Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

“Shekspiri në Dhjetë Akte”, rivjen pas 400 vitesh tragjikomediani i madh

April 24, 2016
in Figura të ndrituna
208
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nga 15 prilli deri më 6 shtator 2016 do të parakalojë në një paradë kujtese, nderi dhe mirënjohjeje një ndër më të mëdhenjtë e historisë botërore të teatrit, Uilliam Shekspir.

“Shekspiri në Dhjetë Akte” është një ekspozitë e re në Bibliotekën Britanike që shënon 400 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit. Ekspozita ofron një pasqyrë unike të jetës dhe karakterit të dramaturgut, së bashku me reliket e lidhura me disa nga aktorët më të famshëm shekspirianë.

Është një objekt i rrallë dhe Biblioteka Britanike krenohet me të – botimi i parë i Hamletit në vitin 1603.

Vetëm tre vjet më parë Shekspiri kishte interpretuar në tragjedinë e tij më të famshme në teatrin Globe pranë brigjeve jugore të Lumit Tamiz. Asnjë dramaturg nuk është pa kritikë dhe vepra tjetër që pason Hamletin, shoqërohet edhe me kritikën e parë për të. Kritika komenton për Romeon dhe Xhulietën: “Të rinjve u pëlqen Venusi dhe Adonisi i Shekspirit, por Hamleti është tërheqës për më të zgjuarit. ”

Në katër shekuj duket se  pak ka ndryshuar.

Kafka e Perdorur Te Hamleti i Shekspirit

Pavarësisht se shumë pak nga sendet e Shekspirit kanë mbijetuar në 400 vjet, në këtë kuti xhami ndodhen disa dokumente origjinale të kontratave të teatrove të tij.  Biblioteka Britanike thotë se një nga mbishkrimet është i vetë Shekspirit. Merret me mend sa i gëzuar ka qënë ai kur bleu teatrin Globe.

Biblioteka thotë se ekspozita synon të hedhë dritë të re mbi Uilliam Shekspirin si njeri dhe sesi ai u bë një ikonë e kulturës. Një nga thesaret këtu është kafka e përdorur tek Hamleti nga aktorja Sarah Bernhardt në vitin 1899.  Skena me kafkën e Hamletin e ka bërë Jorikun një nga personazhet më të famshëm të Shekspirit. Kafka iu dhurua aktores Bernhardt në vitin 1899 nga shkrimtari francez Viktor Hygo.

Zoe Wilcox është kuratore e ekspozitës: “Në vitin 1660 kur teatrot u rihapën pas Luftës Civile kompanitë interpretuan skenat më të pëlqyera dhe skena e varrmihësit tek Hamleti ishte një nga skenat e shkurtra komike që ishte shumë popullore.”

Por, Hamleti që ne njohim sot, nuk është i njejti me dramën origjinale të Shekspirit që ndodhet në bibliotekë, Madje edhe rreshti i famshëm që jemi mësuar të dëgjojmë në teatër, “Të rrosh, a të mos rrosh, kjo është çështja”,  ka qënë disi ndryshe në original, më i zbutur, thotë kuratorja, “të rrosh a të mos rrosh, si i bëhet”.  Shekspiri ishte një dramaturg i njohur i kohës, por mori shpejt famë ndërkombëtare, pasi aktori i famshëm David Garrick organizoi një ceremoni për të.

Biblioteka Britanike thotë se ceremonia në Stratford e çimentoi atë si shkrimtarin dhe dramaturgun më të arrirë në gjuhën angleze dhe në Angli.

Pavarësisht informacionit që përcjellin të gjitha këto objekte, askush nuk është i sigurt se si dukej nga pamja Shekspiri. Një ekran në Bibliotekën Britanike tregon portrete të ndryshme që pretendojnë ngjashmërinë e tij.

Greg Buzwell është bashkë-kurator i ekspozitës: “Përsa i përket pamjes së tij është diçka shumë e ndërlikuar, për shkak se ka gjashtë apo shtatë imazhe ose portrete për të, që i afrojnë Shekspirit, por kur i shikon, ata ndoshta duken pak ndryshe nga njëri-tjetri. Prandaj paraqitja e tij është mister “.

Ajo që mendohet të jetë shëmbëllimi më i mirë i Shekspirit është në dorëshkrimet e dramaturgut Ben Johnson dhe pjesëtarëve të tjerë të trupës së tij teatrale.

Ndoshta një arsye përse Shekspiri mbahet mend aq mirë,  është se jeta e tij private është si një libër i hapur.

“Ne dimë pak a shumë datën e lindjes së tij, dimë datën e pagëzimit të tij, dimë datën e vdekjes, dimë se ku u varros, dimë në lidhje me familjen e tij, dimë në lidhje me Ann Hathaway. Ne e dimë se ai kishte binjakë, kështu që dimë mjaft detaje për të,” thotë zoti Buzwell.

Otello është një nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit dhe ka dhënë një ndihmesë për ngritjen e profilit të aktorëve afrikano-amerikanë. Aktori i parë afrikano-amerikan që luajti rolin e Otellos ishte Ira Aldridge, një amerikan që u ngjit në skenën e Londrës në vitin 1825, më shumë se dyqind vjet pasi Shekspirit mendohet ta ketë shkruar tragjedinë. Një tjetër ndryshim tjetër që Shekspiri nuk arriti ta përjetojë ishte futja e grave në skenë. Gratë nuk janë lejuar në skenë deri sa erdhi në fron mbreti Charles II, në vitin 1860. Ekspozita ka portrete dhe relike të disa nga aktoreve më të paharruara që kanë luajtur rolet shekspiriane përfshirë Sarah Siddons, Ellen Terry dhe Vivian Leigh.  Ekspozita “Shekspiri në Dhjetë Akte” u hap më 15 prill dhe do të vazhdojë deri më 6 shtator.

VOA

Previous Post

William Shakespeare, gjeniu që skaliti në tragjikomedi sfidat e ngjethshme të shpirtit njerëzor

Next Post

Franc von Nopça, baroni austrohungarez që bëri të njohur botërisht ritet dhe zakonet e shqiptarëve

Next Post

Franc von Nopça, baroni austrohungarez që bëri të njohur botërisht ritet dhe zakonet e shqiptarëve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj