Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kritikë

Zanafilla dhe subjekti i romaneve më të famshëm erotike, trilleve dhe historive që kanë lindur dhe përçohen si dalldisje

January 11, 2017
in Kritikë
81
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Romanet shpesh janë interpretuar në mënyra që vlejnë për t’u diskutuar, sidomos aktet seksuale, sa delikate aq edhe të gjalla me gjithë argëtimin, erotizmin dhe ndonjëherë edhe shqetësimin e brendshëm të përshkruar. Kjo nuk ndodh vetëm në romanet bashkëkohore; shkrimtarët hapnin shtigje, duke thyer tabu me bisedat e cclirëta për seksin, por gjithnjë këto pjesë shmangeshin nga kritikët, ose u ndalohej vërtetësia e shprehjes. Që prej kohës kur dilnin revista si Hustler dhe koleksionet poetike të Allen Ginsberg, në një farë mënyre u sprovuan ligjet e përcaktimit se çfarë qe e turpshme dhe çfarë përbënte art e sidoqoftë u hap një botë e tërë për letërsinë në përgjithësi. Pavarësisht se disa autorë shkruajnë gjithnjë romane erotike, tanimë mesatarja e njerëzve nuk ka frikë të vetëllastohet përmes materialeve të shkruara me pikanten dhe zakonisht të pazbuluarën, si dhe aspektet e marrëdhënieve njerëzore. Sigurisht, anonimati i lexuesit virtual pa dyshim ka ndihmuar zhanrin erotik që të bëhet një pikë mbizotëruese e letërsisë botërore.

Seksualiteti mund të duket pak frikësues për shkrimtarin e për lexuesin po ashtu, por autorët e listuar më poshtë, të cilët u bënë të njohur prej përshkrimeve më të hapura e më të gjalla të seksit dhe temave seksuale në letërsi, botuan gjithnjë libra tronditës. Shumica e këtyre shkrimtarëve kishte të ngjarë ta dinin se veprat e tyre do të përballeshin me të paktën mosmiratimin dhe shmangien më të hidhur të komunitetit letrar. Por, i shkruajtën ato gjithsesi dhe faleminderit Zotit që e bënë këtë. Këta 8 romane erotikë kanë dhënë prova se janë disa prej reformatorëve të historisë së letërsisë.

Bluja është një ngjyrë e ngrohtë – Julie Maroh

Një roman “piktoresk”, “Bluja është një ngjyrë e ngrohtë” meriton vendin e vet në këtë listë për përshkrimet e dashurisë dhe seksit mes dy femrave që kanë rënë në dashuri me njëra-tjetrën. Shkruar nga Julie Maroh dhe botuar në vitin 2010, historia nis me Klementinën, një studente të re dhe Emën, një grua më të madhe me flokë të lyer blu. Dy femrat bien thellësisht në dashuri dhe fillojnë një marrëdhënie seksuale, e cila përshkruhet fjalë për fjalë në roman. Në vitin 2013, libri u përshtat në një film që mblodhi shumë kritika dhe fitoi shumë vlerësim prej polemikave që hapi.

Candy-Terry Southern

Terry Southern, autor që ka punuar në filma si Dr. Strangelove dhe Easy Rider, shkroi dhe publikoi romanin së bashku me Mason Hoffenberg në vitin 1958. Candy është një vajzë e re që në përpjekje për të ndihmuar të tjerët, përfshihet seksualisht me meshkuj që duan vetëm ta zotërojnë dhe sundojnë. Me skenat seksuale në plan të parë, romani është thuajse kontrovers edhe në standardet e ditëve të sotme. Revistat e kanë listuar romanin si një prej 25 librave më seksi që janë shkruar ndonjëherë dhe është përshtatur si film për të rritur në vitin 1978.

Tropiku i Gaforres – Henry Miller

Kur Henry Miller më në fund ia doli të botonte “Tropikun e Gaforres” në vitin 1932, libri u ndalua në Amerikë. Me rrëfimin në vetë të parë që dukej më shumë si biografi, sesa si letërsi artistike, përshkrimet e tij të jetës brenda e jashtë Parisit ishin jashtëzakonisht realiste. Në libër Miller mallkon dhe kritikon njerëzit e racave të ndryshme dhe përshkruan gratë në akte që aso kohe konsiderosheshin si të fëlliqura dhe të egra. Miller nuk i lë asgjë imagjinatës kur vjen puna tek seksi, por kjo pjesë letrare është shumë më tepër sesa një roman “romantik”. Skenat më me rrezik ishin pjesë e një vizioni të përgjithshëm artistik. Romani u bë i famshëm në Parisin liberal, ku lejohej të blihej e shitej nëpër librari. Kur u lejua të shitej në Amerikë gjatë viteve ’60, u bë një element kryesor i çdo librarie.

Delta e Afërditës – Anaїs Nin

Kubanezo-spanjollja, e lindur franceze Anaïs Nin u transferua në Paris në vitin 1924 me të shoqin Hugh Parker Guiler. Atje, u ndikua nga shkrimtarët francezë e më pak nga ata amerikanë, duke shkruar me zemërim në ditarin e saj që u bë një burim i rëndësishëm idesh për shumë libra të tjerë. Është takuar me shkrimtarin Henry Miller dhe gruan e tij aso kohe June, e sipas librave të shkruar nga të dy, Miller dhe Nin dhe sipas letrave të tyre private, Nin ishte e përfshirë në një trekëndësh pikant dashurie mes Millerit dhe June-it. Në Deltën e Afërditës, publikuar pas vdekjes në vitin 1977, Nin eksploron shumë prej temave tabu të seksualitetit, duke përfshirë edhe vuajerizmin (sa për sqarim, mos u ofendoni ju që e dini J voyeurism – interesi seksual për të përgjuar dhe parë sjelljet seksuale e intimitetin e të tjerëve). Koleksioni i pesëmbëdhjetë i tregimeve të saj u autorizua nga një “koleksionist”, i cili i dëshironte tregimet për përdorim privat. Si shumica e veprave të Nin, Delta e Afërditës fokusohej në eksplorimin dhe shfrytëzimin e femrës.

50 hijet e Greit – EL James

Që nga publikimi i tijnë vitin 2011, 50 hijet e Greit të EL James është bërë një nga  romanet e përfolura më shumë bestseller. Nga njëra anë, ai kaloi edhe shitjet e J.K. Rowling në Britaninë e Madhe. Fillimisht, bazuar në trillerin Twilight (Muzgu), historia flet për një studente të re, Anën, e cila takon Christian Grey-n, një sipërmarrës i pasur; dhe të dy angazhohen në një lidhje seksuale “mjeshtër – çirake”. Jo vetëm që është libri më i kritikuar, i përshkruar si i mërzitshëm dhe i shkruar keq”, por ngjalli gjithashtu polemika për trajtimin literal të praktikave dominante seksuale. Disa shtete në Amerikë, si Florida, e zhdukën nga bibliotekat. Qyteti brazilian Macaé nxori vendimin se duhej zhdukur edhe nga libraritë.

Historia e O-së – Pauline Reage

Botuar në vitin 1954, Historia e O-së është një roman i shkruar nga autorja franceze Pauline Reage, e cila eksploron temat e dominimit dhe nënshtrimit. Personazhi që është edhe në titull, O-ja është një grua e ardhur në një grup elitar për trajnimin dhe modifikimin trupor lidhur me dominimin; e ndër të tjera ka një markë rrobash në të ndenjura, si etiketë pronësie në formën e një piercing-u. O, nën ndikimin e “pronarit” të saj, Sër Stephen bind një modele për ta parë “thjesht se si duket”. Modelja skllavërohet gjithashtu. Në fund të romanit, O-ja braktiset nga Sër Stephen dhe kërkon “leje” për të vdekur, e cila i jepet. Romani u shkrua fillimisht si seri letrash dashurie nga autorja për të dashurin e vet, i cili admironte veprat e Markezit de Sade (shiko 120 ditët e Sodomës). Për shkak të natyrës së prekshme të librit dhe periudhës në të cilën është botuar, Reage ishte një pseudonim i njohur i përdorur nga shkrimtarja, me emrin Anne Desclos.

Lolita – Vladimir Nabokov

Lolita është botuar në vitin 1955 (Paris) dhe në vitin 1958 (New York) nga autori ruso-amerikan, Vladimir Nabokov. Tronditi komunitetin letrar dhe botën në përgjithësi; jo për përshkrimet erotike, por më tepër për diskutimin e hapur të tërheqjes seksuale të një mashkulli ndaj një vajze shumë më të re. Humbert Humbert, një mësues, lëviz në një shtëpi pushimi gjatë verës. Atje takonte bijën e pronarit, Dolores. Shpejt bie në dashuri me Dolores dhe përpiqet ta tundojë. Në një moment, ai e merr në një hotel dhe i jep pilula për të fjetur, me qëllime të papërshtatshme. Libri u kritikua rëndë nga kritikët dhe lexuesit po ashtu për përshkrimet në vetë të parë të perversiteteve të një mashkulli. Pavarësisht polemikave, romani konsiderohet sot të jetë një nga të mirët që është shkruar ndonjëherë në shekullin XX, e vjen i katërti në listën e hartuar nga Biblioteka Moderne e Romaneve më të Bukur Anglezë.

120 ditët e Sodomës – Markezi de Sade

Shkruar në një copë letre 12 metër të gjatë nga fisniku francez i burgosur Markezi de Sade, 120 Ditët e Sodomës vazhdimisht renditet si një nga ata më me ndikim, gjerësisht i përcaktuar në zhanrin e romaneve “erotikë”. Është shkruar në vitin 1785 dhe tregon historinë e katër fisnikëve të pasur, të cilët vendosin që të përjetojnë si kënaqësi të fundit një seri orgjish dhe aktesh seksuale të ndërlikuara. Burrat ndryhen në një kështjellë me 46 "viktimat", shumica e të cilëve janë të rinj e të reja. Aktet seksuale kryhen me perversitet e deri në dhunë e si përfundim, të 46 viktimat theren për kënaqësinë e meshkujve. Romani u përshtat si film në vitin 1975 që ishte sigurisht, edhe ai i diskutueshëm. Si romani dhe filmi, edhe pse ishin kontroversë, janë përshëndetur si vepra të mëdha.

Tags: 50 hijet e GreitAnaїs NinBluja është një ngjyrë e ngrohtëCandyDelta e AfërditësEL JamesHenry MillerHistoria e O-sëJulie MarohKrijuesit e historive te pasionitLetersia erotikeLolitaPauline ReageRomanet e famshmeTerry SouthernTropiku i GaforresVladimir Nabokov
Previous Post

Risitë në filozofinë politike, koncepti i “shoqerisë së hapur” sipas Karl Popper

Next Post

Anita Take, karakteristika e veçantë e vokalit që sfidoi kohën dhe do të nënshtrojë harrimin

Next Post

Anita Take, karakteristika e veçantë e vokalit që sfidoi kohën dhe do të nënshtrojë harrimin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj