Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

NJERI, ndihu Zot, në fatin tënd që përtrihet sot në turrin që merr pranvera

March 20, 2016
in Impresione
157
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sot, ekuinoksi, dielli, ngjyrat, lulet dhe një përpushje s’brendshmi teje që të hov pupth përpjetë, janë lajmësit e ardhjes së pranverës. Sot është dita e pranverës, dita e tokës, dita e jetës, dita e mrekullimit që vjen e zbret në prehnin e secilit prej nesh si një yll, i cili tashma gëzon emrin, me të cilin ti vetë e ke pagëzu. Gufon pranvera prej gjoksit të tokës, si një ofsham e zorshme, si një frymëmarrje e potershme qi rrapëllen në rrugtimin e vet të shpërthimit, stina e përtëritjes. Në shpend ngjyrashumë shndërrohet duhma e truallit prej nga erdhëm e ku do të tretemi. Hukama e kurmit që shplohet prej borës e akullit, prej cergës e mardhës, lëmon cohën e purpurtë të lakuriqsisë, që nis e shpërfaqet, nis e fërgëllen tue e lëshu për synin andje e kandë, e për shtatin, epsh e harbim. Trupi dhe shpirti përtërihen dhe jepen dorzanë, me gjithë forcën dhe energjinë e jetës, për t’u hedhë në krahët e flakërimt, të vlimit të gjakut dhe shpërthimit të limfës. Zemrat shkarkohet nga një barrë e rëndë dhe mbytëse e ndrydhjes dhe tkurrjes, prej hezitimit dhe letargjisë, prej ftohtit dhe pëshpërimës nën mantelin e bardhë të borës, e jepen pa droje në këtë lojë të rrëmetshme të përtëritjejes. Në ne qaset një zgjim të hovshë prej letargjisë, e një shpërthimtar të gjakut dhe limfës, një harbim drithërues ngjyrash dhe aromash, puthjesh dhe dëshirimesh. E bukur dhe bujare ardhtë tek secili ndër ju stina e pranverës, stina e luleve dhe dashurisë, pragu i hyjnizimit të njeriut, i përcikjes prej tij të skajeve të universit përmes forcës dhe energjisë së jetës. Një dehje e kaplon andjen tonë të harbuar prej dëshirimeve. Nëpër krahë fluturash hedhim më t’amblat andrra, e i turrim nëpër lëndina luleshumë. Ngasena prej epshit të natyrës dhe një tërbimi i filisun i gjakut që na turr përplot shpengim me rrok çdo frymëmarrje, çdo aromë, çdo spektër të ngjyrave, harenë ku shpërthen natyra, hovin ku na cyt gjaku dhe zemra. Ndjejeni veten të pushtuar prej këtij miklimi lajkatues të natyrës, prej kësaj ngasje mëkatuese, për me marr erë në çdo lule, për me u dalldis në çdo puthje, për me u hargalis në çdo hokë dashurie. Lshoje veten trup e shpirt mbi prehnin e kësaj hukame të natyrës e ndigjo ninullën e përmallshme të zgjimit, të hopit në një dite të hareshme, në një stinë të hovshem ku peneli i ngjyrave lëshohet me turravrap tue i ndjek nga pas hazdisjen e mëtimeve, valëve ndër brigje e manarëve ndër livadhe. Nuk ka më natë. Ka vetëm orë harrimi ndër kllapitje flakëruese dëshirash. Yshtje marroke në shastisjen e qiellit të yjëzuar. Ka zjarr dhe dritë, aromë dhe epsh, mugëtim dhe përtëritje. Gjithçka nis të gufojë në ne, në të qënin grimca të ardhur nga universi. Ndihu Zot në fatin tënd qi përtrihet sot, njeri!

Sonte, në orën 22:45 dielli do të gjendet pingul mbi ekuatorin e tokës. Me fjalë të tjera ndodh Ekuinoksi i pranverës, barazvlera kohore e ditës dhe natës. Përkitaz të gjithë traditave dhe qytetërimeve të derisotme kjo është dita e parë e pranverës.
Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor. Koha astronomike është e varjushme, nëse në vitin 2000 kjo dukuri ndodh ekzaktësisht më 20 Mars, ora 07:35 për ekuinoksi i pranverës, dhe më 22 Shtator ora 17:27 për ekuinoksin e vjeshtës, në vitin që jemi, pra më 2015 ekuinokset ndodhin përpikmërisht më 20 Mars, ora 22:45 dhe më 23 Shtator, ora 08:20.
Thuhet edhe kur dielli bie në pus. Eshtë fjala kur ndodh pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.
Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drejtuar mbi sferën qiellore.
Një ekuinoks ndodh dy herë në vit, rreth 20 marsit dhe datës 22 shtator. Fjala vetë ka disa përkufizime të përafërta. Kuptimi më i vjetër është kur dita dhe nata janë me vlera të përafërta kohëzgjatjeje. Fjala ekuinoks vjen nga ky përkufizim, rrjedh nga latine aequus (të barabartë) dhe NOx (natën)

Albert Vataj

Previous Post

Panxhar, karotë, mollë dhe limon, eliksiri i jetës

Next Post

Sot më 20 mars është ekuinoksi i pranverës, barazvlera kohore e ditës dhe natës

Next Post

Sot më 20 mars është ekuinoksi i pranverës, barazvlera kohore e ditës dhe natës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj