Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Aleksandër Moisiu, shqiptari i triumfit të zërit të magjishëm dhe aktori virtuoz i skenave prestigjoze

March 22, 2021
in Profil, Të përzgjedhurat
228
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Aleksandër Moisiu është një prej personazheve më të jashtëzakonshëm të promovimit të vlerave të shpirtit shqiptar në botë. Ai ishte dhe mbeti ajo vlerë, së cilës i detyrohemi shumë mirënjohje për veprën e pasur skenike që la, për thesarin e paçmimtë që begatoi historinë tonë të kujtesës.

E risjellim hera-herash në ndërmendje me detyresën e një falenderimi të përunjur, këtë emër të madh, këtë kolos të skenës, këtë manifestim fillimor të kapaciteteve dhe forcës zotëruese të protagonizmit në një botë shpërthimesh të hovshme të sprovës dhe mëtimit të vlerave të njimendta hymnizuese.

Nga të paktat rreze të krenarisë sonë kombëtare që mbushën qiellin e famës, ato të Aleksandër Moisiut, janë ndër më të shpërthimtat, kjo për vetë kohën kur ky talent i jashtëzakonshëm kumboi me zërin e tij të magjishëm në skenat më prestigjoze të kohës.

“Shekulli ynë ishte në të hyrë, kur në skenën gjermane për herë të parë u dëgjua zëri i aktorit të panjohur. Ishim në pritje të diçkaje të madhe, sepse ai zë nuk ishte si zërat e tjerë, në të kumbonin nota të reja, magjepsëse, origjinale, të tilla që mbeteshin të paharruara në kujtesë, po t’i dëgjoje qoftë edhe një herë të vetme…” Janë këto fjalët me të cilat i magjishmi Stefan Cvajg i jep lamtumirën e fundit, shqiptarit të famshëm të skenave vjenezë dhe berlineze, zërit dhe talentit të papërsëritshëm, Aleksandër Moisiut, kësaj embleme që jetësoi për t’i bërë të pavdekshme rolet e Edipit të Sofokliut; Hamletin, Romeon dhe Sheilokut të Shekspirit, Franc Morit të Shilerit, Mefistofelit dhe Klavingos të Gëtes, Dantonit të Bernard Shout, Montezumës e Hauptonit, Ivanovin e Çehovit, Fedian dhe Serinçevin e Tolstoit, Ozvaldit e Ibsenit, e shumë e shumë përfaqësime të tjera në skenën e teatrit.

Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste për t’u shuar më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Në moshën 19-vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars, kështu quheshin aktorët që luajnë role të vogëla në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin duke spikatur për zërin dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg  më 1911. Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi do të ngrenin siparin për të skenat e Evropës dhe Amerikës Veriore.  Fusha e veprimit së larmishme të Aleksandër Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind- dhe të Hofmannsthal-it. Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional gjatë interpretimit. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi fillimisht këtë kërkesë, duke i’a ofruar më pas, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai tashmë ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Trupi i tij prehet në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër. Ajo që mbetet një vlerë dhe për të cilën u mbamend ishte pikërisht tipari për të cilin flet Cvajgu, ku mes të tjerave për mikun italian, pasi fatkeqësisht e njohu si të tillë, thoshte, “Zëri i tij ishte më harmonik, më depërtues, më melodioz, më i butë se zërat gjermanë, në të spikaste një melodiozitet i ngrohtë, plot diell, të dukej sikur ishte juga ajo që e kishte sjellë në flatrat e saj, duke kapërcyer male”. Ai zë i ngjante një orkestre me të gjithë modulacionet dhe intensitetet, që nga notat më të ulta e deri tek shpërthimet tronditëse. Një zë i kumbueshëm, i ashpër, i mprehtë, një zë tipik shqiptar, kushtrues në gjithë shtrirjen dhe depërtimin e tij, tonalitetin dhe shqiptimin. Ishin këto veçri, virtuziteti i i tij i pashoq, ata që e kanë gozhduar në kujtesën e brezave dhe e ruajnë në ndërgjegjen e mirënjohjes së gjeneratave si dritimi më shndritës i diellit të gjenialitetit.

Albert Vataj

 

Previous Post

Piktori Ibrahim Kodra, “primitivi i një qytetërimi të ri”, penelata e lirizmit dhe magjisë së ngjyrave

Next Post

Anton Pashku ngulmëtari i pashoq i modernes në traditën e prozës shqiptare

Next Post

Anton Pashku ngulmëtari i pashoq i modernes në traditën e prozës shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj