Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

​Papa Françesku: Të dashur të rinj … ju mund të ndërtoni një botë më të mirë

January 13, 2017
in Forum
54
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Papa Françesku i ka nisur një letër të rinjve në të gjithë botën. Duke vënë re krizën që po kalon shoqëria njerëzore, Ati i Shenjtë i është drejtuar të rinjve, duke parë tek ta shpresën për një të ardhme në paq dhe prosperitet. Më poshtë letra e plotë e Papa Françeskut.

“Të dashur të rinj,*

jam i gëzuar t’ju kumtoj se në tetor të vitit 2018 do të kremtohet Sinodi i Ipeshkëvinjve rreth temës: “Të rinjtë, besimi dhe shoshitja për thirrjen”. Kam dashur që ju të jeni në qendër të vëmendjes, sepse ju mbaj në zemër. Pikërisht sot paraqitet dokumenti përgatitës që j’ua besoj juve si një “busull” përgjatë këtij rrugëtimi. Më vijnë ndër mend fjalët që Hyji i drejtoi Abrahamit: “Ik prej tokës tënde, prej fisit tënd dhe nga shtëpia e atit tënd, drejt një toke që unë do të tregoj” (Zan 12,1). Këto fjalë sot ju drejtohen edhe juve: janë fjalë të një Ati që ju fton të “dilni” për t’u hedhur drejt një të ardhme të panjohur, por mbartëse e arritjeve të sigurta, drejt të cilave Ai vetë ju shoqëron. Ju ftoj të dëgjoni zërin e Hyjit që kumbon në zemrat tuaja nëpërmjet frymës së Shpirtit Shenjtë.

Kur Hyji i tha Abrahamit: “Shko…” çfarë donte t’i thonte? Sigurisht, jo që të ikte prej të afërmve të tij apo prej botës. Ftesa e tij qe e fortë, një thirrje, në mënyrë që të linte gjithçka e të shkonte drejt një toke të re. Cila është për ne sot kjo tokë e re veçse një shoqëri më e drejtë dhe më vëllazërore që ju e dëshironi aq thellësisht e që doni ta ndërtoni deri në skajet e botës?

Por, fatkeqësisht sot ajo “shko” merr edhe një domethënie tjetër. Merr kuptimin e papërgjegjësisë, padrejtësisë dhe luftës. Shumë të rinj janë të nënshtruar ndaj kërcënimit të dhunës dhe janë të detyruar të ikin nga vendi i tyre i lindjes. Britma e tyre shkon deri lart te Hyji, sikurse britma e Izraelit skllav i shtypjes së Faraonit (krh Dal 2,23). Dëshiroj gjithashtu t’ju kujtoj fjalët që Jezusi një ditë ua drejtoi nxënësve të cilët i pyesnin: “Rabbi […] ku banon?”. Ai u përgjigj: “Ejani e shikoni” (Gjn 1,38-39). Edhe juve Jezusi ju drejton shikimin e tij dhe ju grish të shkoni pranë tij. Të dashur të rinj, a e keni takuar këtë shikim? A e keni dëgjuar këtë zë? A e keni ndjerë këtë shtytje për të nisur rrugëtimin? Jam i sigurt se, megjithë zhurmën dhe hutimin që duket se mbretërojnë në botë, kjo thirrje vazhdon të kumbojë në shpirtin tuaj për t’ju hapur gëzimit të plotë. Kjo do të jetë e mundur vetëm në atë masë në të cilën edhe nëpërmjet një shoqërimi, me anë të udhëheqësve të përgatitur, do të dini të ndërmerrni një rrugëtim shoshitjeje për të zbuluar planin e Hyjit për jetën tuaj. Edhe atëherë kur rrugëtimi juaj të jetë i shënjuar nga brishtësia dhe rënia, Hyji i pasur me mëshirë e shtrin dorën e tij për t’ju ngritur sërish.

Në Krakovë, me rastin e hapjes së Ditës Botërore të Rinisë, ju pyeta më shumë se një herë: “A mund të ndryshohen gjërat?”. Dhe ju klithët së bashku një “Po!!” të fuqishme. Ajo klithje lind nga zemra juaj e re që nuk e duron dot padrejtësinë dhe nuk mund t’i përulet një kulture përjashtimi, as nuk mund t’i nënshtrohet globalizimit të indiferencës. Dëgjojeni atë klithje që vjen nga brendia juaj! Edhe kur ndjeni, ashtu sikurse profeti Jeremia, pa përvojën e moshës tuaj të re, Hyji ju inkurajon të shkoni, atje ku ai ju dërgon: “Mos ki frikë […], sepse unë jam me ty për të t’mbrojtur” (Jer 1,8).

Një botë më e mirë ndërtohet edhe falë jush, falë dëshirës tuaj për të ndryshuar dhe falë bujarisë tuaj. Mos kini frikë të dëgjoni Shpirtin që ju sugjeron zgjedhje të guximshme, mos ngurroni kur ndërgjegjja ju kërkon të rrezikoni për të ndjekur Mësuesin. Edhe Kisha dëshiron të vihet në dëgjim të zërit tuaj, të ndjeshmërisë tuaj, të besimit tuaj; përderisa edhe të dyshimeve tuaja e kritikave tuaja. Bëjeni të dëgjohet klithja juaj, lëreni të kumbojë në bashkësitë dhe t’u mbërrijë barinjve. Shën Benedikti i porosiste abatët të këshilloheshin edhe me të rinjtë përpara çdolloj zgjedhje të rëndësishme, sepse “shpesh, pikërisht më të riut Zoti i shfaq zgjidhjen më të mirë” (Rregulla e Shën Benediktit III,3).

Kështu pra, edhe nëpërmjet ecjes së këtij Sinodi, unë dhe vëllezërit e mi Ipeshkëvinj duam të bëhemi akoma më shumë “bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj” (2 Kor 1,24). Ju besoj te Maria e Nazaretit, një e re si ju, të cilës Hyji i drejtoi shikimin e Tij plot dashuri, që t’ju marrë përdore dhe t’ju udhëheqë drejtë gëzimit të një “Ja ku jam!” të plotë e me bujari (krh Lk 1,38)

Me dashuri atërore,

Françesku

Nga Vatikani më 13 Janar 2017

* Letër e Papës drejtuar të rinjve me rastin e paraqitjes së Dokumentit përgatitës të Asamblesë XV të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkëvinjve

Tags: Asamblesë XV të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të IpeshkëvinjveAti i ShenjteLetra e PapesPapa FrançeskuVatikani
Previous Post

Jeta e çrregullt e Xhejms Xhojsit dhe odiseja me 35 mjekë e një pacienti refuzues

Next Post

Letër Albit, 6-vjeçarit që zgjodhi të bëhej engjëll

Next Post

Letër Albit, 6-vjeçarit që zgjodhi të bëhej engjëll

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

May 30, 2025
Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

May 30, 2025
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

May 29, 2025
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj