Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Deti i Durresit nxjerr në breg antikulturën qytetare

January 31, 2016
in Forum
135
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ishmi nxjerr në breg dëshminë e një krimi ekologjik dhe antikulturën qytetare. Aty ku duhet të të përcjellë syri shëtitësit e parë të bregut të detit, ndërsa sezoni i pushimeve përpëlitet mes mëdyshjes së kushteve atmosferike, të trokasë, një panoramë e trishtë të shpërfaqet para kandës joshëse që përcjell bregdeti në një ditë të bruztë, të trazuar dhe një qiell me re. Si për ironi të fatit, shëtitësit e kësaj joshje romantike, të mbetur në memuare, i zëvendësojnë disa banorë, ndoshta të zonave përreth, të cilët rrëmojnë mes pirgjeve të hedhurinave të bregut, për të gjetur diçka që mund ta konvertojnë në para, apo të rifaktorizohet. Kjo mbartje kushtruese dhe britme ambientalizmi nxjerr zemëratën e vet në Ishëm, fare pranë kryeqendrës, Tiranë, aty ku vegjetojnë me dhjetëra organizata, shoqata, OJF, në programin e të cilëve është higjiena, mbrojtja e natyrës, ekonologjia, ambientalizmi e turli emërtesash, pas të cilave vërshojnë projekte e mijëra euro të taksapaguesve. Për kujtesë gjeografike dhe ndërmendje administrative, Ishmi shtrihet në ultësirën perëndimore, në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Kepi i Rodonit. Ai ka një vijë bregdetare afërsisht 26 km, ku përfshihen Gjiri i Lalësit dhe Gjiri i Ramshpatit, në këtë gjatësi përfshihet dhe Kepi i Rodonit.

Në këtë kuadër, mëtojmë gjithashtu se kjo epiqendër katastrofe ambientalizmi dhe harbutërie qytetare, lumi Ishëm, sipas një studimi të paradokohshëm të kryer nga një institut zviceran, rezulton të jetë lumi më i ndotur në shkallë vendi. Ky lumë është i gjatë 74 km dhe formohet nga bashkimi i lumit të Tiranës me përroin e Tërkuzës dhe atë të Zezës. Kjo prurje derdhet pranë fshatit Drac të komunës së Ishmit, në atë pjesë që njihet edhe si plazhi me të njëjtin emër. Përgjatë shtegtimit të tij, ai përshkon disa qendra të banuara derisa përfundon në det, aty ku ngre “përmendoren” e antikulturës civilizuese, të cilën soditim ne sot. Kjo formëzon dhe dëshminë më të pakontestueshme se vullneti për të ruajtur ambientin, për të trashëguar vlerat e patjetërsueshme natyrale të kësaj zone, është një pamundësi, një marrëveshje që kemi bërë me shkatërrimin.

Tonelata e mbetjeve që shtrihen si një përbindësh në gjatësinë e bregdetit të Ishmit, me tendencë mësymjen e plazhit të Durrësit, dhe kaplimin e tërë të tij, u behu nga zemërata e pakohë e shirave dhe rrymat detare. Larmia e këtyre “mysafirëve të paftuar” është njiherash dhe pasqyrë e ambicies së statusit social dhe ngulmit për të dëshmuar se sa dhe si funksionojnë politikat e pastrimit publik, për zbatimin e të cilit ekzistojnë mekanizma, struktura, mjete njerëzore dhe financiare. E të gjitha këto, kurrsesi nuk mund të jenë në funksion të shndërrimit të lumenjve në kosha hedhurinash.

Rëra nën peshën e këtyre mbetjeve urbane e industriale është një mesazh, një kushtrim, një ndërmendje qytetare. Sot kur bregun e mbulojnë hedhurinat, e valët e detit vijnë dhe ikin, duke plotësuar këtë dekor tragjik, i cili mundet të jetë vetëm se shqiptar. Ato plehra, sigurisht që nuk ranë nga qielli, sikurse as nga përtej brigjet shqiptare nuk erdhën, as deti nga barku i tij nuk i nxori. Natyrisht, ata janë vepër e kontributit tonë të njëzëshëm, solidaritetit tonë absurd, akt i asaj qytetarie, petk të cilin e përdorim vetëm si dëshmi e egoizmit tonë të sëmurë, dhe kurrsesi si një ndjesi, një yshtje e brendshme promovuese dhe mëtuese. Modeli jonë i qytetarisë, i asaj qytetarie që flakëron plehrat nga kati x dhe i plas në rrugë apo në trotuar, asaj vetëdije civilizuese, që nguron të bëjë ca hapa për të mbërritur tek vendi i duhur, dhe thërret një arsye nga brenda vetes, për t’i lënë poshtë një peme, apo në kthinë të rrugës. Për të mbërritur në finalizimin e kësaj maskarade, këtij terrorizmi ekologjik, shndërrimin e lumenjve në përcjellës të hedhurinave dhe pafytyrësisë sonë. Dhe më pas gjithçka finalizohet në këtë breg deti, në këtë prehër që ende nuk ka vendosur të çelë bujarinë e saj të verës, por të batërdisë ambientalistët që veç retorikave dhe pasioneve mediatike, nuk kumtojnë gjësend tjetër.

Albert Vataj

Previous Post

Viktor Hygo, gjithëkohësia e një kumtimi të shenjtorit të realizmit

Next Post

Alga, insekte dhe mish ‘in vitro’, ja ushqimi i 20 viteve të ardhshme

Next Post

Alga, insekte dhe mish ‘in vitro’, ja ushqimi i 20 viteve të ardhshme

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj