Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Viti 1242, kur hordhitë mongole synin pushtimin e Hungarisë dhe më pas të Evropës. Çfarë i pengoi ata?!

June 18, 2016
in Histori
81
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Në vitin 1242, papritur, hordhitë mongole vendosën që të ktheheshin sërish në tokat e tyre dhe të braktisnin misionin e nisur, pushtimin e Hungarisë, e më pas të territoreve të tjera të Europës, duke çliruar kontinentin e vjetër nga një makth i madh.

Një nga ushtritë pushtuese më të tmerrshme të të gjitha kohërave, nuk ia doli të triumfonte, në Europë.

Koha e keqe ogurzezë mund të ketë ndihmuar në përballimin dhe më pas tërheqjen e ushtrive mongole të pandalshme, të cilat kishin për qëllim pushtimin e Europës dhe kishin arritur që të përparonin deri në qendër të saj.

Në vitin 1242, hordhitë mongole vendosën që të ktheheshin sërish në tokat e tyre dhe të braktisnin misionin e nisur, pushtimin e Hungarisë, e më pas të territoreve të tjera.

I këtij mendimi është historiani italian Nicola Di Cosmo, i cili jep mësim në Institutin për Studime të Avancuara të Princeton-it. Tezën e tij ai e botoi në një artikull i cili u publikua në “PNAS”.

Prova të kryqëzuara

Së bashku me klimatologun Ulf Buntgen, të “Swiss Federal Research Institute” të Birmensdorf-it në kantonin e Cyrihut, Di Cosmo rindërtoi historinë meteorologjike nga periudha e përparimit në Europë të luftëtarëve të Khan-it, duke u bazuar në dokumente historike me dëshmitë klimatike, të cilat janë nxjerrë nga kampionet e bimëve të dushkut dhe të pishave siberiane, shkruan “Shqip”.

Një sërë motivesh

Për disa historianë, ndalimi i papritur i mongolëve gjatë avancimit në Europën Qendrore erdhi për shkak të arsyeve politike. Një nga ato është vdekja e Ögödei-t, birit të tretë të Gengis Khan-it. Por të tjerë mendojnë, për shkak të rezistencës së fortë të kështjellave të fortifikuara të Hungarisë dhe të Kroacisë. Por një tjetër faktor mund ta ketë shpëtuar Europën nga bastisjet e tyre të egra dhe sundimi i mongolëve.

Të fortë dhe me barkun plot

Kuajt e luftëtarëve nomadë ushqeheshin me barin e ultësirave euroaziatike. Në nisje të vitit 1200, temperaturat veçanërisht të ngritura në ato territore kishin ndikuar për të gjelbëruar luginat, duke garantuar rezerva ushqimore të mëdha të kalorësisë dhe që mbështeste suksesin ushtarak të trupave.

Pa ushqim

Më pas, në vitin 1241, mongolët arritën ultësirat në kufijtë perëndimore të Hungarisë. Të udhëhequr nga nipi i Gengis Khan-it, Batu-ja, ata thyen ushtritë polake dhe hungareze. Por nuk i kishin bërë llogaritë me lehtësinë e përmbytjes së atyre territoreve. Dimri i ashpër i vitit 1242, i konfirmuar nga “kujtesa klimatike” e pemëve hungareze, solli përmbytje masive të atyre ultësirave, duke i transformuar në moçale gjigante dhe duke iu hequr kuajve burimin fillestar të ushqimit. Dokumentet historike e konfirmojnë këtë hipotezë të hedhur, duke treguar për shembull që hordhitë hoqën dorë nga sulmi ndaj një kështjelle hungareze sepse ishin të rrethuar nga kënetat.

Larg që këtu

Kështu, luftëtarët u tërhoqën duke kaluar nëpër rrugë më të thata, duke përshkuar Bullgarinë dhe duke shkatërruar gjithçka që u dilte përpara. Sipas studiuesve të tjerë, edhe pse duhet treguar kujdes në lidhje me këtë hipotezë, faktet e paraqitura nga dy kërkuesit, të bëjnë që ai të merret në konsideratë. Ndoshta mund të mos jetë e vetmja, por gjithsesi ngelet mjaft bindëse.

Tags: Albert vataj. “Swiss Federal Research Institute”CyrihutEvropeKhanMongoletNicola Di CosmoPushtues
Previous Post

Maksim Gorki, ithtar dhe viktimë e bolshevizmit, bashkëprijës i metodës së realizmit socialist në letërsinë ruse

Next Post

Marie Logoreci, kjo ikonë e artit skenik shqiptar

Next Post

Marie Logoreci, kjo ikonë e artit skenik shqiptar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Energjia elektrike transmetuar përmes ajrit, falas për të gjithë, ëndrra e vrarë e Nikola Teslës

Energjia elektrike transmetuar përmes ajrit, falas për të gjithë, ëndrra e vrarë e Nikola Teslës

August 22, 2025
“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

August 22, 2025
Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

August 22, 2025
“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

August 22, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj