Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Herodi një mbret mizor. Lavdia dhe fundi i një tiran që sundoi me gjak

December 23, 2016
in Esse
279
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

NË HISTORI njihet si Herodi i Madh. Mbretëroi për afro tre dekada, mbi 2.000 vjet më parë. Mbretëria e tij e kishte qendrën në Jude dhe përfshinte disa nga zonat përreth.

Masakra e te pafajshmeve_Vrasja e femijeve te Betlehemit me urdher te HeroditHerodi mbahet mend më tepër si një vrasës xheloz, që vrau jo vetëm disa familjarë të vet, por edhe djem të vegjël të pambrojtur. Njëherë, kur disa astrologë nga Lindja i thanë se kishte lindur mbreti i ardhshëm, Herodi u hoq sikur donte ta nderonte fëmijën. U tha ta gjenin dhe më pas të ktheheshin tek ai. Por, kur Perëndia i paralajmëroi astrologët të mos ktheheshin, Herodi urdhëroi të vriteshin të gjithë djemtë nga mosha dy vjeç e poshtë që ndodheshin në Betlehem, qyteti ku astrologët kishin gjetur Jezuin, dhe në krahinat përreth.—Mateu 2:1-18.

Gjithsesi, më herët, Herodi ua kishte fituar zemrën shumë vetave me projektet e tij madhështore të ndërtimit. Ai ndërtoi tempuj, amfiteatro, hipodrome dhe ujësjellës, si dhe kështjella madhështore me banja luksoze. Projektet e tij ishin vërtet mbresëlënëse, madje edhe për inxhinierët e sotëm që studiojnë rrënojat arkeologjike.

Për ndërtimet, Herodi zgjodhi vende të spikatshme dhe e ndërthuri arkitekturën me relievin e vendit. Si zbukurime, pallatet e tij kishin afreske të ndërlikuara, punime të larmishme me stuko dhe dysheme me mozaikë. Gjithashtu, ishte i pari që ndërtoi në Jude banjën e stilit romak, me dhoma të nxehta e të ngrohta dhe me sisteme ngrohjeje nën dysheme. Në fakt, ndërtoi qytete të tëra, njërin prej tyre me një port artificial.

Cezarea, një qytet-port

Në Cezare, Herodi ndërtoi një nga portet detare më të mëdha të botës romake. Përmasat e këtij porti i kanë mahnitur arkeologët. Kishte vend ankorimi për njëqind anije, një dëshmi e heshtur se Cezarea u bë qendër tregtare ndërkombëtare.

Skelat dhe dallgëpritëset u ndërtuan me metodat më të përparuara të epokës. Gjithsesi, studiuesit nuk arrinin të kuptonin si mund t’i kishin transportuar punëtorët blloqet gjigante me përmasa afërsisht 15x3x3 metra, që përshkroi historiani Jozef Flavi. Kohët e fundit, palombarët kanë zbuluar se blloqet që përdori Herodi, ishin prej betoni. Për të ndërtuar skelat dhe dallgëpritëset, punëtorët e derdhën betonin në struktura prej druri, pastaj i zhytën në ujë blloqet dhe i ankoruan.

Qyteti-port i planifikuar deri në hollësi, kishte një tempull kushtuar Cezar Augustit, një pallat, një hipodrom, një teatër me 4.000 vende dhe një sistem të nëndheshëm kanalizimi të ujërave të zeza. Ujësjellësit dhe tunelet e furnizonin Cezarenë me ujë të pijshëm nga burimet e vargmalit të Karmelit, që ndodhej rreth 6 kilometra larg.

HerodiJerusalemi dhe tempulli i Herodit

Projekti më i madh i Herodit ishte tempulli që ndërtoi në Jerusalem. Tempulli i parë në atë truall u ndërtua nga mbreti Solomon, i cili ndoqi planet arkitekturore që i ati, Davidi, kishte marrë nën frymëzim nga Perëndia. (1 Mbretërve 6:1; 1 Kronikave 28:11, 12) Ai tempull u shkatërrua nga babilonasit rreth 420 vjet më vonë dhe afro 90 vjet më pas u zëvendësua me një strukturë tjetër modeste të ndërtuar nga guvernatori i Judës, Zorobabeli.

Për tempullin që ndërtoi Herodi në të njëjtin truall, Jozef Flavi shkroi se ishte «i mbuluar nga çdo anë me pllaka ari masive dhe sapo dilte dielli, flakërinte aq shumë, sa njerëzit që përpiqeshin ta shikonin, detyroheshin t’i hiqnin sytë, sikur t’ua vritnin rrezet e diellit. Të huajve që vinin drejt qytetit, nga larg u dukej si një mal i mbuluar me borë, sepse ato pjesë që nuk ishin veshur me ar, ishin të bardha borë».

Me mijëra burra punuan për të ndërtuar muret rrethuese të tempullit, të cilat në perëndim kishin një gjatësi prej pothuajse 500 metrash. Gurët e stërmëdhenj u vunë njëri mbi tjetrin pa llaç. Njëri prej tyre peshonte afro 400 tonë dhe sipas një studiuesi, «në asnjë vend të botës së lashtë s’kishte tjetër si ai për nga përmasat». Ja pse dishepujt e Jezuit u mahnitën prej tempullit! (Marku 13:1) Mbi mure vinte një platformë gjigante e quajtur Mali i Tempullit, e cila ishte platforma më e madhe e botës së lashtë e ndërtuar nga njeriu. Ishte më e madhe se 25 fusha futbolli.

Herodi ndërtoi edhe objekte të tjera në Jerusalem. Njëra prej tyre ishte kulla e Antonias, ngjitur me tempullin që e kishte ndërtuar më herët. Gjithashtu, ndërtoi një pallat, si dhe tre kulla të pashoqe me shumë kate, në hyrje të qytetit.

Samaria dhe Jerikoja

Cezar Augusti i dhuroi Herodit qytetin e lashtë të Samarisë, që ky e quajti Sebaste. E zbukuroi qytetin me struktura të ndryshme, ndër të cilat mund të ketë qenë edhe një stadium i rrethuar me kolonada. Gjithashtu, ngriti shumë ndërtesa të mëdha, të zbukuruara me afreske të ndërlikuara.

Jerikoja ndodhet rreth 250 metra nën nivelin e detit, në luginën e Jordanit, dhe ka klimë subtropikale. Qyteti zinte rreth 1.000 hektarë tokë dhe kishte tiparet e një qyteti-kopsht. Atje Herodi ndërtoi një pallat dimri. Bashkoi në një ndërtesë të madhe tre pallate që kishte ndërtuar, dhe secilin pallat e pajisi me salla pritjeje, banja, kopshte dhe pishina. S’është për t’u habitur që parapëlqente Jerikonë si rezidencë dimërore.

Pallate madhështore që shërbenin si fortesa

Gjithsesi, Herodi kishte edhe një alternativë tjetër ku të kalonte dimrin. Ai zgjeroi një kështjellë në rrafshinën e lartë shkëmbore që njihet si Masada, e cila është më shumë se 400 metra mbi nivelin e Detit të Vdekur. Atje ndërtoi një pallat elegant me tri nivele, me një verandë dhe pishina, si dhe një pallat tjetër që kishte një banjë romake me tuba ngrohjeje të futur në mure e madje edhe një WC me shkarkues.

Në atë mjedis të egër shkretëtire, Herodi krijoi tamam një qendër klimaterike mbretërore. E pajisi me një duzinë cisternash që mund të mbanin rreth 40.000.000 litra ujë. Meqë kështjella ishte e pajisur edhe me një sistem të efektshëm të mbledhjes dhe ruajtjes së ujit të shiut, kishte ujë të bollshëm për të vaditur të mbjellat e për t’u larë në banja e në pishina.

Kerkimet per varrin e HeroditNjë bëmë tjetër madhështore inxhinierike e Herodit ishte kështjella-pallat e Herodiumit, që ndodhej në një kodër të lartë, rreth pesë kilometra në juglindje të Betlehemit. Përbëhej nga dy pjesë kryesore: Herodiumi i Sipërm dhe Herodiumi i Poshtëm. Pjesa e sipërme kishte një kështjellë-pallat hijerëndë, në majë të së cilës ishte një kullë lindore pesëkatëshe (tani në rrënoja), që dikur spikaste në horizont. Dy vjet më parë, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportuan se në shpatet e sipërme të Herodiumit ishin zbuluar mbetjet e varrit të Herodit, dhe thanë se kjo vërtetonte raportin që bëri në shekullin e parë Jozef Flavi për kortezhin e funeralit të Herodit atje.

Njëherë e një kohë, në Herodiumin e Poshtëm kishte një kompleks kthinash dhe zyrash të pallatit. Pjesa qendrore ishte një kopsht i stilit romak, i zbukuruar me kolona, që rrethonte një pishinë gjigante me një ishull dekorativ në mes. Pishina ishte pothuajse sa dyfishi i një pishine olimpike moderne. Shërbente si rezervuar, por përdorej edhe për të notuar ose për të shëtitur me barkë. Uji vinte nga një burim që ndodhej pesë kilometra larg, me anë të një ujësjellësi.

Disa vjet më parë, një vizitor tha kështu për peizazhin përreth: «Në lindje, shihje gjithçka deri në Detin e Vdekur. Para nesh shtrihej shkretëtira e Judesë, ku Davidi arriti t’i shpëtonte ndjekësit të tij, Saulit. Duke parë sa i thyer është terreni, e kuptuam si arriti të shpëtonte, sidomos meqë e kishte njohur atë terren që në fëmijëri. Gjithashtu, menduam se ndoshta, ndërsa kulloste delet, Davidi vinte shpesh në këtë kodër për të shijuar pamjen madhështore që po shijonim ne.»

Janë shkruar libra të tërë për projektet e ndërtimit të Herodit. Ka shumë hamendje se përse ai nisi një program kaq të gjerë ndërtimesh. Disa thonë se e bëri për famë, të tjerë për të fituar favor politik. Sido që të ketë qenë, kjo përmbledhje e shkurtër vërteton se Herodi i Madh nuk ishte vetëm një tiran i pamëshirshëm, por edhe një mjeshtër i ndërtimit.

Tags: Albert VatajBesimiBetlehemCezar AugustiDavidiHerodiHistoria e BiblesJerusalemi dhe tempulli i HeroditJeruzalemiJudësMasakra e te pafajshmeveMateu 2:1-18qyteti i lashtë i SamarisëSundimi romakTempulli i ZotitTirania e nje mbretiZorobabeli
Previous Post

Atë Anton Harapi: Jo, as njerzimi, as historia, as kultura nuk mund të bâjnë pa Krishtin

Next Post

Lindja e Shpëtimtarit, “Masakra e të pafajshmëve” dhe Mbreti Herod

Next Post

Lindja e Shpëtimtarit, “Masakra e të pafajshmëve” dhe Mbreti Herod

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj