësuese”.

Ja zgjidhja: mos e përdor “thjesht” për të përshkruar veten dhe jetën tënde. Porosit në kafen e punës “të zakonshmen”, jo “thjesht të zakonshmen” . Dhe kur dikush ju pyet se me çfarë merreni, përgjigjuni “jam nënë shtëpiake” ose çfarëdo tjetër.

Një e mirë më shumë: po të mos e zvogëlosh rolin apo rëndësinë tënde, ai që po flet me ty do bëjë më shumë pyetje sepse ajo që ti bën do i ngjajë e ngjashme për nga rëndësia me atë që bën dhe ai, e në fakt është.

Përgjigjja me pyetje

Kur do të kërkosh diçka mos e formo fjalinë si pyetëse. Për shembull dados mund t’i kërkoni me mirësjellje orën kur ajo duhet të vijë dhe jo t’i thoni “do vish në orën pesë?”. Ose kur ju pyesin në një intervistë pune “sa mendoni se duhet të paguheni?” përgjigjeni “x mijë lekë?” . Kjo nuk do t’i bënte ata të besonin se vërtet kërkon aq, por thjesht guxon ta shpresosh. Një përgjigje e prerë po që do i vinte të mendoheshin seriozisht.

Lamtumirë fjalë të kota

Nis ta vlerësosh veten. Ndiq këtë plan për të shmangur fjalët që i bëjnë dëm figurës tënde dhe përdor ato që shfaqin pushtet.

1. Fokusohu në një fjalë ose shprehje në një periudhë kohe.

2. Shpenzo disa ditë për të vënë re kur, me kë e përdor. Ndoshta e bën me eprorët apo kolegët. Më pas, mund ta parapërgatisësh veten çfarë nuk do të thuash dhe çfarë do thuash në vend të saj.

3. Tregojua synimin dy ose tre mikeshave. Mund të zbulosh se ato kanë të njëjtin shqetësim; pastaj kjo do ju fusë në garë.

4. Kërkoji ndonjërës që të ta vërë në dukje kur e përdor (një vetull e ngritur, një e rrahur shpatullash apo fjalë). Kjo do rrisë kujdesin tuaj për t’u ruajtur nga ai zakon.

5. Shkruaj në axhendë me të mëdha “ja, cila është ideja ime, që ta thuash në vend të “jam e sigurt se kjo nuk vlen, por…."

6. Kujto: 1. t’i përdorësh fjalët ose shprehjet me tërë forcën e tyre, pa i zbutur, 2. t’i shprehësh mendimet në mënyrën që dëshiron. Kështu do t’i stërvitësh veshët dhe do mësosh zakonet e reja të të  folurit.

7. Përsërit -me zë të lartë: “Unë dua të mos them më … sepse nuk dua që njerëzit të mos m’i kuptojnë ose keqkuptojnë mendimet”.

Tags: Albert VatajArti i te foluritBashkebisedimiFjale te artaMaksima te vyeraMendimiNormat e komunikimitPsikologjiShoqeria e emancipuar
Previous Post

Paul Cezanne, karakteristika e pangjashme e penelatës së mjeshtrit të post-impresionizmit

Next Post

Pashko Gjeçi, sfida e heshtur e një uragani, shqipëruesit të monumenteve të letërsisë

Next Post

Pashko Gjeçi, sfida e heshtur e një uragani, shqipëruesit të monumenteve të letërsisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj