Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Jetojmë në një shkreptimë drite dhe shndërrohemi në shkëqimin e një ylli

January 3, 2017
in Persiatje, Të përzgjedhurat
82
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Prej bukurisë dhe aromës së luleve që i kam ruajtur nga pranvera e fundit, marr për secilin ndër ju, puhizën e krahëve të një fluture dhe zjarrin e dy buzëve që puthen, për të endur fjalën e ndjerë të një zemre të përflakur dëshirimesh dhe ëndërrimesh.

Lejomëni të vij tek ju, si një cicërimë e zogu që beh në dritaren, në dritaren ku ju keni derdhur vështrimin e hutuar të pritjes.

Të jem trokitja e vonuar e postës së dhuratave dhe t’u sjell urimin më të shumëpritur që i ka munguar shkrepëtimës vezulluese të festës.

Të vij me një fishkëllimë apo një serenatë poshtë ballkonit, e ju të skuqeni si të zënë në faj, prej zjarrit të dashurisë e padurimit për të qenë pushtues i këtij përqafimi përpirës.

Të vij në tingëllimën e një SMS-je që qiejt të llamburitur yjesh tu shfaq, e me fluturimin magjiplotë të tij t’ua kthjellojë çdo kundrim që ngacmon prehjen tuaj.

Më një trokitje gotash e një orë gjumë më shumë që të falin pushimet e festave, të vij, duke ju shpupurishur flokët me një ledhë të shkujdesur, dhe t’u njom buzët me një prekje të tultë që të ëmbëlson shpirtin.

Të vij, si grishja me e thellë në kujtime, në rijetimin e ëndrrës që ju ka përkundur kaq gjatë në dëshirat tuaja, si një e mundshme jetësimi përrallore.

Gjërat e shtrenjta janë një shkreptimë, ata ju gjejnë ju aty ku jeni. Vijnë kaq papritur dhe ju bëjnë kaq të lumtur, sa do ta keni të vështirë të besoni se gjithçka që po ndodh është e vërtetë. Kemi forcën e ëndrrës sepse meritojmë ta jetojmë mrekullinë e saj. Jemi ëndërr, ngase prej nesh lindin ëndrrat për të na bërë të magjishëm dhe solemn çastin. Jeta jonë është vetëm një shkreptimë drite. Ne jetojmë brenda saj si ngjyrë, si aromë, si petale, si dëshirë. Jetojmë në një shkreptimë drite që shpërthen në galaksi, duke u shndërruar në një yll.

Zgjidhe vetë yllin që do të jesh!

Tags: Albert VatajImpresionKrijimPersiatjePredikim shpirterorProze poetike
Previous Post

Rainer Maria Rilke dhe Lou Andreas-Salomé një lidhje sfiduese qendisur me letrat flakatare të dashurisë

Next Post

Bekimi, drita, dashuria dhe paqja e Foshnjës Hyjnore që lind në grazhdin e Betlehemit, ardht në zemrat tuaja

Next Post

Bekimi, drita, dashuria dhe paqja e Foshnjës Hyjnore që lind në grazhdin e Betlehemit, ardht në zemrat tuaja

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj