Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Të përzgjedhurat

“Dita e Verës”, paganizmi i një feste, ritualet dhe traditat e kremtimit në treva të ndryshme të Shqipërisë

March 14, 2024
in Të përzgjedhurat, Traditë
547
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Dita e Verës është një afri e njeriut me natyrën, një lloj mirënjohje dhe detyrese për kushtime që i bëheshin asaj, që ajo të jetë më bujare dhe më e dashur me vullnetet e mira. Një sakrificë, një ceremonial dhe larmi e trajtave dhe formave shprehëse të kontaktit e bën njeriun pagan dhe atë modern, jo vetëm një krijesë të natyrës, por pranimi i një kurorëzimi të përgjithmonshëm të bashkëjetesës së njeriut me tokën, qiellin, diellin, bimësinë, gjithçka që gjallon së bashku me të në tokën e premtuar.

Një dëshirim i zjarmët na përpush e na hedh në krahët e këtij përqafimi, e ne nisim të ndjejmë gufimin e stinës së hareshme dhe vlimin e gjakut dhe shpengimin e trupit. Mes këtyre pëshpërimave përgjojmë se si na gudulis si një gërshet tafti i fluturimit fërgëdhimës i petaleve dhe kurmeve që hovën dëshirimi për kopulim.

Shpërthen prej kores së tokës dhe poreve të lëkurës sythet e para të një ëndje dehëse. Nga plisat e dheut avulli shndërrohet në pëllumba të bardhë që shpërbëhen në mijëra ngjyra që qëndisin ëmbëlsisht panoramën, ku sytë lëshojmë në fluturim, e buzët kafshojmë për të ndjell puthjen që na braktisi nën currilin e rigave të shiut.

Në gishtërinj ndjeje dëshirën e një dielli që kërkon qiell për të shpërndarë përmes rrezeve dhe ngrohtësisë dhuratën e saj të hyjshme, jetën, përtëritjen.

Në buz ndjeje prekjen e një petale luleje që e ndez me zjarr yjesh kurmin që pret të gufojë bashkë më sythet, bashkë me avullin e tokës, bashkë me taftin e erës që e deh në ledha dhe përqafime, degën e pemës që zjarmon nga limfa e pranverës.

Zgjohu me këtë dëshirim ti zemër e frikësuar prej mardhësh e shiut, prej ftohtin e mohimit dhe hidhu në flakadanin e këtij zjarri dhe jeto me ëndrrën pa dëshirën për t’u zgjuar.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë, Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborre e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Ç’është Dita e Verës

Kremtimi i kësaj feste ka një origjinë shumë të hershme. Kanë mbërritur deri në ditët tona përmes dëshmive dhe artefakteve simbolikat e ceremonive dhe përmbajtësorja e riteve dhe ceremoniali. Kjo ditë ishte një lloj caku shkëputës me dimrit, një kapërcyell i vetë vërshimit të hovshëm të jetës.

Grekët dhe romakët e vjetër celebronin nëpërmjet riteve, flijimeve afrinë me perënditë e luleve, të shelgjeve, të zgjimit të natyrës. Kur shkrin bora dhe ngricat, qaset vera e cila buzëqesh me shumëngjyrat dhe aromat e luleve, me harbimin e jetës që shpërthen nga gjithkund e shëmbëllen përtëritjen e cila rrëzellën në pranverës e Boticelit. Zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë e rëndë dhe mbytëse e ndrydhjes dhe tkurrjes prej hezitimit dhe letargjisë, prej ftohtit dhe pëshpërimës nën mantelin e bardhë të borës. Trupi dhe shpirti përtërihen dhe jepen me gjithë forcën dhe energjinë e jetës për t’u hedhë në krahët e flakërimt të flimit të gjakut dhe limfës. Kësisoj u festua prej paraardhësve tanë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falën perëndivet që sjellin këto mirësi. Dhe ashtu erdhi në jetë kremtimi i hirshëm i quajtur Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjitha shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpive.

Përshkrimin e dytë, i cili flet për kremtimin e “Ditës së Verës” nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës :

“Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nuk lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. “Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtringat”. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë”.

Po në Verilindje si festohet “Dita e Verës” ?

Festimet e kësaj ditë në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth. Kur, Dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”. Ky ritual vazhdon deri me datë “14 mars”. Me “14 mars” në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë. Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjve me fitimas (që do të thotë se ai që ka vezën me të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet). Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qendër të fshatit, ku përveç këtyre riteve bëhen edhe mjaft lorja të tjera si : “Kala Dibrane”, mundje mes djemve të rinj e etj. Gjatë paradites nënat përgatisin drekën e bollshme, ku një vend të veçante zë flija (gatim tradicional kryesisht i zonës së Dibrës). Pas drekës, njerëzit dalin për vizita tek të afërmit. Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës.

Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta. Ajo ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror.

Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja është zemra e saj. Një feste pagane, qe e ka origjinën ne kohen kur njerëzit i faleshin perëndive. Tempulli ka qene ne zonën e Çermenikas, ne afërsi te Librazhdit te sotëm. Ne kalendarin e vjetër, njerëzia orientohej me diellin, hënën dhe gjelbërimin. Ndërsa sot është fiksuar 14 marsi, ditë e festës së lashtë, që shënon ndryshe fundin e dimrit të acartë dhe hyrjen e pranverës, çeljes së luleve. Në kohën antike, Ilirët, udhëtonin nga të katër anët për t’ju falur perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë, Diana Candieviensis.

Ballokumja

Çdo kremte ka simbolikën e saj, ka atë që sinjifikon në kuptimin përmbajtësor. Dhe Dita e Verës nuk mund të kuptohet pa ballokumen. Gatimi i veçantë për këtë ditë feste është përgatitja e ballakumeve para datës 14 mars. Shumë kureshtarë, jo vetëm ato që e kanë konsumuar këtë gatim, por edhe ato që janë të apasionuar pas kulinarisë priren prej një interesimi për ta përgaditur këtë ëmbëlsirë>

Mënyra e përgatitjes së Ballokumes

– 0.5 kg sheqer normal

– 0.5 kg gjalpë (tëlyn)

– 1 kg miell misri i situr

– 50 gr miell gruri

– 8 kokrra vezë

–  1 filxhan kafeje qumësht

një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

Përgatitja

Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohen vezet nje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te behet nje mase e vetme.Ne fund shtohet qumeshti.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.

Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

Ne kete shkrim është shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje (pergatitet me hi te paster dhe uje,lihet per disa minuta ne qetesi dhe filtrohet).

Pjekja

Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 25 minuta në 170 °C deri sa të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht. Nje mundesi tjeter qe ballokumet te mos ngjisin, është qe te piqen duke vendosur ne tepsi leter furre.

Si çdo magji edhe kjo ka një sekret që amvisat e rrëfejnë: “Sekreti për të bërë ballokume sa më të mira është rrahja me dorë dhe pjekja në furrë druri. Në fillim gjalpi bashkohet me sheqerin, derisa treten mirë dhe më pas i hidhen vezët. Mielli shtohet pak nga pak derisa përzihen mirë të 3 përbërësit. Në rast se i gatuan shpeshherë këto ëmbëlsira, edhe me sy kuptohet se kur masa është gati për pjekje. Pastaj më e mira do të ishte që pjekja të bëhej me furrë druri”.

“Gatimi i ballakumes është në kompleks, sepse në atë kohë para 100 vjetësh familjet bënin grumbullimin e lëndëve të para vetëm për ditën e verës, siç ishin arrat, gështenjat, mielli i misrit si dhe gjalpi i mirë. Edhe në atë kohë por edhe tani gjalpi i fshatit Polis, është më i miri për gatimin e ballakumeve dhe ravanisë, pasi fshati është një zonë malore dhe kullota është me trëndelinë, tërfil si dhe shumë lule aromatike. Sekreti i gatimit të ballakumes është gjalpi, e më pas është rrahja me dorë me lugë druri, dhe e fundit  marifeti i pjekjes. Revania dhe ballakumja, kanë tre faza, lënda e parë, mënyra e përpunimit si dhe pjekja”.

Një dëshirim i zjarmët na përpush e na hedh në krahët e këtij përqafimi, e ne nisim të ndjejmë gufimin e stinës së hareshme dhe vlimin e gjakut dhe shpengimin e trupit. Mes këtyre pëshpërimave përgjojmë se si na gudulis si një gërshet tafti i fluturimit fërgëdhimës i petaleve dhe kurmeve që hovën dëshirimi për kopulim.

Shpërthen prej kores së tokës dhe poreve të lëkurës sythet e para të një ëndje dehëse. Nga plisat e dheut avulli shndërrohet në pëllumba të bardhë që shpërbëhen në mijëra ngjyra që qëndisin ëmbëlsisht panoramën, ku sytë lëshojmë në fluturim, e buzët kafshojmë për të ndjell puthjen që na braktisi nën currilin e rigave të shiut.

Në gishtërinj ndjeje dëshirën e një dielli që kërkon qiell për të shpërndarë përmes rrezeve dhe ngrohtësisë dhuratën e saj të hyjshme, jetën, përtëritjen.

Në buz ndjeje prekjen e një petale luleje që e ndez me zjarr yjesh kurmin që pret të gufojë bashkë më sythet, bashkë me avullin e tokës, bashkë me taftin e erës që e deh në ledha dhe përqafime, degën e pemës që zjarmon nga limfa e pranverës.

Zgjohu me këtë dëshirim ti zemër e frikësuar prej mardhësh e shiut, prej ftohtin e mohimit dhe hidhu në flakadanin e këtij zjarri dhe jeto me ëndrrën pa dëshirën për t’u zgjuar.

Tags: a e dini seDita e veresEsseFauna&FloraImpresionNatyraOrigjinaPopujtRitetTraditaVendetZakonet
Previous Post

Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn

Next Post

Faik Konica, i kurajshmi i mendimeve dhe kushtrimeve zjarmëtare

Next Post

Faik Konica, i kurajshmi i mendimeve dhe kushtrimeve zjarmëtare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj